-
Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të rikthejë në detyrë prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e pati shkarkuar nga detyra në korrik të vitit 2023
12 Mars, 21:10 -
Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, që kishte dhënë Vettingu i shkallës së parë të KPK. Enkeleda Kapedani u shkarkua nga detyra më 18 maj 2022 për probleme në kriterin e pasurisë
12 Mars, 19:09 -
Vettingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Elbasanit, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Binas Ninën! Magjistrati me dy shtetësi, rezident dhe në SHBA! Probleme me pasurinë
Vettingu nxjerr nga sistemi i drejtësisë për 15 vite prokurorin e Elbasanit, Binas Nina. Problemet me pasurinë e kanë penalizuar magjistratin, i cili nuk arritu të kalonte barrën e provës në shkallën e dytë, pas problemeve të gjetura me pasurinë. KPA la në fuqi vendimin e shkallës së parë
6 Mars, 17:08 -
ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari, më 2023 kaloi Vettingun: Shkelje të rënda, pati 11 ankesa ndaj saj!
Përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD u qëndruan kërkimeve për shkarkimin e gjyqtares Llazari për shkelje shumë të rënda, ndërsa subjekti paraqiti mbrojtjen dhe kundërshtitë e saj. ILD e filloi hetimin disiplinor ndaj gjyqtares bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale
5 Mars, 21:50 -
-
-
-
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Bujar Musta! KPK e shkarkoi më 2021 magjistratin e Gjykatës së Elbasanit
Vettingu i KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë për 15 vitet e ardhshme gjyqtarin e Elbasanit, Bujar Musta. Lihet në fuqi vendimi i KPK-së, i marrë katër vite më parë dhe i ankimuar nga ish-magjistrati. Mustës iu gjetën probleme në të tre kriteret e vlerësimit. Gjetjet që i gjeti KPK-ja për pasurinë dhe detyrën
6 Shkurt, 18:44 -
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
Vendimi u mor dje në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të kryer nga subjekti rivlerësimit
5 Shkurt, 23:03 -
Vettingu i KPK e kishte shkarkuar tre vite më parë, KPA rikthen në detyrë Bevis Shehaj, gjyqtarin e Administratives Vlorë!
Vettingu i KPA-së rikthen në detyrë gjyqtarin e shkarkuar të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj dhe prish në këtë mënyrë vendimin e shkallës së parë të KPK-së, i marrë tre vite më parë. Më 2022 familjarët e magjistratit akuzuan trupën gjykuese për vendimin dhe se kishin marrë para. U gjetën shkelje në 'dhënie vendimesh' dhe 'cenim të procesit'
3 Shkurt, 18:11 -
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Klorinda Çela, lihet në fuqi vendimi i KPK! Iu gjetën 550 mijë euro pasuri
Magjistratja e Tiranës u gjet me problematika serioze në kriterin e pasurisë, deri në shifrën 550 mijë euro në të zezë dhe e pajustifikuar dot me barrën e provës. Edhe bashkëshorti gjyqtar, Ken Dhima, u shkarkua për 600 mijë euro pasuri, Çela u denoncua më 2021 nga Ministria e Drejtësisë për tjetërsimin e tokës së Gardës së Republikës
31 Janar, 10:38 -
-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
Pas më shumë se dy dekada në sistemin e drejtësisë, magjistrati Arben Dyla përjashtohet për 15 vitet e ardhshme. KPK e shkarkoi në muajin Shtator 2021 pasi nuk justifikoi dot pasurinë, e ankimoi në muajin Nëntor të atij viti. Vendimi u la sot në fuqi nga KPA-ja me formë të prerë
28 Janar, 15:42 -
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
KPK e kishte shkarkuar ish-gjyqtarin e Gjirokastrës në 10 Maj të vitit 2022, teksa magjistrati e kishte apeluar disa muaj më pas. Ditën e sotme, KPA la në fuqi shkallën e parë dhe nxori nga drejtësia për 15 vitet e ardhshme ish-gjyqtarin që u gjet me problematika financiare gjatë verifikimit. Më 2016 u denoncua me një audio-skandal nga një qytetare
23 Janar, 20:36 -
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek drejtësia
20 Janar, 18:43 -
-
-
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
Bazuar në rekomandimin e ONM, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e gjen të pabazuar vendimin e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze dhe kërkon shkarkimin e saj për probleme të pasurisë dhe etikës
20 Dhjetor 2024, 19:45