-
Jakin Marena: Athina, parti greke në Shqipëri, po 1 milion shqiptarët në Greqi pse jo?!
Parti e cila përmes mbështetjes nga Athina, hallit të shqiptarëve që ndryshuan dhe emrat duke i kthyer nga emra myslimanë në grekë, dhe fuqisë financiare të të kësaj partie, ajo arriti që të shtrihej jo vetëm në Jug të Shqipërisë por në të gjithë vendin, të marrë vota deri në Kukës e Dibër.
30 Mars 2024, 15:11 -
'Beleri, përçudnues i simboleve kombëtare,' studiuesi Bido për Report Tv: Bashkëpunëtori i tij pështyu Tavon, përdoren nga qarqet neo-naziste greke
Studuies Ardit Bido foli për Report Tv në lidhje me ngjarjen e djeshme në Këshillin bashkiak të Himarës, ku u caktua Belrina Bala si kryetare e re e bashkisë dhe prefekti Vangjel Tavo u pështye prej një minoritari. Sipas Bidos ai që kreu një agresion të tillë është bashkëpunëtor i Belerit dhe duhej të ndiqej penalisht nga policia për sulmin e bërë.
30 Mars 2024, 12:36 -
Mero Baze: Përse në Himarë opozitarët bojkotuan Berishën dhe Metën?
Duke u ngritur debati në këtë nivel, këshilltarët e opozitës rrezikonin të humbisnin funksionin e tyre kryesor, atë të përfaqësimit të halleve të atyre që i kanë zgjedhur, pasi ata nuk kanë fuqi të ndërhyjnë në konfliktin Rama- Micotaqis për shkak të Belerit. Atyre u duhet një kryetar bashkie dhe jo një konflikt për shkak të bashkisë.
29 Mars 2024, 21:44 -
Larg debatit për Himarën, Celibashi për Report Tv: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës
KQZ po qëndron larg debatit për kryetarin e Bashkisë së Himarës. Për Report Tv kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se KQZ ka një rezultat të shpallur 14 majin e vitit të kaluar. Thirrje palëve i bën për të adresuar sa më parë në mekanizmin e ri të dialogut, Reformën Zgjedhore, votën e diasporës e herësin.
29 Mars 2024, 15:46 -
Zgjidhet mes tensionesh kryetarja e Himarës, Rama: Sherr primitiv për interesa personale! Përpjekjet për të penguar zgjedhjen sipas ligjit dështuan
Përpjekje të dështuara për të penguar zgjedhjen e kryetares së Bashkisë Himarë, ashtu siç e përcakton qartë ligji, i ka quajtur kryeministri Edi Rama tensionet nga mbështetësit e Fredi Belerit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
29 Mars 2024, 13:14 -
Himara bëhet me kryebashkiake! Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit! Krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyn prefektin Tavo (VIDEO)
Përpjekja e mbështetësve të Fredi Belerit, në burg për blerje votash për të mbajtur peng me forcë bashkinë e Himarës dështoi. Këshilltarët bashkiakë të PS-së bashkuan votat me ata të opozitës për t'i komanduar Blerina Balën kryetare e përkohshme e Himarës. Më parë mbështetësit e Belerit shkaktuan tensione duke tentuar deri në përplasje fizike me prefektin e Vlorës por që u parandalua nga policia. Në një moment njëri prej tyre pështyu në fytyrë Vangjel Tavon.
29 Mars 2024, 08:00 -
Sot Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre
Këshilli bashkiak i Himarës do të caktojë sot pasuesin e Jorgo Goros në drejtimin e bashkisë. Për mediat foli prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo duke thënë se caktimi i pasuesit është totalisht kompetencë e këshillit.
28 Mars 2024, 20:22 -
Jorgo Goro dorëhiqet si kryebashkiak: Himara, shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes Shqipërisë e Greqisë! Pas arrestit, shtrohet në spital
Me një letër nga qelia e paraburgumit, Jorgo Goro jep dorëheqjen nga posti i Kryetarit në detyrë të Bashkisë së Himarës. Denoncon organizatën OMONIA se po orkestrohet nga njerëz të paditur, pa skrupuj dhe pa ideale 'përveç parasë dhe rakisë. Tamam një çetë!'. Ndalet dhe tek fitorja e Fredi Belerit në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe thotë se "zullumi është dhe më i madh se ato që dëgjohen"
27 Mars 2024, 12:11 -
Himara pa kryetar, Halit Valteri në 'Studio Live': Me arrestimin e Goros, SPAK tregoi se nuk është kapur nga Rama
Ngërçi me Himarën me dy kandidatët e zgjedhjeve të 14 majit prapa hekurave ka sjellë pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e drejtimit të kësaj bashkie kaq të lakmueshme. Në 'Studio Live' Halit Valteri dhe Skerdjan Dhuli debatuan mbi zhvillimet e fundit që prekin Fredi Belerin dhe Jorgo Goron.
26 Mars 2024, 17:30 -
Himara drejt zgjidhjes së 'ngërçit', një nga dy nënkryetarët merr drejtimin e bashkisë, Blerina Bala pretendentja kryesore
Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, Burime për Report TV bëjnë me dije se drejtimi i bashkisë do t’i kalojë një prej nënkryetarëve.
26 Mars 2024, 11:41 -
2 ditë nga arrestimi i Goros, qytetarët vijojnë përgatitjet për sezonin turistik! Banorët: Të gjendet një zgjidhje
Report Tv shkoi në Himarë 2 ditë pas arrestimit të Goros ndërsa Bashkia vijon punën normalisht, teksa të gjithë qytetarët himariotë përgatiten për fillimin e sezonit turistik. Ata kërkojnë zgjidhje për situatën
25 Mars 2024, 14:48 -
Arrestimi i Jorgo Goros, Zbardhet dosja/ 5512 m2 tokë shtet u bë e Stavri Mëhillit! 10 ditë më pas shoqëria e Artan Gaçit i transferoi në llogari 12.6 mln lekë
Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron dosjen hetimore të SPAK ndaj kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, i cili u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024 pasi akuzohet për shpërdori detyre për tjetërsimin dy pronave në Dhërmi.Sipas SPAK qëllimi ka qenë shitjen e saj tek Artan Gaçi por Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës thotë se nuk ka shkelur ligjin por ka tentuar të zgjidhë konfliktin mes banorëve.
25 Mars 2024, 14:18 -
2 ‘kryetarë’ në burg, rebusi i kryebashkiakut të Himarës! Për zgjedhje pritet Apeli për Belerin! Juristi: Duhet komanduar 1 anëtar këshilli
GJKKO pritet të verifikojë nesër masën e arrestit në burg për Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Himarës ndërsa tashmë mbetet e paqartë se kush do të jetë në krye të pushtetit lokal atje. Ligji parashikon që një prej zv. kryetarëve të zgjidhet nga Këshilli ndërsa juristët sugjerojnë që një prej anëtarë të këshillit bashkiak të jetë kryetar në detyrë.
25 Mars 2024, 13:48 -
U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro jep nesër ‘llogari’ në GJKKO! Kreu i Bashkisë Himarë në bllokun e sigurisë në Tiranë
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili u arrestua të shtunën me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme do të dalë nesër në GJKKO, ku do t’i verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje.
25 Mars 2024, 07:22 -
U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro del nesër para GJKKO! Kryebashkiaku në detyrë i Himarës mbahet në bllokun e sigurisë në Tiranë
I arrestuar të shtunën nën dyshimet se tjetërsoi pronën e shtetit në favor të privatit, kryebashkiaku në detyrë i Himarës del të hënën në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë. Që prej arrestimit ai po mbahet të blloku i sigurisë në Tiranë, ndërsa ky zhvillim është pasqyruar gjerësisht në mediat greke.
24 Mars 2024, 15:02 -
‘Pse Rama emëroi Tavon prefekt të Vlorës 9 ditë para arrestimit të Goros?’, OMONIA: Drejtimin e Himarës ta marrë një nga këshilltarët e ‘BF’
OMONIA ka reaguar në një deklaratë për shtyp lidhur me arrestimin e kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit ra në pranga mbrëmjen e 23 marsit, ndërsa akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste.
24 Mars 2024, 14:30