-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për IPARD, Çuçi: Nuk është momenti, po bëjmë përpjekje për të zhbllokuar fondet
Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi mocion me debat për fondet e IPARD. Çuçi tha se mazhoranca është e hapur për debat, por nuk është momenti i duhur pasi qeveria po bën përpjekje për të zhbllokuar fondet dhe se raporti i OLAF ës
18 Korrik 2024, 11:05 -
'Ju shtrimë dorën që fondet e IPARD të zhbllokoheshin për fermerët', Bardhi: Ju doni t'i vidhni
Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit kërkoi edhe një herë mocion me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e Komisionit Europian në ndihmë të bujqësisë shqiptare. Bardhi akuzoi mazhorancën de do që ti mbajë të mbylura fondet e IPARD për fermerët, pasi Konferenca e Kryetarëve dje e mohoi.
18 Korrik 2024, 11:05 -
Kuvend/ Opozita: U vodhën 33 mln euro nga IPARD, fondet ia dhatë Stela Gugalljas e kryetarit të Divjakës! Denaj: Shko në SPAK, janë 540 investime
Kuvendi u përfshi në debate të ashpra lidhur me fondet e bllokuara të IPARD për bujqësinë, ndërsa opozita kërkoi me këmbëngulje mocion me debat, por kërkesa e tyre u rrëzua nga mazhoranca.
18 Korrik 2024, 09:15 -
Zyra e BE raport për mashtrimet me fondet e IPARD, OLAF: Aplikantët ndanin grantin me kompani konsulence, konkurse të manipuluara! Të bllokohen 112 mln €
Një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi një keqpërdorim serioz të fondeve të para anëtarësimit të BE-së për bujqësinë në Shqipëri dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë euro për programin pasardhës të ndihmës për bujqësinë. Raporti i dorëzohet dhe autoriteteve shqiptare
21 Qershor 2024, 19:19 -
S’ka fonde për të gjithë fermerët! Raporti i Ministrisë: Më buxhetin që kemi mbulojmë vetëm 35% të kërkesave për naftë pa taksa
Fondet e caktuara për Skemën Kombëtare të Bujqësisë nuk janë të mjaftueshme për të financuar të gjithë fermerët që kanë aplikuar për mbështetje. Ministria e Bujqësisë thotë se me fondet që kanë në dispozicion mbulojnë vetëm 35% të aplikimeve për naftë pa taksa, dhe 60% të aplikimeve të blegtorëve e bletarëve.
11 Qershor 2024, 13:22 -
Karkaleci maroken bën kërdinë në fushat e Myzeqesë! Fermerët: Ka dëmtuar 1000 hektarë me jonxhë! Ministria e Bujqësisë të nisë spërkatjen
Me nisjen e stinës së verës në fushat e Lushnjes dhe Divjakës shfaqet karkaleci, një insekt që dëmton të mbjellat dhe kryesisht foraxheret. Fermeret apelojnë Ministrinë e Bujqësisë të nisë sa më parë sterkatjen me kimikate, pasi insekti po përhapet dhe në kultura të tjera bujqësore.
6 Qershor 2024, 14:52 -
Fermerët në protestë, bllokojnë rrugën Berat-Lushnje, derdhin domatet e kastravecët në rrugë: Stop abuzimit me çmimet!
Dhjetëra fermere nga Fieri, Lushnja Berati bllokuan rrugën nacionale Berat-Lushnje në shenje revolte nga Ministrisë së Bujqësisë. Ata thanë se prodhimet e tyre bujqësore po shiten me çmime minimale për shkak të abuzimit nga tregtarët e grumbulluesit.
13 Maj 2024, 16:07 -
Brenda qershorit, rishikohet buxheti 2024! Rritje buxheti për Bujqësinë, përfshihet edhe një skemë garancie sovrane
Një garanci sovrane pritet të miratohet për bujqësinë brenda muajit qershor, kohë kur dhe do të rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit. Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, e cila në një takim me fermerët e bimëve aromatike, ka deklaruar edhe interesin e Arabisë Saudite për produktet shqiptare.
10 Maj 2024, 11:01 -
Flota e peshkimit në Durrës në krizë ekonomike, kryesindikalisti: Ka burokraci në Ministrinë e Bujqësisë, u dogjën fondet!
Sektori i peshkimit gjendet në krizë për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursë, por edhe së mbëshetjes financiare të Ministrisë së Bujqësisë. Kryesindikalisti Klodian Kapiti tha se janë djegur fondet që duhet të shkonin për peshkatarët, për shkak të burokracive që krijon ky dikaster.
30 Prill 2024, 16:39 -
Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa
Më shumë se 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë njofton se numri më i madh i aplikimeve ka qenë për të marrë naftën pa taksa, me mbi 54 mijë aplikime.
23 Prill 2024, 11:40 -
Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)
Thonë se blegtor të bën vendlindja. Të bën tradita e të pareve. Dashuria për tokën dhe fshatin. Blegtori nuk njeh moshë. Është i gatshëm të qëndrojë prej mëngjesit në mbrëmje në shërbim të dhenve e gjedhëve. Por pasioni e dëshira nuk mjaftojnë për t’u siguruar jetesën e përditshme këtyre njerëzve.
20 Prill 2024, 18:17 -
Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon
Panairi “Ditët e Bujqësisë” rikthehet në datat 24-26 Prill në Lushnje nën organizimin e Iceberg Exhibitions dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkisë Lushnje dhe shumë institucioneve, organizatave e kompanive të tjera.
19 Prill 2024, 15:49 -
Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren
Mbi 66 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, dhe interesi më i madh ka qenë për naftën pa taksa. Zëvendësministri i Bujqësisë shpjegon se këtë vit kanë aplikuar të bashkuar 272 grupe fermerësh sidomos për prodhimin në sera, por edhe blegtorët. Jaupllari sqaron se fondet do tu jepen fermerëve në llogarinë bankare pasi të jenë bërë verifikimet dhe të jenë shpallur fituesit.
18 Prill 2024, 16:33 -
Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln dollarë
Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet për fermerët shqiptarë në vitin 2025, të pezulluara për shkak të një hetimi nga Brukseli. Lajmi u dha në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, i cili tha se skema IPARD III do të jetë funksionale vitin e ardhshme. Më tej Kote ka sqaruar edhe procedurat për të aplikuar dhe përfituar nga Skema Kombëtare e këtij viti që do të arrijë në vlerën 54 milionë euro
28 Mars 2024, 12:05 -
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
Sot u hapën aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Bujqësisë dhe Blegtorisë. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 19 prill dhe fermerët mund të marrin naftën pa taksa ose financimin në bazë të tufave të bagëtive. Në ditën e parë fermerët e Lushnjës janë dyndur për të aplikuar pranë drejtorisë rajonale.
27 Mars 2024, 17:25 -
Hapen aplikimet për të përfituar nga Skema Kombëtare për bujqësinë e blegtorinë! Synohet të përfitojnë 70 mijë fermerë
Sot hapen aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare. Prioritet i kësaj mbështetjeje do të jenë ata fermerë që do të bashkohen për të prodhuar të njëjtin produkt.
27 Mars 2024, 10:36 -
Veliaj dhe Denaj prezantojnë Skemën për Mbështetjen e Bujqësisë: Të konsumojmë produkte lokale, rrisim ekonominë vendase
Të gjithë fermerët dhe blegtorët në vend do të mund të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Qeverisë për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural. Nga Tregu i ri Agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’.
22 Mars 2024, 14:47 -
Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me donatorët e huaj në këtë fushë si, Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit, përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë e Europës.
7 Mars 2024, 12:52 -
Miratohet skema, do të mbeshteten 70 mijë fermerë! 10 mijë lekë financim për krerë lope, 1200 lekë për dele/dhi
70 mijë fermerë parashikohet të mbështeten nga skema kombëtare për këtë vit. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se risi është subvencioni me 30 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë me bimë aromatike, si dhe dhënia e parave në llogari për fermerët që marrin naftë pa taksa. Blegtorët do të marrin 10 mijë lekë për çdo krerë lopë dhe 1200 lekë për çdo dhi apo dele
6 Mars 2024, 13:53 -
Qeveria rikthen fondet për agroturizmin, kush përfiton? Zv.ministri i Bujqësisë: Konsultim i hapur gjatë majit! Kemi kërkuar asistencën e gjermanëve
Si çdo fushë e turizmit në Shqipëri edhe agroturizmi ka fituar një rritje të ndjeshme të turistëve vendas dhe të huaj gjatë 5 viteve të fundit, ku vetëm gjatë vitit 2023, ky sektor pati një rritje të ardhurash me 30%.
13 Shkurt 2024, 20:49