-
Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, farmacistja tregon për Report Tv momentet e fundit të Martinit: Kërkoi nënën! Të atit s'munda t'i thoja se i biri ishte goditur në zemër
Në një intervistë për Report Tv farmacistja e cila shoqëroi drejt spitalit Martin Canin e plagosur rëndë, me makinën e një kalimtareje të rastësishme, tregon se në momentet e fundit 14-vjeçari kërkoi nënën e tij.
19 Nëntor 2024, 18:04 -
Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit për Report Tv: Faji te familja e shkolla! Përlot gjyshja e shokut të Martinit: Unë le të vdes, po të na rriten këta fëmijë
Prindër e gjyshër, disa me lot në sy për tragjedinë e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” gishtin e përgjegjësisë e drejtojnë tek familja dhe shkolla. Kohët kanë ndryshuar thonë ata, e sot mësuesi shihet si një figurë e nëpërkëmbur, ndërsa prindërit nuk i mësojnë fëmijët të duan e pranojnë njëri-tjetrin.
19 Nëntor 2024, 14:32 -
Shokët e skuadrës së 14-vjeçarit që u vra me thikë pranë shkollës 'Fan Noli' të heshtur e duke qarë, trajneri i ngushëllon (VIDEO)
I mituri, Martin Cani i cili u vra të hënën e 18 nëntorit nga një bashkëmoshatar i tij me thikë pranë shkollës ‘Fan Noli’ mbrëmjen e djeshme duhet të ishte në stërvitje me shokët e skuadrës së Dinamos dhe jo në morg
19 Nëntor 2024, 14:29 -
Krimi afër shkollës/ Me grushtin lart, 14-vjeçari postoi foto pasi vrau bashkëmoshatarin, tregon edhe thikën! Shoku i viktimës mesazh: Gjaku lahet me gjak (FOTO+VIDEO)
Policia ka arrestuar 14-vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin Martin Cani në Tiranë pranë shkollës ‘Fan Noli’. Ai mbeti i plagosur në pjesën e parakrahut, ndërsa Report Tv ka siguruar edhe këtë foto që pas sherrit ai ka dërguar në rrjetin social ‘SnapChat’.
19 Nëntor 2024, 11:48 -
Arrestohet i mituri që vrau 14-vjeçarin me thikë! Sherri nisi brenda shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ndërhyri oficeri i sigurisë! Shokët në dhimbje, homazhe me qirinj (VIDEO)
Sherri që i mori jetën 14-vjeçarit kishte nisur që në shkollë, megjithatë askush nuk bëri më shumë për ta parandaluar tragjedinë. Autori, kishte postuar në rrjetet sociale thikën më të cilën i mori jetën të miturit, ndërsa me krenari pak pasi mbeti dhe vetë i lënduar, rrugës për spital hodhi një foto në rrjet me dorën grusht, si fitues i një beteje që ndoshta ende s’e dinte që kishte përfunduar me një jetë të humbur.
19 Nëntor 2024, 09:27 -
Mentor Kikia: Shoqëria në rrokullisje fatale, duhet të shpëtojmë fëmijët!
Të mbërthyer në një luftë të ethshme për mbajtje-marrje të pushtetit, në të cilën janë të angazhuar të gjithë, partitë politike, qeveria, pushteti vendor, struktura të shtetit, media, grupime qytetare etj, ne nuk po shikojmë se jemi në një rrokullisje pa ndalim si shoqëri
19 Nëntor 2024, 08:31 -
Fëmijët e vdekur nuk largohen kurrë nga shtëpitë e tyre! Thika që ‘goditi’ në zemrën e çdo shqiptari
Sot një derë u mbyll, një nënë hodhi shaminë e zezë të vajit mbi kokë dhe lotët iu thanë, ndërsa një baba mban peshën e mundimshme të humbjes së të birit. Vakti i ngrohtë i drekës mbeti në tryezën e Martin Canit, futbollistit 14-vjeçar të Dinamos që thika i ndali frymën ende pa dalë në jetë
19 Nëntor 2024, 08:06 -
Tiranë/ ‘Luisi më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla’, flet babai i të miturit që u plagos në sherrin me thika: Djali ka katër plagë
Një sherr në afërsi të ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, i ka marrë jetën një 14-vjeçari ndërsa ka lënë të plagosur edhe një tjetër të mitur
18 Nëntor 2024, 22:37 -
Vrasja e 14-vjeçarit/ Ironia e Spahiut: Si do kontrollonte krimin shteti nëse Shqipëria do kishte popullsi sa Kina apo India?
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi tek '5 Pyetjet nga Babaramo' ngjarjen tragjike të ditës së sotme, ku një 14 vjeçar mbeti i vrarë pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet pasi u qëllua me thikë në kraharor mes një sherri me bashkëmoshatar.
18 Nëntor 2024, 21:41 -
EKSKLUZIVE/ Vrasja e 14-vjeçarit, dëshmitarja flet për Report Tv: E nisa me makinë për në spital! Ambulanca u vonua, ia dhashë djalin në rrugë, ishte ende gjallë
14-vjeçari që u plagos me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në spital, u mor nga vendi i ngjarjes nga një grua me makinë pasi ambulanca u vonua. Njerëzit që ndodheshin në vendin e ngjarjes morën ambulancën por ajo u vonua për shkak të trafikut.
18 Nëntor 2024, 18:45 -
E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika mes 4 nxënësve pranë shkollës 'Fan Noli'! 14-vjeçari ndërron jetë pas goditjes në zemër, autori dhe një tjetër në spital! Njëri shoqërohet në polici! DINAMIKA (VIDEO)
Një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri masiv mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli’ në Tiranë. Në konflikt me thika u përfshinë edhe nxënës të shkollave të tjera dhe shkak dyshohet se ishin sherret e nisura në rrjetet sociale. Report Tv sjell ekskluzivisht dëshminë e një gruaje që mori 14-vjeçarin Martin Cani në makinë për ta çuar në spital. Ajo thotë se ambulanca u vonua, ndërsa edhe dëshmitarë të tjerë pohojnë vonesa.
18 Nëntor 2024, 13:47