-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
Marrëveshja e firmosur në Emiratet e Bashkuara Arabe për energjinë me vlerë 1 mld dollarë dhe shpallja e dhëndrit të Donald Trump si investitor strategjik për ishullin e Sazanit. Këto ishin temat mbrëmjen e sotme në Report TV, të moderatorit Arbër Hitaj. Të ftuar Ilir Bejtja, ish-zv/ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli
16 Janar, 19:48 -
Fatos Çoçoli: Unaza e Madhe, Tirana, Shqipëria dhe rajoni! Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit
Projekti i Unazës së Madhe e ka zanafillën që në vitin 2009, por gjatë një dhjetëvjeçari u investua pak për ndërtimin e plotë të saj. Puna kryesore për ndërtimin e Unazës nisi që nga viti 2019. Unaza e Madhe e Tiranës përfaqëson një vepër madhore infrastrukturore të vendit, me vlerë 443 milionë euro.
6 Janar, 15:18 -
Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve
Në këtë vit, për herë të parë në historinë e buxheteve shtetërore të 34 viteve të fundit të Shqipërisë, u dhanë 110 milionë euro më shumë në rritje pagash për punonjësit e administratës shtetërore dhe 100 milionë euro më shumë në shpërblime për 723 mijë pensionistët tanë.
18 Dhjetor 2024, 13:56 -
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
Në janar-nëntor 2024, Rinasi përfaqësonte aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë. Me mbi 129 destinacione direkte, Rinasi përfaqëson sot të vetmin aeroport ndërkombëtar në rajon, me një mbulim të gjerë dhe çmime shumë të përballueshme. Këtë vit, përmes Rinasit kanë udhëtuar mbi 800 mijë kosovarë, 200 mijë malazezë dhe rreth 100 mijë maqedonas të veriut.
11 Dhjetor 2024, 18:31 -
Fatos Çoçoli: Pse është dyfishuar vlera e pronave në Akërni?
Terminali i Aeroportit të Vlorës po ndërtohet më i madh, 25 mijë metër katror. Agjencitë turistike kanë filluar të prenotojnë avionët charter të parë, sidomos për fluturimet transoqeanike. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do e zgjerojë sezonin turistik veror në Jug në 4-5 muaj.
9 Dhjetor 2024, 09:20 -
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga SEPA si qytetarë?
Me anëtarësimin në SEPA, qytetarët dhe sipërmarrësit fitojnë vetëm në vitin e parë, në vitin 2025, 20 milionë euro, sipas një studimi të Bankës se Shqipërisë. Familjet që mbahen nga të ardhurat e emigranteve do të kenë më shumë para. Komisionet e transfertave brenda në SEPA janë 2-3 herë më të ulëta. Pagesat kryhen brenda pak sekondave online ose brenda ditës fizikisht. Deri sot kërkonin edhe një javë.
22 Nëntor 2024, 15:27 -
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
Mos vallë, nga sondazhet e brendshme që socialistët i zhvillojnë shpesh, ka dalë që pensionistët do të votojnë djathtas në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 2025? Si zor. Pensionistët kanë përbërë historikisht hambarin kryesor të votave të Partisë Socialiste tek ne dhe kjo qasje nuk ka ndryshuar tani, me gjithë luftën e tyre të përditshme për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve dhe ilaçeve
21 Nëntor 2024, 18:48 -
Fatos Çoçoli: Dy fitoret e para të mëdha për pensionistët
Rritja e dhjetorit: e para në histori që favorizon pensionet e ulta 100 milionë eurot për trefishimin e shpërblimit të fundvitit për pensionet e vogla dhe dyfishimin për pensionet e tjera përfaqësojnë rritjen e parë të ndjeshme vjetore për të 720 mijë pensionistët e vendit në 34 vite tranzicion. Shpërblimi i përhershëm i pranverës sa herë kemi vit të mirë ekonomik përbën fitoren e dytë të madhe për pensionistët.
19 Nëntor 2024, 20:08 -
Buxheti 2025, Teliti në Report Tv: Lë në baltë pensionistët dhe arsimin, ka rënie të investimeve publike! Eksperti i Ekonomisë: Viti më i mirë ekonomik që presim për vendin
‘Buxheti i vitit 2025 lë në baltë pensionistët dhe arsimin’. Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme, këshilltari i Çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti. Sipas tij, vihet re edhe një rënie e investimeve publike.
13 Nëntor 2024, 19:28 -
Fatos Çoçoli: Të jetosh në epokën e SPAK
Në 33 vitet e fundit kurrë nuk kishte ndodhur që një institucion i drejtësisë të kthehej në makth për politikanët tanë. Kurrë nuk kishte ndodhur më parë që ustallarëve partiakë të marifeteve t’u ndërpriteshin linjat e komunikimit me njerëzit e drejtësisë. Kurrë nuk kishte ndodhur që politika dhe drejtësia të ishin kaq larg njëra- tjetrës. Kaq të pavarura njëra nga tjetra. Po jetojmë në një realitet të ri, në epokën e SPAK, Kurrë nuk kishte ndodhur më parë që drejtësia të ketë një plan punësh tërësisht të ndryshëm nga politika.
13 Nëntor 2024, 13:09 -
Buxheti 2025, Shehi ironi te ‘5 Pyetjet’: PS prioritet rrugët, te pensionet s'bëhen tender! Gjokutaj: Informaliteti 'sëmundja' më e madhe! Çoçoli: Viti më i mirë ekonomik në 3 dekada
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar në Report Tv projektbuxhetin 2025, i cili pritet të i cili do të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme.
11 Nëntor 2024, 21:43 -
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
Qeveria dhe kryeministri Rama kanë ndërmarrë këto kohë një fushatë takimesh me pensionistët në Shqipëri për të sqaruar planin e mazhorancës për rritjen e pensioneve. Fati i tyre u diskutua nga ekspertët në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ Report Tv.
4 Nëntor 2024, 21:59 -
Fatos Çoçoli: Sa do shtohen pensionet nga viti 2025?
Kryeministri nxori dje përpara një grupi pensionistësh një pjesë të mirë të qeverisë, çka dëshmon seriozitetin e rritjes reale të pensioneve nga viti 2025 e më tutje. Reforma në pensione do të shpallet në ditët e fundit të këtij viti. Pensioni minimal nga 10 mijë lekë në muaj do të kalojë në 15 mijë lekë në muaj
22 Tetor 2024, 14:01 -
Fatos Çoçoli: Përfitimet ekonomike të ditës historike të shqiptarëve
Me bisedimet konkrete të anëtarësimit, mundemi pothuajse të dyfishojmë pjesën tonë në projektet e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, të mbështetura nga BE dhe Procesi i Berlinit. Me nisjen e bisedimeve teknike, bëhet gjithnjë më e lehtë dhe më e mundur që të kërkojmë fonde të tjera. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është pjesë e rëndësishme e Rrjetit të Transportit TEN-T të BE-së dhe mund të përfundojë dhe më shpejt se viti 2028!
16 Tetor 2024, 14:57 -
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
Do të ndryshojnë kompetencat për drejtuesit e fakulteteve, pedagogët, senatet e universiteteve publike dhe private, të cilat do të jenë nën monitorimin e institucioneve politikëbërëse të vendit. Nuk dihet akoma mendimi i institucioneve të tanishme të arsimit të lartë për këtë nismë të re të qeverisë.
7 Tetor 2024, 08:36 -
Studio Live/ Pensionet Shqipëri-Itali, Ekspertët: Politika italiane është ndërgjegjësuar për kontributin e shqiptarëve! Trajtim i barabartë
Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri. Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduart Gjokutaj diskutuan më shumë në 'Studio Live'.
4 Tetor 2024, 20:34 -
Fatos Çoçoli: Akademia e Energjisë dhe Shqipëria 2023 eksportuese neto
Akademia e Energjisë do të lidhë teorinë me praktikën në energjitikën shqiptare. Këtë vit, në shkollat e mesme profesionale u regjistruan 10% më shumë nxënës, sesa vjet Shqipëria është futur bindshëm në rrugën e energjive të gjelbra alternative. Ankandi hibrid i fotovoltaikëve i korrikut 2024, më i madh se energjia e HEC-it të Vaut të Dejës.
24 Shtator 2024, 09:25 -
Shqipëria turistike me 2 aeroporte të reja/ Ekspertët: Ai i Vlorës do sjelli vizitorë nga Kina dhe Japonia! Gjirokastra, ideale për udhëtimet e biznesmenëve
Altin Progonati dhe Fatos Çoçoli analizuan në Studio Live impaktin ekonomik dhe social për Shqipërinë turistike, që do të kenë dy aeroportet e reja të Vlorës dhe Gjirokastrës.
20 Shtator 2024, 21:08