-
Sabiani kundër qëndrimit të Keisit në Big Brother Vip, i bën thirrje Ermionës: Merre dhe vajzën time kur të dalësh
Sabiani dukej një nga mbështetësit më të mëdhenj të vajzës së tij, Keisit, kur ajo u fut në Big Brother Vip. Ai gjithmonë deklaronte se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë atë që dëshironte, por pas marrëdhenies që Keisi krijoi me Kristin duket se ai ka ndryshuar mendje dhe nuk e ka përkrahur lidhjen e saj.
1 Mars 2023, 18:12 -
Amos komenton veprimet e Deas me Shpatin brenda Big Brother Vip: Nuk jam i mërzitur
Amos Zaharia, ish-banori i Big Brother VIP Albania, po vijon jetën normalisht jashtë shtëpisë së Big Brother Vip në Shqipëri. Ndërkohë, brenda ‘BBV’, Dea Mishel, e cila u duk sikur kishte një pëlqim për Amosin, ndryshoi kur ai u largua. Me hyrjen e banorit të ri, Shpat Kërleshit, Dea ka ndryshuar edhe pozicion në lojë, duke pranuar që çdo veprim që ka bërë më Shpatin ka qenë për humor dhe jo pëlqim real.
1 Mars 2023, 16:28 -
Luizi merr vendim për vazhdimin e lojës në Big Brother Vip, Kiara në plan të dytë
Luiz Ejlli ka marrë një vendim për vazhdimin e lojës brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Pas më shumë se 2 muajsh brenda shtëpisë, Luizi bëri të ditur se në vazhdim do të heqë dorë nga Kiara, për t’u fokusuar në lojën e tij. Kjo deklaratë u prit me habi nga Olta por jo aq nga Kiara.
1 Mars 2023, 16:02 -
Fansat e Luizit kundër Kiarës! Moderatorja humb mijëra ndjekës në pak orë
Fansat e Luiz Ejllit kanë “kryqëzuar” Kiara Titon, pasi sipas tyre ajo nuk duhet të kërcente me balenerinët që Big Brother i bëri surprizë të gjitha vajzave. Të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Kiarës dhe Luizit dhe reagimet që i pasuan, nuk iu kanë pëlqyer ndjekësve dhe fansave të çiftit. Por, sjelljet e Kiarës janë gjykuar më së shumti nga ndjekësit në rrjete sociale, madje kanë arritur edhe në ofendime ndaj saj.
1 Mars 2023, 15:08 -
VIDEO/ Po votat e publikut? Arbana ‘zbardh’ emrat e më pak të preferuarve nga skaleta, rrjeti 'kryqëzon' sërish moderatoren
Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania’ është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. I tillë ka qenë edhe momenti i djeshëm ku shumë ndjekës kamë kryqëzuar sërish moderatoren Arbana Osmani
1 Mars 2023, 09:58 -
Efi reagon për situatën në krizë të marrëdhënies Luiz-Kiara: Ishte e tepruar sjellja e tij
Efi ka reaguar lidhur me situatën Kiara-Luiz që ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Në spektaklin e sotëm një pjesë e banorëve dhe opinionistët e cilësuan si dhunë bllokimin e Kiarës nga Luizi në mes të dy lavamanëve
28 Shkurt 2023, 22:47 -
Tensionohet debati mes Oltës dhe Ermionës: O e paedukatë, po më kërcënon! Ish-missi ankohet në dhomën e rrëfimit
Vijon të jetë e tensionuar marrëdhënia mes Oltës dhe Ermionës. Teksa ndodheshin në kuzhinë, Olta i ka thënë Ermionës se është e paedukatë. Në këtë moment Ermiona është çuar nga karrigia dhe i ka dalë Oltës përpara për një përballje.
28 Shkurt 2023, 19:57 -
Armaldo parashikon të 'ardhmen' e Luizit: Jashtë Big Brother-it do jesh në garë me Kiarën
Armaldo Kllogjeri e shikon të ardhmen e Luiz Ejllit në një ekran televiziv. Teksa po bisedonte në oborr me Ermiona Lekbellon dhe Kiara Titon, ai u shpreh se këngëtari është një figurë që i shkon shumë ekranit, pasi ka elokuencë dhe informacion për tema të ndryshme.
28 Shkurt 2023, 15:20 -
Lidhja me Luizin në krizë, Olta 'duartroket' Kiarën: Më ka pëlqyer shumë sjellja jote, unë do reagoja shumë keq
Mëngjesi i sotëm ka nisur shumë i qetë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Kiara Tito, ndryshe nga herët e tjera, është parë më e distancuar nga Luizi. Por, ajo që mori vëmendje është fakti se Olta u afrua me Kiarën dhe madje e mbështeti për mënyrën se si ishte sjellë me Luizin.
28 Shkurt 2023, 15:02 -
Qesh mirë kush qesh i fundit/ Performanca e djemve bën Oltën për të qeshur
Një tjetër lojë është bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, por kësaj here nuk ka shkaktuar debate mes banorëve, përkundrazi. Atmosfera brenda shtëpisë është përmirësuar nga performanca e burrave me këngën “Single Ladies”
28 Shkurt 2023, 13:39 -
Si e ndryshoi sfida e Big Brother marrëdhënien Luiz-Kiara, moderatorja i 'tregon derën'
Sfida e re nga Big Brother Vip ishte për Ermionën dhe grupin e vajzave. Vajzat do të fitonin një vantazh në lojë nëse do ta fitonin atë, por sfida solli debate të ashpra mes çiftit Luiz-Kiara, derisa kjo e fundit u përlot dhe u ndje e bllokuar nga Luizi. Çifti ka pasur një diskutim në orët e vona, rreth gjithë situatës, por ende nuk ka pasur një ‘pajtim’ mes tyre
28 Shkurt 2023, 11:16