-
Shqipëria siguron eurobondin 650 mln €, Rama: Pas tatim fitimit, hiqet TVSH-ja për biznesin e vogël, do jenë drita e syve të qeverisjes sonë deri në 2029
Biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë jo vetëm do të përjashtohet nga taksat deri në vitin 2019 por nuk do të kontrollohen as nga inspektorët. Mbi këtë sistem të ri monitorimi ka folur sot kryeministri Edi Rama sipas të cilit kjo është një formë për të kontrolluar edhe biznesin e madh.
10 Qershor 2020, 14:11 -
Eurobondi 650 mln €, Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe, kryeministri mburret se merr një të ri
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se vendi ynë është me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%
9 Qershor 2020, 20:11 -
Eurobondi 650 mln €, Rama: Shqipëria vlerësim spektakolar nga tregjet
Sipas, kreut të qeverisë, përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Në postimet e tij në rrjetet sociale, kryeministri sulmon edhe opozitën që sipas tij nuk dinë t'i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi.
9 Qershor 2020, 18:27 -
Eurobondi 650 milionë euro, ekspertët: Mund të merret brenda vendit! Të studiohet tregu
Kuvendi miraton me 86 vota pro 12 kundër 5 abstenim projektligjin për emetimin e eurobondit dhe përjashtimin e tij nga taksat dhe tatimet. Aprovimin për projektligjin e ka dhënë edhe Presidenti Ilir Meta, pasi në të janë reflektuar edhe ndryshimet e propozuara nga presidenti. Ndërkohë ekspertët këshillojnë Ministrinë e Financave të studiojë mirë tregun e huaj dhe më pas të emetojë Eurobondin 650 milionë euro.
4 Qershor 2020, 17:01 -
Ligji për eurobondin pëson ndryshime, miratohet nga Kuvendi! Presidenti dekreton hyrjen në fuqi menjëherë
Kuvendi i hap rrugën emetimit të eurobondit të ri. Në seancën e sotme plenare është miratuar me 86 vota pro 12 kundër 5 abstenim projektligji "Për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen", që hap praktikisht procedurën për të marrë këtë borxh të ri.
4 Qershor 2020, 15:36 -
Meta refuzon Ruçin për Eurobondin: Nuk është emergjencë
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar kërkesën e Gramoz Ruçit për të miratuar menjëherë ligjin për marrjen e eurobondit 650 milionë euro. Sipas Metës as në as në projektligj dhe as në relacion nuk sqarohen arsyet e kësaj emergjence për të marrë këtë borxh.
3 Qershor 2020, 13:03 -
650 milionë euro do të jetë Eurobondi i ri, 250 milionë euro do të shkojnë për borxhin e vitit 2015
650 milionë euro është vlera që vendi do të kërkojë në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit. Nga kjo vlerë 250 milionë euro do të shkojë për të financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, që ishte në vlerën e 450 milionë euro me normë interesi 5.75% dhe që i mbaron afati i shlyerjes në 12 nëntor 2020.
2 Qershor 2020, 19:09 -
Thellohet borxhi, 454 mln € hua vetëm për COVID! Në qershor dalim në tregjet e huaja për Eurobondin 650 mln €
Pandemia globale COVID-19, po thellon ndjeshëm borxhin e vendit. Përpos uljes drastike të të ardhurave, shteti deri më tani ka marrë 454 milionë euro hua në tregun e brendshëm dhe nga ndërkombëtarët, për përballimin e situatës. Ky bilanc pritet të rëndohet edhe më tej pasi në qershor do të merret eurobondi prej 650 milionë eurosh.
31 Maj 2020, 14:16