-
Subvencionet e bujqësisë për fermerët, kreu i ‘Agro Biznesit’ në Report Tv: E domosdoshme, por s’duhet parë si zgjidhje afatgjatë
Ditën e sotme janë hapur aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi për të gjithë fermerët. Për kreun e ‘Agro Biznesit’, kjo skemë e ndërmarrë nga qeveria është një zgjidhje e domosdoshme për momentin. Sipas Agim Rrapaj, i cili foli në Sot Live në Shqipëri, me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu ai tha se gjithsesi nuk duhet parë si një zgjidhje afatgjatë
20 Mars 2023, 13:55 -
Subvencionet e naftës, radhë Fier, Lushnjë e Korçë për aplikime: Kam 8 orë rri në këmbë, si qeni! Na plasi zemra
Dita e parë e aplikimit për naftën falas nisi me radhë të gjatë në Lushnje, Fier e Korçë. Fermeret kanë afat deri më 11 prill, por nxitojnë të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet për të mos rrezikuar djegien e afateve. Nga ana tjetër disa fermere shprehen se nuk dinë të përdorin sistemin online në e-Albania.
20 Mars 2023, 12:28 -
Subvencionet në bujqësi, hapet aplikimi përmes e-Albania! Rama-fermerëve: Afat deri më 11 prill! Ja kush përfiton nga mbështetja
Ditën e sotme janë hapur aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi. Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto. Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët, peshkatarët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë.
20 Mars 2023, 08:30 -
Nga 20 marsi nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, zv.ministri: Ndryshon skema e naftës, mund të aplikojnë edhe fermerët me 1 ha sipërfaqe bujqësore
Nga 20 marsi nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari i ftuar në Report Tv shpjegoi se ka një ndryshim në skemën e mbështetjes së fermerëve me naftë.
17 Mars 2023, 15:58 -
Kreditimi i Bujqësisë, 100 mln euro disbursim nga garancia me BERZH mbeten ende fonde në dispozicion
100 mln euro disbursim nga garancia me BERZH mbeten ende fonde në dispozicion për kreditimin e bujqësisë. Ka qenë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila sot ka diskutuar jme institucionet e mikrofinancës për rritjen e aksesit në financim të fermerëve dhe kreditimin e bujqësisë.
11 Mars 2023, 10:58 -
Ligji i ri i bletarisë, bletërritësi për Report Tv: E mbështesim, por kostoja për matrikullimin e produkteve të mjaltit është e papërballueshme
Një ligj i ri për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, por Fredinand Muskaj nga Fieri i cili tre parqe me mbi 500 koshere bletësh në Dhërmi, Seman dhe Pojan rrëfen disa prej shqetësimeve për ta. Ai thotë se matrikullimi i produkteve e nënprodukteve të bletës sipas standardeve të tregut europian kërkon investim dhe kjo është e papërballueshme.
26 Shkurt 2023, 16:53 -
Krifca prezanton verërat shqiptare në Japoni: Bota po vlerëson cilësinë dhe llojet e verës autoktone shqiptare
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka prezantuar disa lloje të verërave shqiptare në Japoni në një takim me Shoqatën Kombëtare të Somelierëve. Teksa ka ndarë disa foto nga degustimi i verërave shqiptare, Krifca shkruan se bota po vlerëson cilësinë dhe varietetin e verës autoktone shqiptare.
24 Shkurt 2023, 11:01 -
Mbështetja me naftë për fermerët, Ministria e Bujqësisë 9.5 milionë euro për mbi 6.3 milionë litra
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur në dispozicion mbi 1.66 miliardë lekë apo rreth 9.5 milionë euro si fond limit për blerjen e karburantit që shkon tek fermerët.
31 Janar 2023, 19:10 -
Krifca ‘paqe’ me Braçen, i pranon propozimin që grumbulluesit t’i paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve! Ministria: Problem që duhet zgjidhur
Deputeti socialist Erion Braçe ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese propozimin e tij për një ndryshim në ligj. Braçe kërkon që grumbulluesit dhe eksportuesit duhet të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve ose në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa.
23 Janar 2023, 12:20 -
Zv.ministri i Bujqësisë për Report Tv: Prodhimi i vajit të ullirit ishte 40% më i lartë se viti i kaluar! Eksportojmë produkte në 72 vende të botës
40% më i lartë se i vitit i kaluar ishte prodhimi i vajit të ullirit këtë sezon në vendin tonë. Kështu bëri me dije zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv i cili tha se sivjet ishte një vit i mbarë për prodhimin e vajit të ullirit me mbi 150 mijë ton
16 Janar 2023, 15:05 -
Bilanci i 2022 dhe pritshmëritë e 2023, Krifca: Eksportet ishin kali ynë i betejës, ata që thonë ndryshe nuk dinë ç’flasin
Shqipëria është një ndër vendet e para për përthithjen e fondeve nga BE-ja gjë që do ndikojë në rritjen e eksporteve. Kështu e nisi ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bilancin e vitit 2022 dhe pritshmëritë e këtij viti.
13 Janar 2023, 11:15 -
Braçe i shqetësuar për mungesën e reshjeve të shiut: S’ka asnjë plan për vaditjen e tokave bujqësore
Deputeti socialist Erion Braçe shprehet i shqetësuar, për mungesën e reshjeve të shiut. Braçe thotë se nuk ka bujqësi pa ujë dhe nuk ka asnjë plan për vaditje nëse thatësira godet lumenjtë dhe rezervuarët e mëdhenj
5 Janar 2023, 18:22 -
Braçe i përgjigjet Krifcës: Tani paskemi hall mbiprodhimin, tmerr të bësh fajtor bujkun! Sula: Deklarata të papërgjegjshme, pse nuk iu gjetët treg për vajin e ullirit
Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur deklaratave të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca të bëra një ditë më parë për mbiprodhimin e vajit të ullirit, e cila tha se vjen për shkak se ullinjtë janë mbjell pa planifikim. Në rrjetin e tij social, Braçe shkruan me ironi se tani kemi hall mbiprodhimin e akuzojmë bujkun që mbjell e prodhon.
28 Dhjetor 2022, 09:49 -
Projektligji për bletarinë, Krifca: Synojmë rritjen e prodhimit të mjaltit dhe certifikimin e produktit! Mbiprodhimi i vajit të ullirit? Po punojnë për një kuadër ligjor
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme projektligjin për bletarinë që më pas do t’i kalojë kuvendit për shqyrtim. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se është hera e parë që ky sektor rregullohet përmes një kuadri ligjor, ndërsa theksoi se kanë si synim rritjen e prodhimit në vend, si edhe ti japin vlerë produktit të mjaltit.
27 Dhjetor 2022, 13:32 -
Ligji për vreshtarinë, zv.ministri Civici: I japim vlerë produktit tonë, prodhuesit e verës do e deklarojnë në etiketë nëse përziejnë rrushin shqiptar me atë të importit
Ministria e Bujqësisë me ligjin e miratuar sëfundmi për vreshtarinë synon që të mos favorizohet më produkti i importit, por t’i jepet vlerë prodhimit shqiptar. Në një intervistë për Report Tv, zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici shpjegon çfarë parashikon ligji, duke theksuar atë që është më e rëndësishmja, të mos lejohet më që gjatë prodhimit të verës të përzihet rrushi shqiptar me atë të importit.
27 Dhjetor 2022, 11:55 -
Braçe del i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë: Mjaft, s’ja vlen më të jem deputet! S’kam pse të jem i pari, kur bujqit janë të fundit
Deputeti socialist Erion Braçe ka paralajmëruar sërish largimin nga politika. Braçe ka dhënë një tjetër sinjal ditën e sotme pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, i cili ka dalë i revoltuar duke kundërshtuar mënyrën e ndarjes së fondeve.
16 Dhjetor 2022, 14:46 -
Prodhimet bujqësore shqiptare drejt tregut italian! Pas samitit, Krifca takim me homologun italian: Lidhje direket mes grumbulluesve e hipermarketeve
Fermerët shqiptarë pritet tashmë të kenë akses në tregun Italian përmes kontratave të drejtë për drejta mes grumbulluesve shqiptarë dhe hipermarketeve në Itali. Veçanërisht nga këto marrëeshje pritet të përfitojnë pridhuesit e ullirit dhe vajit të ullirit, një produkt që pritet të çertifikohet, pasi plotëson kërkesat për tegun europianë.
7 Dhjetor 2022, 16:57 -
Ministrja Krifca në panairin Agro-Expo: Shkëmbimet tregtare në bujqësi, 77% më shumë se sa në 2013-ën
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca vizitoi sot Panairin Ndërkombëtar Agro Expo-Global Gap. Ministrja Krifca u ndal tek strategjia e re për sektorin ku synim kryesor është arritja e 1 miliard USD eksporteve deri në vitin 2030 ndërsa mori fjalën në konferencën “Rruga e perimeve dhe frutave shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare”, pjesë e këtij panairi.
26 Nëntor 2022, 11:29 -
‘Degustohet’ vaji i ullirit italian, ministrja Krifca: Kemi 10.7 mln rrënjë ulli, por eksporti është i ulët
10.7 milion rrënjë ulliri, arrijnë të plotësojnë 97% të nevojave të konsumatorëve vendas, megjithatë eksportet mbeten në nivele të ulëta. Për të transformuar këtë industri, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë një aktiviteti degustues të vajit të ullirit në rezidencën e ambasadës italiane kërkoi bashkëpunim me partnerët.
22 Nëntor 2022, 17:54