-
Lajçak: Kurti dhe Vuçiç ta pranojnë publikisht planin franko-gjerman, më pas të nisë zbatimi
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sot se takimi që do të mbahet në Bruksel në 27 shkurt mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, është tepër i rëndësishëm dhe se pranimi i propozimit franko-gjerman varet nga qëndrimi që do të mbajnë palët.
23 Shkurt 2023, 15:39 -
Vuçiç i prerë për asociacionin: Të formohet ose s’ka dialog, kaq ishte! Ndryshimin e emrit e diskutojmë në Bruksel
Në prag të takimit me Albin Kurtin në Bruksel, presidenti i Serbisë nuk heq dorë nga kërkesa për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nga ana tjetër, mediat aludojnë se kërkesa e Kurtit për ndryshim të emrit të asociacionit mund të shtrohet në takimin e 27 shkurtit.
23 Shkurt 2023, 14:31 -
Kosovë/ Sot votohet marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor
Në Kuvendin e Kosovës dhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës pritet të votohet sot marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
23 Shkurt 2023, 10:59 -
I tha se ka vëllain me leuçemi akute, personazhet e ‘Tik Tok’ bien pre e mashtrimit! Mbledhin 95 mijë euro për 24 orë, i riu u zhduk pasi mori paratë
Të gjithë personazhet e njohur në rrjetin social Tik Tok kanë rënë ‘pre’ e mashtrimit të një personi të prezantuar si Armend Morina që kërkonte para për vëllain e tij të sëmurë. Kjo ka bërë emra si Vali Corleone, Fero, Rasimi e të tjerë që përmes ndjekësve që i ndjekin në ‘livestream’ të kërkojnë ndihmë për personin që supozohej i sëmurë nga leuçemia akute.
23 Shkurt 2023, 08:53 -
Një emër tjetër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë?
Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret në konsideratë formimi eventual i tij, paraqet ide për ndryshimin e Marrëveshjes së Brukselit, vlerësojnë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Miodrag Milliqeviç.
22 Shkurt 2023, 21:56 -
Lorenc Vangjeli: Kur shkruante Enver Hoxhaj për luftën
Çfarë u mendua si punë e ligë që do të shkonte fundit afër për punë ditësh, është kthyer në një makth botëror që po luhet në skenë me aktorë reale prej një viti. Kur makineria ruse e luftës, avionët ushtarakë, raketat e tanket sulmuan Ukraninën, shumëkush gjykonte vetëm për kushtet poshtëruese të paqes që do t’i imponohej viktimës.
22 Shkurt 2023, 20:28 -
Pak ditë para bisedimeve për dialogun Kosovë-Serbi, provokon sërish Vuçiç: Me Kurtin s’ke çka bisedon, flet vetëm për Millosheviçin e Adem Demaçin
Pak ditë para dialogut Kosovë-Serbi me negocim të BE, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka provokuar sërish, duke u shprehur se me kryeministrin Kurti nuk ka çfarë bisedohet. .
22 Shkurt 2023, 08:03 -
Presidentja e Kosovës Osmani zhvillon bisedë telefonike me homologun gjerman, pajtohen për “momentumin e veçantë” të krijuar nga propozimi i BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike dhe kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë dakortësuar në pikën që propozimi evropian ka krijuar një “momentum” të veçantë mes dy vendeve.
21 Shkurt 2023, 17:35 -
Kurti: Duhet t’i përmbahemi propozimit evropian, e jo interesit të njërës palë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 27 shkurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pret që të ketë diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por tha se për gjërat e tjera nuk mund të flas tani “edhe për shkak se jo pak varet nga ndërmjetësuesit e dialogut.
21 Shkurt 2023, 12:41 -
Nderohen me medalje pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit, janë nderuar të hënën me medalje, pak minuta pas kthimit të tyre në Kosovë
20 Shkurt 2023, 21:21 -
Optimizëm i matur për takimin Kurti-Vuçiç
Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës. Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
20 Shkurt 2023, 18:31 -
Kurti dhe Vuçiç takohen më 27 shkurt në Bruksel, ambasadori i BE në Serbi: Mundësi historike, presim që palët të bien dakord me planin franko-gjerman
Në 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati i BE, Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
20 Shkurt 2023, 15:34 -
Ish- komandanti i KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO vetëm pas zgjidhjes politike përfundimtare
Tensionet e vitit të kaluar në Veri, asociacioni, mundësitë për një konflikt të ri dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë disa nga temat për të cilat ka folur ish – komandanti gjerman i KFOR-it, Ehard Bühler në një intervistë për Gazetën Express me rastin e përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës
20 Shkurt 2023, 13:06 -
Zyrtarja britanike: Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e 'Republikës Srpska' në Kosovë
Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republika Srpska në Kosovë, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, duke komentuar planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve
19 Shkurt 2023, 21:27 -
Kurti diskuton me Peach për zhvillimet rajonale, nga plani franko-gjerman te sfidat e dialogut me Serbinë, ja fokusi i bisedimeve
Për zhvillimet dhe sfidat rajonale kanë diskutuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach
19 Shkurt 2023, 19:26