-
Heqja e dy tatimeve, eksperti për Report Tv: Nismë e nxitur, duhet studiuar, nxit informalitetin
Në të njëjtën linjë me Fondin Monetar Ndërkombëtar edhe ekspertët kanë rezerva për heqjen e TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin. Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi këto ndryshime dëmtojnë sistemin tatimor dhe nxisin informalitetin.
2 Korrik 2020, 16:36 -
Heqja e TVSH-së/ Burime: Në diskutim edhe pragu i tatimit, mund të rritet nga 2 në 8 mln lekë
Dy janë drafte kryesore që po diskutohen në Ministrinë e Financave për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Burime konfidenciale thonë për Report TV se versioni i parë është heqja totale e TVSH-së për këtë kategori, dhe versioni i dytë është që fasha e re të mos jetë 14 milionë lekë por 8 milionë lekë.
27 Qershor 2020, 16:34 -
Biznesi i vogël pa TVSH, eksperti: Nuk e shmang evazionin, na kthen edhe një herë në 2005-ën
Zerimi i TVSH-së për biznesin e vogël, nuk zhduk evazionin fiskal, pasi përsëri ekzistojnë fashat tatimore, që krijojnë hapësira për abuzime. Kështu shprehet eksperti fiskal Enkelejd Dermyshi për nismën e qeverisë për heqjen e këtij tatimi për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë. Sipas tij vendosja e fashave nuk është zgjidhje, dhe se pjesë e TVSH-së duhet të jenë të gjithë bizneset.
18 Qershor 2020, 16:57 -
Evazion fiskal në bregdet me fatura 'fake'
Që në ditët e para të sezonit veror, baret dhe restorantet në bregdet kanë filluar evazionin fiskal dhe abuzimet me kuponët tatimor. Denoncimet e para të ardhura në Report TV tregojnë se bizneset lëshojnë kuponë “fake” dhe pa asnjë vlerë ligjore dhe tatimore.
14 Qershor 2020, 13:34 -
Heqja e TVSH-së, Jaka: Frymëmarrje për biznesin e vogël, paketa e rimëkëmbjes e domosdoshme, humbjet janë të mëdha
Heqja e tatim-fitimit dhe e TVSH-së për biznesin e vogël deri në vitin 2029, për sipërmarrjen private do t'i japë frymëmarrje ekonomisë. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë përveç këtyre masave biznesi ka nevojë për një paketë rimëkëmbje emergjente pasi humbjet janë të mëdha.
9 Qershor 2020, 13:18 -
Heqja e tatim-fitimit për biznesin e vogël, eksperti: Pozitive, por biznesi i madh mund të copëzohet e të kthehet i vogël (VIDEO)
9 vite biznesi i vogël me qarkullim deri në 14 milionë lekë, nuk do të paguajë tatim mbi fitimin. Ky është propozimi i qeverisë që pritet të zyrtarizohet këtë sesion në parlament, që për ekspertët është pozitiv dhe mbështet biznesin. Eksperti Klodian Muço thotë se ky përjashtim formalizon ekonominë por do rrezikon buxhetin e shtetit.
6 Qershor 2020, 15:37 -
Kuvendi miraton heqjen e TVSH-së së jahteve, Klosi: Kjo industri mungon! Nuk favorizon luksin, por zhvillon ekonominë (VIDEO)
Parlamenti miratoi projektligjin që përjashton nga TVSH-ja të gjithë ata që do të blejnë nga jashtë jahte dhe mjete të tjera ujore për qëllime turizmi dhe argëtimi.
14 Maj 2020, 12:14 -
Rritet stoku i rimbursimit të TVSH-së, arrin në 12.5 mld lekë! Dy kompani morën 'pjesën e luanit' (VIDEO)
Viti 2020 ka nisur me rritje të stokut të rimbursimit të TVSH-së. Në fund të muajit mars stoku i TVSH, së pashpërndarë ka arritur në 12.5 miliardë lekë, nga 11.3 miliardë lekë që ishte në fund të 2019. Ndërkohë pjesa më e madhe e rimbursimit të dhënë ka shkuar për dy kompani të mëdha.
9 Maj 2020, 16:27 -
Pandemia 'gjunjëzon' buxhetin, 22% më pak tatim-fitimi...MFE: Në janar-mars të ardhurat tkurren 4%
Ndonëse bllokimi i lëvizjeve nga shkaku i pandemisë së koronavirusit ka filluar në mars, i gjithë rezultati i tremujorit të parë në buxhet rezulton negativ ndaj një viti më parë. Në periudhën janar-mars 2020 janë arkëtuar 22 për qind më pak të ardhura nga tatimfitimi i ndërmarrjeve, ndërsa deficiti buxhetor u rrit me 47 mln euro
15 Prill 2020, 13:40 -
Rriten të ardhurat/ Janar-shkurt mblidhen 106.8 mld lekë, rënie nga pushteti vendor, reduktohen investimet
106.8 miliardë lekë janë mbledhur vetëm në dy muajit e parë të vitit, nga 103.5 miliardë lekë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar dhe shkurt kanë pasur ecuri pozitive mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat dhe akciza. Ndërsa ecuri negative kanë pasur investimet dhe mbledhja e të ardhurave nga pushteti vendor.
31 Mars 2020, 15:34 -
Rindërtimi pa TVSH e taksë infrastrukture, eksperti: Lehtësira të tilla krijojnë vend për abuzime
Të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit, ndërtimit dhe riparimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe TVSH-ja. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi shprehet se të tilla lehtësira krijojnë hapësirë për abuzime nga subjektet.
27 Shkurt 2020, 17:03 -
Rimbursimi i qumështit, kryetari i Agro-biznesit për Report Tv: Skema e re, vështirë të realizohet (VIDEO)
Ndryshon skema e rimbursimit të fermerëve për qumështit. Tashmë ata nuk do të rimbursohen 10 lekë për litër por do të rimbursohet direkt bagëtia. I pyetur nga Report TV për këtë skemë Agim Rrapaj kryetar i Këshillit të Agro-biznesit u shpreh se pa u formalizuar i gjithë sektori fermerët nuk do të përfitojnë të gjithë. Sipas tij nga skema e kaluar u rrit importi i ndjeshëm importi i qumështit.
8 Shkurt 2020, 16:20