-
Kronikë
E gjithë vëmendja në Shkodër, Vlorë e Elbasan por 'habit' Prokurori i Përgjithshëm: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020
Gjirokastra është qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020 ndërsa Dibra qarku me krim më të ulët. Kjo e llogaritur për 100 mijë banorë. Deklarata është bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
1 Qershor 2021, 12:41 - Opinion
-
Vangjel Tavo: Duhet të ndalen presionet ndaj votuesve përmes individëve me rekorde kriminale të cilët mbahen nën mbrojtjen e ministrit të Brendshëm
Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se duhet të ndalet kriminalizmi i Policisë së Shtetit. Tavo shkruan se duhet të ndalen presionet ndaj votuesve përmes individëve me rekorde kriminale të cilët mbahen nën mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm.
3 Shkurt 2021, 14:33 -
Studim/ Rritet numri i vrasjeve gjatë vitit 2020 në SHBA
Një studim i ri tregon se numri i vrasjeve u rrit ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020 dhe sugjeron se pandemia e COVID-19 dhe padrejtësia racore luajtën rol. Studimi i qarkulluar mbrëmjen e së hënës nga Komisioni Kombëtar për Krimin, COVID-19 dhe Drejtësinë Penale, u krye nga studiuesit e kriminologjisë në Universitetin e Mizurit-St. Louis. Studimi shqyrton nivelet e krimit në 34 qytete të përmasave të ndryshme, që nga qyteti i Nju Jorkut dhe deri në qytetin Norfolk, në shtetin Virxhinia.
3 Shkurt 2021, 08:31 -
Veprat penale/ 1820 krime më pak në 2020-n krahasuar me një vit më parë, si ndikoi karantina
Periudha e mbylljes në muajt mars dhe prill ka ndikuar në uljen e numrit total të veprave penale. Në një raport të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme thuhet se janë 1820 vepra penale më pak në 11 muajt e parë të 2020-ës, e krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës. Raporti bazohet në veprat kryesore penale, krime, drogë, trafiqe, pasuri e më gjerë.
9 Janar 2021, 18:18 -
EKSKLUZIVE/ Pandemia po shfrytëzohet për pastrim parash, Report Tv zbardh dokumentin: Janë rritur mashtrimet, paratë e krimit do të investohen në prona
Report Tv siguron dokumentin që Drejtoria e Pastrimit të parave i ka dërguar qeverisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, përmes të cilit ngre shqetësimin se situata e pandemisë po shfrytëzohet nga kriminelë e terroristë të pastrojnë para përmes blerjes së pronave
23 Nëntor 2020, 16:55 -
Ish-deputeti Gjunkshi: Pas gati dy muajsh mbyllje prej COVID-it rikthehet pasiguria në vend
Ai thotë se janë rikthyer vrasjet, plagosjet, përdhunimet, krimet, trafikim i lëndëve narkotike, tritoli, pasiguria në Shqipëri. Gjunkshi ka përmendur disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur së fudndmi si rasti i Kurbinit, Lezhës apo Shijakut.
31 Maj 2020, 15:17 -
Kalimi i Agjencisë së Administrimit të pasurive të krimit në Ministrinë e Brendshme, 'Ekonomia' miraton ndryshimet, Lamallari: Fuqizim i kompetencave
Në komisionin e Ekonomisë këtë projektligj, e ka prezantuar zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është shprehur se projektligji është pjesë e paketës kundër krimit dhe terrorizmit. Ndërkohë relatorit, Ervin Bushati është shprehur se me anë të këtij projekt ligji pasuritë që do të përcaktohen si objekt i agjencisë nuk do të bëhen me vendim gjykate por edhe me vendim administrativ.
14 Shkurt 2020, 10:51