-
Tela me gjemba, qen dhe patrulla/Nis gjuetia për migrantët përgjatë rrugës Ballkanike. Erdogan: Ky është vetëm fillimi (VIDEO)
Qëkurse Ankaraja i hoqi ‘tapën’ krizës humanitare në rajonin verilindor të Sirisë, në grupe të mëdha e të vogla, mijëra emigrantë nga Turqia prej ditësh po tentojnë të hyjnë në kufijtë e BE, duke përdorur tokën greke
3 Mars 2020, 10:14 -
Albin Kurti, letra për Donald Trump dhe Mike Pompeo: Unë do udhëheq dialogun Kosovë-Serbi
Në letrën e shkruar për presidentin Amerikan, Kurti ka shkruar se “Qeveria e Kosovës dhe ai personalisht janë të përkushtuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë. “Ne, - shkruan Albin Kurti- mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve”
2 Mars 2020, 14:11 -
Rama ia thotë në sy Lavrov-it: Aleatë krenarë me NATO e SHBA (askush s'na detyron)! Do rishikoj marrëveshjen me Rusinë që u 'harrua' 16 vite më parë
Nga Moska, në një konferencë me kreun e diplomacisë ruse, Rama tha se Shqipëria është e pozicionuar krah aleatëve, NATO, SHBA e BE, jo si një detyrim për të ecur para në rrugën integruese të vendit tonë në familjen e madhe europiane, por zgjedhje për të qenë aleatë krenarë, siç ai theksoi. "Do ta shënoj në CV" - tha Rama që korrigjoi një herë ministrin rus, por Lavrov tha se ishte përkthim i gabuar për pjesën e aleancës së detyruar me SHBA dhe BE.
26 Shkurt 2020, 07:34 -
Serbia blen sërish armatime nga Rusia me gjithë kërcënimet për sanksione
Armatosja e Serbisë nga Rusia shihet me shqetësim në perëndim, në një periudhë tensionesh në rritje në Ballkanin që u përfshi në luftëra shkatërruese në vitet e 90-ta. NATO ndërhyri kundër Serbisë në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive ndaj shqiptarëve të Kosovës
24 Shkurt 2020, 16:53 -
Ekspertët gjerman të Ballkanit: Lajçak nuk është një zgjedhje e mirë, është i orientuar nga serbët dhe vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën
Për Weber dhe Vogel, nëse Lajçak do të emërohej si i dërguar special i Unionit për Beogradin dhe Prishtinën, të dy diplomatët e nivelit të lartë europianë, përgjegjës për çështjen e Kosovës, do të vinin nga shtete anëtare që nuk gëzojnë simpatinë e Prishtinës dhe që e konsiderojnë Kosovën pakicë dhe pjesë e Serbisë
22 Shkurt 2020, 11:27 -
Rriten tensionet në Malin e Zi, protesta të besimtarëve ortodoksë për ligjin e pronave të kishës
Për qeverinë qëllimi është të destabilizohet Mali i Zi dhe vënia në dyshim e ekzistencës së shtetit pasi Rusia dhe Serbia ishin kundër pavarësisë dhe integrimit të Malit të Zi në NATO.
22 Shkurt 2020, 10:52 -
Thaçi për BBC: Pa marrëveshje me Serbinë do qajmë në portat e Brukselit por nuk do shqetësohet askush
Në një intervistë për BBC në gjuhën serbe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se nëse nuk do ketë marrëveshje Prishtinë-Beograd brenda këtij viti, “Do të qajmë në portat e Brukselit, por nuk do të shqetësohet apo interesohet askush”
21 Shkurt 2020, 12:46 -
Albin Kurti flet rreth idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë, Vuçiç: Nuk e përballojmë dot një luftë të re me Kosovën
Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se tentativat për shkëmbimin te territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe se zgjidhje të tilla mund të hapin Kutinë e Pandorës në Ballkan.
20 Shkurt 2020, 11:19 -
Grenell reagon ashpër: SHBA e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve – gënjeshtër e kulluar, Palmer: Dy vendet të vendosin parametrat e dialogut
Emisari i Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të portalit ‘Euobserver’ në të cilin thuhej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapur për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.
19 Shkurt 2020, 10:29 -
Krahasoi Vuçiç me propagandistin nazist të Hitlerit, Serbia notë proteste Shqipërisë për Cakajn
Serbia dërgon note proteste në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, për Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Kjo notë proteste erdhi pas deklaratës që Cakaj bëri për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke e krahasuar atë më propagandistin nazist të Hitlerit, Paul Joseph Goebbels. Ky krahasim erdhi pas mohimit nga ana e Vuçiç të masakrës së Reçakut.
18 Shkurt 2020, 16:52 -
Vuçiç zbulon planin serb për të marrë Veriun e Kosovës dhe Anamoravën, thotë se i ndaloi një shtet europian dhe amerikanët (VIDEO)
Në një intervistë për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar në një shtet të fuqishëm europian që sipas tij ka vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.
18 Shkurt 2020, 11:19 -
'Kurti të rregullojë marrëdhëniet me Ramën', Ardi Nurellari: S'më erdhi mirë që Kosova dha 200 mijë euro dhe Serbia 2 mln euro për rindërtimin (VIDEO)
Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' Nurellari tha se 'nuk më la aspak shije të mirë që Kosova ofroi 200 mijë euro dhe Serbia 2 milionë euro, ndërsa shtoi se Kurti duhet të lërë mënjanë hatërmbetjet personale me kryeministrin Rama dhe të krijojë një marrëdhënie normale, dinjitoze dhe bashkëpunuese në të mirë të popullit shqiptar.
17 Shkurt 2020, 22:07 -
Shtohet presioni, edhe Franca kërkon heqjen e taksës 100% për produktet serbe
Presidenti francez Emmanuel Macron, përmes një letre drejtuar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, teksa ka uruar për 12 vjetorin e Pavarësisë ka kërkuar gjithashtu heqjen e taksës 100% për produktet serbe
15 Shkurt 2020, 12:33 -
Trump letër Thaçit: Fokusohuni në marrëdhëniet me Serbinë, dhe uron 12 vjetorin e Pavarësisë
Presidenti amerikan Donald trump ka uruar Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë. Në letrën e drejtuar Presidentit Thaçi, Trump shkruan se i dëshiron sukses dhe fokusim Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
14 Shkurt 2020, 15:25 -
Zgjedhjet e ardhshme në Serbi, Meta: Problemet në Preshevë të zgjidhen në mënyrë demokratike, shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje
Në reagimin e tij për mediat thuhet se ai do të inkurajojë të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.
10 Shkurt 2020, 14:42 -
Përfaqësuesi Special i Donald Trump: Kadri Veseli po dëmton Kosovën, Albin Kurti ka të drejtë për heqjen e taksës ndaj Serbisë
“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heq taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë”, ka shkruar Grenell.
7 Shkurt 2020, 17:47 -
Aleksandër Vuçiç për parimin e reciprocitetit: Zoti Albin Kurti, gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një intervistë televizive duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti në lidhje me heqjen e taksës 100% për eksportet serbe në Kosovë dhe zëvendesimin e saj me parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me Beogradin, tha se "gjërat nuk janë aq të thjeshta si jesh në opozitë dhe të flasësh pa përgjegjësi."
7 Shkurt 2020, 15:38 -
'S'do hakmerremi me Serbinë, do vendosim reciprocitetin', Kurti: Mund të arrihet një marrëveshje brenda vitit
Albin Kurti tha se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen masat e reciprocitetit, ndërsa shtoi se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti.
6 Shkurt 2020, 19:59 -
Albin Kurti zëvendëson taksën 100% me reciprocitetin, Haradinaj: Mos ia hiq taksën shtetit që të ka torturuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria Haradinaj për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar.
6 Shkurt 2020, 12:13