-
‘Onkologjiku’ në hetim, Report Tv në pavion, pacientët në radhë për shërbim! Një e sëmurë në spital për herë të parë: Mungon ilaçi (Bari Phesgo edhe në dosje)
Teksa prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për dosjen “Onkologjiku” Report Tv këtë të mërkurë ishte pranë spitalit për të sjellë disa nga përjetimet dhe eksperiencat e pacientëve me sëmundje tumorale, që edhe këtë mëngjes, i gjejmë në radhë për të marrë shërbim.
26 Qershor 2024, 19:17 -
Opozita ‘ndahet’ edhe për ‘Onkologjikun’! 2 kërkesa për interpelancë me ministren
2 kërkesa për interpelancë me ministren e Shëndetësisë janë depozituar me urgjencë nga opozita në Kuvend për të dhënë llogari mbi skandalin te onkologjiku. Gazmend Bardhi tha se ministrja nuk mund të mjaftohet me deklarata, por duhet të mbajë përgjegjësi pasi rasti nuk është i izoluar
26 Qershor 2024, 17:07 -
'Onkologjiku!' Nisma e qeverisë: Mjekët me shkelje nxirren jashtë sistemit edhe nëse i shpëtojnë burgut
Për të mos lejuar që disa mjekë të bëjnë pis figurën e bluzave të bardha, qeveria tha se ka nisur një hetim administrativ te Onkologjiku, paralelisht me hetimin e Prokurorisë. Në kuvend, së shpejti do kalojnë ndryshime ligjore për të forcuar penalizimet ndaj mjekëve që bëjnë shkelje administrative, edhe nëse aspektin penal lirohen nga akuzat
26 Qershor 2024, 16:59 -
Dokumenti/ Skandali në QSUT, Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu një ditë pas ekzekutimit të 7 masave të sigurisë për mjekë të spitalit Onkologjik, pas zbulimit të skandalit ku bluzat e bardha drejtonin pacientët me kancer në QSUT drejt privatit.
26 Qershor 2024, 15:47 -
Skandali te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Hetim administrativ, do ndryshojmë ligjin për Urdhrin e Mjekut! Doktorët me shkelje jashtë sistemit
Pas skandalit që u zbulua në spitalin Onkologjik, ku mjekë dhe staf i këtij spitali në bashkëpunim, u zhvasnin para pacientëve të sëmurë me kancer dhe nuk u ofronin shërbime duke i dërguar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi, ministria e Shëndetësisë do të nisë një hetim administrativ. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.
26 Qershor 2024, 13:35 -
Dosja/ 'Pazar me vdekjen' te Onkologjiku, si ruheshin mjekët nga gazetarët: Kini mendjen se po xhirojnë, mos maskohen si pacientë
Nga dosja e prokurorisë së Tiranës citohen raste kur onkologu Edmond Gashi nuk tregohej human me pacientët që kishte operuar me mijëra euro në klinikën e tij, pasi s’i kishte ofruar shërbim falas në shtet
26 Qershor 2024, 12:39 -
Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD-së kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku, deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.
26 Qershor 2024, 10:46 -
'Luajnë me jetët e njerëzve', reagon edhe KLSH për skandalin te Onkologjiku: Aparatura që trajton pacientët me kancer mbahej në kuti
Kontrolli i Lartë i Shtetit në fund të vitit që lamë pas ishte i pari që denoncoi situatën te onkollogjiku madje problemet e konstatuara, janë akoma më të mëdha se ato që janë zbuluar sot. KLSH bëri një audit të thelluar tek Onkologjiku dhe zbuloi pafund shkelje por këto rekomandime nuk u morrën parasysh
25 Qershor 2024, 20:15 -
Skandali tek Onkologjiku/ Koduzi në 'Repolitix': Shërbimi më i keqfinancuar! Gazetarja: Mjeku denoncoi rrezatimin e Kobalto Terapisë, u detyrua të linte punën
Skandali me mjekët tek Onkologjiku u diskutua në Repolitix me Gazment Koduzi, Besnik Jakaj, Odeta Dume dhe Flogert Muça.
25 Qershor 2024, 21:54 -
Skandali tek Onkologjiku/ Gazetarja Banushi: Erdhi prej denoncimeve të qytetarëve! Edhe persona të tjerë në hetim, mjekët vendosnin çmimin e operacionit
Gazetarja Keti Banushi dha më shumë detaje nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës lidhur me skandalin tek Onkologjiku. Ndërkohë dha edhe disa të reja për dosje të tjera në hetim nga SPAK.
25 Qershor 2024, 18:12 -
Mjeku “kasap” i QSUT! Pacienti keq pas operimit në privat: 'Vari lesht!' Zv.drejtoresha fshehu matjet për rrezet në spital
Nga dosja e prokurorisë së Tiranës citohen raste kur onkologu Edmond Gashi nuk tregohej human me pacientët që kishte operuar me mijëra euro në klinikën e tij, pasi s’i kishte ofruar shërbim falas në shtet. Në dosje sqarohet dhe pozita e zv/drejtoreshës së QSUT e Brikena Qirjazi e cila thuhet se fshehu një raport të ekspertëve të huaj për rrezikun nga rrezet e dëmshme në ambientet e onkologjikut
25 Qershor 2024, 17:33 -
‘Pazar’ me të sëmurët me tumor në QSUT! Zero shërbim falas në shtet, operime mijëra euro në privat!
Skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi dhe orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin me vlera marramendëse në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura e lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë në spital prej vitit 2021
25 Qershor 2024, 17:25 -
Skandali te Onkologjiku, shkarkohen mjekët dhe ish-zv.drejtoresha e QSUT! Ministrja: Neveri, s’mund të ndotin bluzat e bardha
Ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, dy mjekët dhe koordinatori i Onkologjikut janë shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres Albana Koçiu, pas zbulimit të skandalit ku pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, po ri dërgonin në privat.
25 Qershor 2024, 16:47 -
Zbardhet dosja/Si çoheshin pacientët e Onkologjikut tek klinika 'Megis' e doktor Mondit, pazari për operacionin 3 mijë euro! Dëshmitari: Doktori u prish në fytyrë kur refuzova ti bëja kimion mamit
Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryeninin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis, që ndodhej tek Astiri.
25 Qershor 2024, 12:04 -
Skandali tek Onkologjiku, zhvasin pacientët me tumor! I mohonin shërbimin, i orientonin tek klinika private e doktorit! 7 në hetim, mes tyre ish zv/drejtoresha e QSUT, 2 mjekë e personeli
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të zhvatjes dhe mashtrimit me pacientët të sëmurë me tumor. Mjekë, specialistë të Onkologjikut orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale të shkonin tek klinika private e doktorit Edmond Gashi. Në hetim dhe administratori i farmacisë Florian Marku. Sekuestrohet dhe klinika 'Megis' . Lanë 3 vjet jashtë funksionit aparaturën 'Kobalto Terapi' e cila shërben për radioterapitë.
25 Qershor 2024, 09:38