Ku jeni, pse fshiheni o gangsterë shqiptarë?

Ku jeni, pse fshiheni o gangsterë shqiptarë?

Foto nga Tirana

1./
-Po iki, i psherëtiu nata në vesh mëngjesit dhe u tret e gjitha. Dita ia bëri me sy diellit, mali u zgjua nga rrezet e para, pemët çliruan oksigjenin e freskët dhe gjithë qyteti thithi brenda mushkërive aromën e stinës.

Për herë të parë pas kaq shumë dekadash në Tiranë dëgjohet kënga e zogjve.

Nuk ka uturima dhe borie makinash, nuk zhurmon as mileti dhe qyteti nuk po i beson dot vetes së tij.

Thagma e virusit ka strukur cilindo brenda shtëpisë ndërsa rrugët, sheshet, lagjet po rigjenerohen nga mungesa e frymorëve.
2./
E keni vënë re? Shqipëria ka 5 ditë pa vjedhje e plagosje, pa aksidente e pa vrasje, pa krisma kallashi e pa gjak që skuq rrugët.

Nuk dëgjon më as xhirime gomash, as makina që nuk i binden të kuqes së semaforit.

Rrugët janë pastruar nga fuoristradat e qerosëve zëtrashë, qerosët janë strukur si skuthë, hajdutët kanë kyçur veten brenda kasafortave të panikut, vrasësit kanë mbuluar kokën nga thagma e horrorit, armët po ndryshken nga mospërdorimi.

Oh sa i pastër e sa i qetë duket qyteti, natyra ka marrë frenat në dorë ndërsa pranvera, stina e sapoardhur shoqëron e mbron për në punët e tyre infermieren, policin, shitësen e marketit, gruan që gatuan bukët, doktorin, gazetarin.

Qyteti nuk është më në dorën e politikës dhe të krimit, qyteti iu është rikthyer atyre që e meritojnë, atyte që po luftojnë me të keqen.
3./
Ndëkohë që virusi dhe doktori nxitojnë kush të mbërijë më parë te mushkëritë e pacientit, krimineli rri strukur në shtëpinë e tij fshehur pas gruas, motrës, plakës dhe nuk guxon të kapërcejë as pragun të blejë bukën e përditshme.

Krimineli, hajduti, gangsteri e ndjen dhe e di tashmë shumë mirë se lajmet gënjejnë.

Lajmet si gjithmonë nuk tregojnë të vërtetën. Në gjithë këtë pandemi mynxyrë më të rrezikuarit nuk janë pensionistët, më të rrezikuarit janë kriminelët edhe nga Coronacirusi edhe nga mëkati.
4/
Ku jeni, pas nuk shfaqeni përsëri o trimat e Shqipërisë?
Pse fshiheni o tribuja ballkanase, o raca e pastër arjane pse nuk vini më vërdallë nëpër Bllok?

Ku jeni strukur o bablokë që trafikoni femra dhe drogë, ju që dhunoni më të dobëtin, ju që kërcënoni policin, doktorin, profesorin?

Ju që në vitin e mbrapshtë 1997 mbuluat fytyrën me maska dhe grabitët e vratë pa limit, nëse keni bythë vendosini përsëri maskat dhe dilni luftoni virusin.
Eh mor arnautasit bythëpambuk koha juaj mbaroi, trimëria juaj nuk ka më vlerë.

Trima nuk jeni ju që ua merrni jetën njerëzve duke i vrarë natën e më pas fshiheni, trima janë ato gra e ata burra që po shpëtojnë jetë dhe mbeten përsëri modestë.

Ata mjekë e infermierë janë heronj të vërtetë, ata që nuk xhirojnë gomat e makinave rrugëve, nuk trashin zërin kërcënueshëm, nuk mbajnë pistoleta në brez. Ata janë të fortët e këtij vendi, ata që ecin rrugëve pa frikë e kokëulur jo nga trimëria por nga modestia!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodra: 14/03/2020 08:55

    Mor ti grup me ken ne luft lo dalim tan mor djal kurv,po ky asht ni gja qe nuk shihet.nuk ka lidhje me ganster e me trimni,me qa po flitet ky asht ni virus qe prek ma shum njerzit ne mosh e njerzit qe kan lrobleme shnetsore,na sdona me myt robt e shpis mor karajfil...edhe shqiptart i kan dhan provat o shok per trimni,vec ti. nqs nuk ke ni...

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/03/2020 23:56

    Ik ore fshatar

    Përgjigju
  • drejt ke: 13/03/2020 21:00

    Pas 30 vjetesh agresivitet erdhi qetesia e dhembshme

    Përgjigju
  • Alb: 13/03/2020 19:04

    Ore ti e ke shume te sakt kete shkrimin po rreziku eshte me i madh se keta tani pastaj keta te fortet i pam dhe kur ra termeti fryheshin kur hynin ne lokale e dilnin si pula pastaj me nje frym.

    Përgjigju
  • tironci: 13/03/2020 17:52

    Po ti me fshataret e tjere e qelbet tironen se tirona me cicerima e ajer te paster ka qene, ku veni komen ju cdo prishet o dhiar i mutit, ju a bojte mire xhaxhi qe ju lejte neper fshatra e katune

    Përgjigju
  • plarent: 13/03/2020 17:37

    BRAVO,,BLENDI je I opinionist shume I mire,,,,kurse per gangsteret qe nuk e lene kete popull rehat ishallah I ze korona-virusi ,,kolera,,dhe gripi I derrit,,,te shkojne andej nga kane dale...shesin droge keta plehra,,duan para pavarsisht se na nxijne faqen kudo qe shkojne,,,,,deri dje hanin vetem buke me djathe…..

    Përgjigju
  • Ardi Molla: 13/03/2020 17:30

    Per shiak te Kovit, nuk do shkojne edhe striptistet te Çani, se i kap virusi.

    Përgjigju
  • redi: 13/03/2020 17:21

    Blend lexoj shkrimet e tua, dhe them se je mjeshter i shkrimit dhe metafores si dhe realist i ambjentit shoqeror shqiptar.Pena jote ,me thirrjet qe shkruan ,ndjell optimizmin ,zbut monitonin dhe friken dhe dhe ngren moralin.Ti dhe shume te tjere qe inkurajoni popullin, jeni te mrekullueshem, por mos te vije keq se para jush kemi heronjte e dites ,jo vetem sot por gjithmone dhe keto jane mjeket dhe infetmieret ,sanitaret dhe shoferet qe si zot te rrugeve ,kane fatin e milionave shqiptareve ne duart e tyre.Bravo per penden tuaj qe thyen te keqen me shkrimet e saj.

    Përgjigju
  • mili: 13/03/2020 15:18

    bravo bravo bravo meriton respektin me te madh

    Përgjigju
  • Ana: 13/03/2020 15:16

    O Bledi Mane ke shkruajtur atë që duhet dhe i ke vendosur pikën. Je fantastik.

    Përgjigju
  • AsiMaç: 13/03/2020 14:35

    ky o vendi i shqiponjave me, vendi i lacave, i danocave, doktorr spinelave qe shofin endrra me AMG. Punshqiptaresh vllai, ca pret.

    Përgjigju
  • Arditi: 13/03/2020 14:34

    Bravo Bledi, e sakte. Trimat qe flet ne artikull jane trima vetem kur fshihen mes deleve. Kur i ndalon polici, e nxjerrin koken per 10 mije lek gjobe, ne spitale bejne si qena se duan sherbim ne kurriz te te tjereve. Vetem natyra mund t'i jape goditjen vrastare, qofte edhe per disa dite. Artikull i mire. Te pershendes.

    Përgjigju
  • Sali Birisha: 13/03/2020 14:21

    Po une qe kam mare jete njerezish sa kam dash ku futem o Blend?

    Përgjigju
  • Arben: 13/03/2020 14:18

    Te lumte dora Mane.

    Përgjigju
  • Vloreee: 13/03/2020 14:10

    Elezetshme deri diku...... si poezi

    Përgjigju
  • Luani: 13/03/2020 14:00

    Vrit veten o bole se shpeton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite