Vrasja e 14-vjeçarit/ Ironia e Spahiut: Si do kontrollonte krimin shteti nëse Shqipëria do kishte popullsi sa Kina apo India?

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi tek '5 Pyetjet nga Babaramo' ngjarjen tragjike të ditës së sotme, ku një 14 vjeçar mbeti i vrarë pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet pasi u qëllua me thikë në kraharor mes një sherri me bashkëmoshatar.

Spahiu ngriti disa pyetje në studio ku vuri në pah se ne jemi një shoqëri e vogël që prodhon me shumicë ngjarje kaq të rënda. Spahiu përdor dhe ironinë, për Shqipërinë nëse ne do të kishim një popullësi  sa Kina apo India, se si shteti do menaxhonte raste të tilla me një numër aq të madh banorësh.  

'Mendoj se janë disa faktorë. As varja dhe as dënimi me vdekje nuk është zgjidhja. por parandalimi. Dobësia e shtetit, konsumimi i familjes shqiptare dhe degradimi si institucion. Mungesa e edukatës familjare. Shoqëri e inkriminuar kanë bërë që shumë faktorë që niveli i krimit të arrijë deri tek minorenët. Sot po diskutojmë për krimin më të rëndë. Vrasja nuk është moment i shkëputur. Aktet e dhunës në shkolla janë bërë fenomen. Rini i shthurur, adoleshencë e degraduar. Jo rastësisht shumë shkolla në perëndim kanë filluar heqjen e telefonave. Nxënësit e shkollave të kenë atë kutinë e tyre ta lënë telefonin aty dhe ta marrin. Edhe krimi në Shqipëri ka pasur turbulenca e veta. Kjo vjen kur autoriteti i shtetit dobësohet apo forcohet. Kur familja shqiptare e dobët apo e fortë. Dhuna tek adoleshentët sa vjen e rritet. Parashikoj ditë më të errëta.

Spahiu shtoi se në Shqipëri mungojnë institucionet edukuese dhe riedukuese të mirëfillta.

'Në shkollat shqiptare kemi ende 100% nxënës shqiptarë. Çfarë do ndodh kur të kemi fëmijë nga Irani, Afganistani, Siria. Ende nuk kontrollohet një numër  i vogël popullsie. Çfarë do ndodhte po të ishim sa Kina? Jemi në numër popullsie të papërfillshëm dhe përsëri shteti nuk arrin. Kur shteti nuk ka autoritet. Ka një sërë rrethanash politike, sociale. Do ngrija pyetjen çfarë do ndodhte sikur të ishin disa muaj më të rinj, nën 14 vjeç. Do ishin në shtëpi. Shqipëria ende e papërgatitur për institucione edukuese. Përveçse Holandës, Irlandës dhe Bullgarisë që e fillojnë procedimin penal 12 vjeç e lart. Nën 14 vjeç janë institucionet e edukimit. Në Gjermani vetëm vitin e kaluar fëmijë nën14 vjeç kanë kryer 110 mijë vepra penale. Deri në 18 kanë kryer 200 mijë. Por përgjegjësisë penale i nënshtrohen ata që kanë kaluar 14 vjeçe.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Spahiu për vrasjet: Nuk jemi të përgatitur. Ditë më të këqija do vijnë, kur në shkolla të kemi të rinj nga e Afganistani apo Siria

1731962697_kreshnikspahiu.jpg

Kreshnik Spahiu komentoi vrasjen e 14 vjeçarit prej një bashkëmoshatari ditën e sotme pranë shkollës Fan Noli. Spahiu mendon se ditë më të këqija do vijnë nëpër shkolla kur nxënësit shqiptar sipas tij të ballafaqohen në të ardhmen me nxënës nga Afganistani apo Siria.

'Ndëshkim penal nuk ka. Nëse do ishte në Gjermani kjo ngjarje masa më e rëndë do ishte 10 vjet heqje liri. Për të mituri 14-18 ka dënime nga 6 muaj në 5 vjet. Përjashtim bëjnë vrasjet. Në raste përjashtimore është 10 vjet. Kjo është praktika. Në një farë mënyre qoftë shoqëria, sistemi kanë qenë të papërgatitura për sistemin e demokracisë liberale. Një sërë kombesh jo europiane që kanë dalë nga diktatura janë përpjekur të fusin demokracinë janë futur në anarki. E kanë patur të vështirë ndërtimin e shtetit. Kjo shoqëri e provon shtetin. Çdo popull meriton atë qeveri që ka.

Edhe shteti ata 200 mijë punonjës administrate nuk janë kinez janë shqiptarë. Kemi statistika që shqiptarët janë përfshirë në nivele krimi jo vetëm në Shqipëri por edhe në përmasa drastike tek shqiptarët në emigracion. Këtu lind pyetja, a është përgjegjës vetëm shteti apo kemi shoqëri në degradim. Kemi breza të dhunshëm. Të rinjtë janë breza të dhunshëm. Gjeneratë vulgare. Po rritet në një sistem të dobët arsimor. Duke mos patur edhe atë frikën pozitive. Ne që kemi përjetuar 2 3 regjime e dimë çdo të thotë frika nga institucionet. Mendoj se sot e keqja e kësaj historie, edhe ky 14 vjeçari sado dënimin t’ja japësh ky do dënohet 14 vjeç do dali 26 vjeçare, e marrim të mirëqenë.

Do i fusin gjykim të shkurtuar, ka për të dalë nga mosha 20 vjeç. Kur të dali do dali killer. Shqipëria e papërgatitur ta rikthejë në jetë, nuk ka institucione riedukimi. Nuk ka spitale psikiatrik. Kam bërë një analizë shumë të gjerë kur them ditë më të errëta presin. Ne po rrisim, vijmë nga breza të rinjsh, dilnim mes Tiranës nëse të kapte polici në bulevard na kapte për veshi kur ishim ora 5 pasdite përjashtë dhe na thoshte shkoni në shtëpi.'

Ora 21:56
Spahiu: Shqipëria s’ka shkolla apo institucione per edukimin e adoleshentëve që kryejnë krime

Kreshnik Spahiu komentoi tek '5 Pyetjet me Babaramon' vrasjen e 14 vjeçarit me thikë sot pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet nga një bashkëmoshatar. Spahiu mendon se Shqipëria nuk ka asnjë institucion për edukimin e adoleshentëve që kryejnë krime.

'Në shkollat shqiptare kemi ende 100% nxënës shqiptarë. Çfarë do ndodh kur të kemi fëmijë nga Irani, Afganistani, Siria. Ende nuk kontrollohet një numër  i vogël popullsie. Çfarë do ndodhte po të ishim sa Kina? Jemi në numër popullsie të papërfillshëm dhe përsëri shteti nuk arrin. Kur shteti nuk ka autoritet. Ka një sërë rrethanash politike, sociale. Do ngrija pyetjen çfarë do ndodhte sikur të ishin disa muaj më të rinj, nën 14 vjeç. Do ishin në shtëpi. Shqipëria ende e papërgatitur për institucione edukuese. Përveçse Holandës, Irlandës dhe Bullgarisë që e fillojnë procedimin penal 12 vjeç e lart. Nën 14 vjeç janë institucionet e edukimit. Në Gjermani vetëm vitin e kaluar fëmijë nën14 vjeç kanë kryer 110 mijë vepra penale. Deri në 18 kanë kryer 200 mijë. Por përgjegjësisë penale i nënshtrohen ata që kanë kaluar 14 vjeçe.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anna: 18/11/2024 23:56

    Ne jemi me te mire Andej nga vemi Sidomis ti kreshnik Ngushelline familjes Djalit I qofte dheu I lehte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë