-
Me shishe benzine në Parlament, hodhën objekte drejt Spiropalit e ministrave! Bardhi: Ishte reagim spontan! Do bëjmë gjithçka për të mos lejuar normalitet as nesër në seancë
Partia Demokratike nuk është e penduar për aktet e dhunës, shishet me bezninë në kuvend. Madje as nuk ka reflektuar pas apelit të ndërkombëtarëve por do të vijojë aktet e 'luftës' me maxhorancën brenda në Kuvend. Në orën 15:00 Sekretariati e Etikës do të mblidhet për të vendosur për kërkesën e PS-së për përjashtimin nga parlamenti të 24 deputetëve të PD-së.
2 Tetor 2024, 13:22 -
PD kaos në Kuvend, Blendi Klosi: Ishte vandalizëm dhe përgjigjja do të jetë si për vandalët! S'ka vend për qeveri teknike
Vetëm politikë nuk mund të quhet sjellja e opozitës në kuvend. Ka qënë ky komenti që sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi gjatë takimi që zhvilloi në Shkodër në Asamblenë e zgjeruar të kesaj force politike.
2 Tetor 2024, 11:15 -
Kaosi në Kuvend, brenda 8 tetorit del fatura e dëmeve! Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati, 4 deputetët e PD që paguajnë më shumë! U mbahet nga rroga
Fatura përfshin dëme për pajisjet elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Një pajisje votimi kushton 2 mijë euro. Nëse s’i paguajnë vullnetarisht, do u mbahen nga Kuvendi në pagën e ardhshme. Report TV dhe Shqiptarja.com mëson se Flamur Nokës i është mbajtur edhe më parë një faturë prej 70 mijë lekësh të rinj, për prishjen e një monitori në Kuvend.
2 Tetor 2024, 10:32 -
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Opozita mungon! Mazhoranca miraton Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, thelbësor për Integrimin
Ky udhërrëfyes, që është edhe një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës. Një dokument politik dhe strategjik, i cili paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit për Shqipërinë, për sa i përket Kriterit Politik
2 Tetor 2024, 09:33 -
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
10 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë.
1 Tetor 2024, 22:35 -
24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim
Rikthimi i kaosit në Kuvend pas arrestimit të Salianjit dhe vënia në hetim e 24 deputetëve të opozitës u diskutuan sonte në Repolitix me Danjela Malokun, Përparim Çaçën, Ibsen Elezin dhe Arben Meçen.
1 Tetor 2024, 21:39 -
Ilir Yzeiri: Delinkuentë, idiotë dhe qesharakë
Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një grusht deputetësh të shndërrohen në delinkuentë primitivë, idiotë e qesherakë. Deputetët bëjnë obstruksionizëm brenda sallës së Parlamentit, mund të rrihen me njëri-tjetrin, por nuk mund të ndodhë kurrë që ata të djegin Kuvendin, të ndezin zjarr në vendin më të shenjtë që ka një vend.
1 Tetor 2024, 18:36 -
Kaosi i PD në Kuvend/ Erion Braçe në 'Studio Live': Një njeri që hyn në Parlament me benzinë nuk vjen për të folur për demokracinë por për të vrarë
Deputeti socialist Erion Braçe komentoi në Studio Live dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e fundit plenare, ku u dogjën dhe karriget e parlamentit. Braçe thotë për Arbër Hitajn se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e parlamentit
1 Tetor 2024, 17:38 -
Kaosi në Kuvend, Manja: Akt rrugaçërie i Berishës për hallet e veta dhe për listën e deputetëve! Saliu është topi, Salianji dhe shokët janë mishi
Ministri i drejtësisë reagon për aktet e dhunës së djeshme në Parlament nga deputetët e opozitës dhe djegien e karrigeve. Kujton lëvizjen e shpikur nga Mahatma Gandi dhe kujton se “mosbindja civile” nuk parashikon përdorim të mjeteve të forta, benzinë dhe shkrepse. E cilëson lajthitje, pikërisht kur vendi hyn në procesin e negociatave me BE
1 Tetor 2024, 15:54 -
‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas
Kryemadhi shprehet se pamjet e shfaqura në video tregojnë dhe ‘moodin e saj’. Nga ana tjetër Kryemadhi duket se ka thumbuar kolegët e saj si nga mazhoranca dhe opozita.
1 Tetor 2024, 15:10 -
‘Spiralja e dhunës do përkeqësoj situatën politike', Kikia komenton kaosin e opozitës në Kuvend: Mënyra e tyre do acarojë më shumë gjendjen
Kikia i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se opozitës i duhet të zgjedh një rrugë tjetër dhe të përqëndrohej më shumë në hartimin e alternativës në prag të vitit zgjedhor.
1 Tetor 2024, 14:19 -
Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile
Kryetari i PD-së injoron thirrjen e SHBA dhe BE-së për të ndalur përshkallëzimin e situatës në vend në një kohë që Shqipëria është shumë pranë integrimit në BE.
1 Tetor 2024, 13:22 -
Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!
Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi sot se ka ngritur një grup pune, për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe faturuar përgjegjësit: "Deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”
1 Tetor 2024, 13:03 -
Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar
Në njoftimin e saj Ambasada Amerikane shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar dhe shprehet se akte të tilla dëmtuese nuk kanë vend në procesin demokratik.
1 Tetor 2024, 12:30 -
Kush digjet nga zjarri i karrigeve në Parlament ?
Pafuqia e kësaj opozite për t’u dëgjuar e për të qenë bindëse, tregon dobësinë e saj të vërtetë, e cila nuk vjen nga zullumet pa fund të kësaj qeverie, por ekskluzivisht nga zullumet e veta po aq të shëmtuara, ndonëse jo aq të mëdha.
1 Tetor 2024, 11:58 -
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD! Nesër vendos Sekretariati i Etikës (EMRAT)
Në shkresën e firmosur nga deputetët e mazhorancës thuhet se sjellja veçanërisht e deputetëve Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Gazment Bardhi ka vënë në rrezik edhe jetën e atyre që ishin në sallë
1 Tetor 2024, 10:57 -
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Ambasada e SHBA-së, BE-së e Britanisë në një zë: Dhuna s'ka vend në demokraci! Të shqetësuar e keqardhur! Nxisim dialogun
Selitë diplomatike të BE-së dhe SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë e cilësojnë të papranueshme atë që ndodhi në parlament nga opozita seancën e 30 shtatorit dhe kërkojnë dialog mes palëve.
1 Tetor 2024, 10:40 -
Dhuna e djegia e karrigeve në Kuvend! Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të opozitës, JA EMRAT! Ministri Hoxha: Akt vandalizmi i papranueshëm
Policia thotë se 23 deputetët e opozitës kryen veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren, thyer karrike, hodhën në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë, sende të forta dhe dogjën karrige, në ambientet e jashtme. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha: Çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.
1 Tetor 2024, 10:23