-
Ismail Kadare iku i lumtur, botuesi i tij për Report Tv: Nuk kishte asnjë peng, veprat ia dha publikut! Bota letrare në zi
Kolosi i madh i letërsisë shqipe iku i lumtur. Sytë i mbylli pa asnjë peng, të paktën kështu thotë botuesi i tij, Bujar Hudhri, në një intervistë për Report Tv. Ai thotë se Kadare nuk kishte pengje, veprat e tij i ndau dhe i përcolli tek lexuesit shqiptar, por edhe përtej kufijve.
1 Korrik 2024, 13:45 -
Shuhet Kadare/ Edi Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më
Një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare
1 Korrik 2024, 11:13 -
Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare
Personalitete të larta të vendit dhe jo vetëm kanë përcjellë mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të shkrimtarit që shqiptarëve u fali dritën kur ishin në errësirën e diktaturës ndërsa botën e njohu me Shqipërinë, shtetin me popull me traditat dhe kulturë europiane por që ishte izoluar nga diktatura komuniste dhe ishte lënë jashtë nga Europa.
1 Korrik 2024, 10:07 -
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
Intervista e fundit e Ismail Kadaresë u dha në dhjetor 2023, për gazetaren e Report Tv Admirina Peçi. Më 15 dhjetor 2023, në bunk Art1 u dha premierë filmi italo-francez “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” I regjisorit Luciano Tovoli. Filmi u shfaq për herë të parë pwr publikun shqiptar pas 40 vjetësh.
1 Korrik 2024, 09:39 -
Shuhet në moshën 88 vjeçare kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare! Shkrimtari i madh e ngjiti letërsinë në majat e kulturës botërore
Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal mëngjesin e 1 korrikut në banesën e tij në Tiranë në moshën 88 vjeçare. Shqipëria në zi kombëtare, ndërsa të mërkurën do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek TKOB në Tiranë.
1 Korrik 2024, 09:02