-
Sipërmarrësit bashkohen në 'Tirana Slush’D' për të transformuar ekosistemin e startup-eve, Veliaj: Liria për të krijuar dhe guxuar, themeli i suksesit
Tirana Slush'D është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, një aktivitet që synon të mbështesë themeluesit dhe të transformojë ekosistemin e startup-eve. I frymëzuar nga formati i njohur “Slush”, ky aktivitet sjell në qendër inovacionin dhe ndërlidh sipërmarrësit shqiptarë me Ballkanin, Diasporën, Europën dhe vendet nordike.
26 Tetor 2024, 10:30 -
Veliaj 'shkund' bashkinë e Tiranës, zëvendëson 12 drejtues, ndryshime në UKT dhe Policinë Bashkiake! EMRAT kush ikin e kush vjen
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen pranverën e ardhshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të rifreskojë të gjitha drejtoritë dhe ndërmarrjet kryesore bashkiake.
25 Tetor 2024, 12:05 -
Veliaj takim me pensionistët e Njësisë 7: Abone për transport publik falas nga 1 janari 2025
Drejtuesit Politikë të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, nisën sot nga Njësia 7, një tur takimesh dhe bashkëbisedimi me të gjithë pensionistët e njësive të kryeqytetit, për t’i hapur udhë Planit të Ri për Pensionet.
24 Tetor 2024, 19:39 -
Veliaj në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg: Pavarësisht pakicës që proteston, Shqipëria ka miq ndërkombëtarë që duan të avancojë në BE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg, ku u takua me anëtarë të Parlamentit Europian, duke marrë miratimin e tyre për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.
22 Tetor 2024, 15:32 -
‘Fun Run’ mbledh bashkë 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, Veliaj ndan çmimet e para: Mirëpresim nesër 4000 vrapues nga e gjithë bota
Një ditë para aktivitetit të madh sportiv “Maratona e Tiranës”, në kryeqytet u zhvillua sot gara e vrapimit “Fun Run Tirana” që mblodhi së bashku 2000 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
19 Tetor 2024, 13:25 -
Të dielën Maratona e Tiranës, Veliaj: Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë, mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota
Gjatë inspektimit të punimeve për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, në Njësinë Administrative nr.6, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri dhe një apel të fundit për qytetarët që t’i bashkohen Maratonës së Tiranës që zhvillohet më 20 tetor
18 Tetor 2024, 12:39 -
Projekti ‘Plug and Play’ nga Kalifornia vjen në Tiranë, mbështet bizneset e reja në teknologji e inovacion! Veliaj: Gati shkolla franceze ‘Ecole 42’ për të rinjtë
Për herë të parë në Shqipëri do të vijë organizata më e madhe e Start Up-eve të Kalifornisë "Plug & Play", e cila pritet të nxisë bizneset në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri.
17 Tetor 2024, 18:07 -
4 ditë nga Maratona e Tiranës, Veliaj: Më shumë së 4500 garues të regjistruar, nga 50 vende të botës
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën me dije se deri tani janë regjistruar më shume së 4500 garues për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të maratonës së Tiranës, që zhvillohet 20 tetor.
17 Tetor 2024, 09:25 -
Në përvjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e shkrimtarit hapet si muze! Vajza: Eksperiencë e paharrueshme! Veliaj: Familja e tij sot janë të gjithë shqiptarët
Në 93-vjetorin e lindjes së tij, Bashkia e Tiranës çeli mjediset e “Shtëpisë Studio Agolli”, pjesë e strukturës muzeu vendor “Shtëpia Studio Kadare-Agolli”.
13 Tetor 2024, 14:18 -
Përurohet shkolla 9-vjeçare ‘Musine Kokalari’ në Kombinat, kapacitet për 750 nxënës
Shkolla “Musine Kokalari” ka marrë një pamje krejt të re pas rindërtimit të plotë nga Bashkia e Tiranës. Me një kapacitet 750 nxënës, kjo shkollë që ndodhet në Kombinat nuk do të zhvillojë më mësim me dy turne.
11 Tetor 2024, 15:58 -
Bashkia e Tiranës dhe Kadastra marrëveshje bashkëpunimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje! Miratohet në Këshillin Bashkiak pa votat e opozitës
Pasi kryeministri Edi Rama u tërhoqi vëmendjen kryebashkiakëve për ngecjen e procesit të legalizimit, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar një marrëveshje mes Bashkisë së Tiranës Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të përfunduar procedurat e legalizimit.
9 Tetor 2024, 08:59 -
Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
Këshilltarët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të mbledhjes së këshillit ashkiak Tiranë. Socialistët morën të vetëm disa vendime, përfshirë ndërtim shkollash të reja, shërbim ushqimi në shkolla, kredi të buta për çiftet e reja dhe hapjen e garës për ndërtimin e stadiumit të ri tek Selman Stërmasi.
8 Tetor 2024, 22:54 -
Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive te buta dhe ndihmën ekonomike në Këshill Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokoje dot Tiranën
8 Tetor 2024, 17:13 -
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
Në fjalën e tij, Veliaj u bëri thirrje fermerëve të pajisur me NIPT, që të dërgojnë aplikimet e tyre, deri në datë 8 nëntor, për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën e tyre në fermë.
8 Tetor 2024, 16:23 -
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Saliu nuk është arsye e fortë për të përçarë qytetin
Erion Veliaj, falenderoi të gjithë punonjësit e policisë, zjarrfikëses dhe të pastrimit, të cilët ishin në krye të detyrës një natë më parë, për të kthyer qytetin në normalitet pas protestës së opozitës. Veliaj tha se pakica që u përpoq të shkatërronte dje qytetin, nuk përfaqëson demokratët që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa.
8 Tetor 2024, 15:52