-
Vendimi i Apelit për Salianjin, reagon dhe Monika Kryemadhi: Absurdi po vendoset edhe me gjykatë!
Ish-kryetarja e LSI në mbrojtje të kolegut opozitar: Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime
26 Shtator 2024, 17:31 -
Replika për dënimin me 1 vit burg të Salianjit!/ Rama: Drejtësia më në fund jashtë duarve të politikës! Bardhi: Frikacak, keqpërdore gjykatën! Kryeministri: Mezi prite ta heqësh qafe shokun shpifës
Replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi, pasi gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit duke e shpallur fajtor për 'kallëzim të rremë' për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
26 Shtator 2024, 16:24 -
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
Pas dënimit të sotëm nga Apeli i Tiranës të deputetit demokrat Ervin Salianji, teksa la në fuqi vendimin e shkallës së parë me 1 vit izolim për dosjen “Babale”, po rendisin edhe precedentët që nga viti 1993 në të dy krahët e politikës, për ish-kryeministra, ministra që kanë qenë deputetë dhe për deputetë në detyrë në momentin e arrestimit dhe dënimit
26 Shtator 2024, 16:19 -
Apeli konfirmon dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin! Bardhi i revoltuar, kërcënon gjyqtarët: Ta harrojnë se do të shkojnë në Gjykatë të Lartë (VIDEO)
Në seancë për të mbështetur Salianjin ishin 17 deputetë të PD-së. Në përfundim të seancës kur u komunikua dënimi kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi i revoltuar kërcënoi gjyqtarët
26 Shtator 2024, 14:13 -
Apeli konfirmon 1 vit burg! Salianji humb mandatin, jo deputet për 5 vitet e ardhshme! Bardhi mbledh grupin: S' i nënshtrohemi, shpallje lufte ndaj opozitës! Gjyqtarët u përdorën nga Rama
Për Partinë Demokratike, dënimi i Salianjit është një vendim poltik, ndërsa Bardhi e quajti drejtësinë të fabrikuar. Pas mbledhjes së grupit, Bardhi sulmoi gjyqtarët e Apelit duke i akuzuar se janë përdorur nga kryeministri Edi Rama.
26 Shtator 2024, 14:09 -
Salianji dënohet me 1 vit burg/ Avokati: Ekzekutimi i vendimit të Apelit bëhet që sot! Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pasi kemi vendim të formës së prerë
Avokati Arbër Hoxha u shpreh se vendimi i Apelit për Ervin Salianjin mund të ekzekutohet që sot, ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me një vendim të formës së prerë, dhe për këtë nuk mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend.
26 Shtator 2024, 14:09 -
Dosja 'Babale'/ Apeli konfirmon 1 vit burg për Ervin Salianjin! Fajtor për kallëzim të rremë, pritet arrestimi! Deputeti i PD humb mandatin, i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet 2025 e 2029 (FOTO+ VIDEO)
Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor për 'kallëzim të rremë' për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Salianji preket dhe nga ligji i Dekriminalizimit që e ndalon të jetë në listën e deputetëve jo vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2025, por dhe të ato të 2029.
26 Shtator 2024, 13:04