-
Faktet që nxjerrin zbuluar hipokrizinë e Ilir Metës: Gjatë 4 vite qeverisje me Berishën, ministria e tij dha 441 leje HEC-esh
Që në Shqipëri çdo kauzë është një kauzë e mirë për opozitën për të goditur qeverinë është një fakt i njohur. Por, edhe në këtë optikë, argumenti i HEC-eve nga Presidentit i LSI (Republikës) duket i habitshëm sepse ai i hidrocentraleve është mbase ndër ato tema që dëmtojnë më shumë opozitën. Ajo që ndodhi sot, Presidenti Meta, në një vizitë në Tepelenë, goditi qeverinë për ndërtimin e HEC në Vjosë, çka për më tepër është e pavërtetë.
25 Shtator 2020, 18:09 -
Thahet Fierza, bie rezerva energjetike në kaskadë (VIDEO)
HEC-i i Fierzës po prodhon më pak energji për shkak se kanë rënë prurjet në liqen. Muaj në vijim do të jenë edhe më të vështirë, dhe përmirësimi pritet vetëm në vjeshtë. Aktualisht rezerva energjetike është më e ulët se një vit më parë, por KESH garanton se nuk do të ketë krizë energjetike.
21 Korrik 2020, 09:37 -
Rritet me 20.7% prodhimi i energjisë elektrike në tremujorin e parë, kontributin më të madh e dhanë HEC-et private
Sipas INSTAT kontributin më të madh në rritjen e energjisë e kanë dhënë hidrocentralet private me mbi 50%, dhe kontributin më të vogël e kanë pasur ato të energjisë së rinovueshme. Po ashtu janë rritur edhe humbjet në rrjet me 8%.
22 Maj 2020, 17:19 -
Shoqata AREA e prodhuesve të energjisë së rinovueshme nga burimet ujore, padit bashkinë Kukës për vendosje të paligjshme të tarifave
Shoqata e Prodhuesve të Vegjël të Energjisë së Rinovueshme ka paditur në Gjykatën Administrative Tiranë, Bashkinë e Kukësit. Shkak për padinë është bërë një tarifë e re e vendosur nga Bashkia në vlerën e 400 mijë lekëve për HEC-et që operojnë atje. Për shoqatën AREA kjo është një tarifë e paligjshme dhe e papërballueshme.
30 Prill 2020, 15:50 -
Banorët e Matit kundër ndërtimit të HEC-it...simbolika e fortë e arkivolit para Bashkisë! Pas tensionit me policinë, në fund u japin duart (VIDEO)
Me pankarta në dorë, banorët e Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit kanë protestuar para Bashkisë së kundër ngritjes së HEC-eve. Simbolika më e fortë e kësaj proteste është një arkivol që u vendos në oborr të bashkisë, për ta "varrosur" këtë projekt që shkon në dëm të banorëve.
6 Mars 2020, 15:40