-
Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori s'paguan gjobën! Përmbaruesit i morën vetëm 24 mijë nga 430 mijë euro! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet
E gjobitur prej më shumë se 6 vitesh kompania monopol në vend që administron Tregun Agroushqimor të Tiranës nuk paguan gjobën, edhe pse është vërtetuar se abuzoi me çmimet e qiradhënies për tregtarët. Report TV mëson se kompanisë EKMA përmbaruesit kanë arritur t’i marrin vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë euro që është gjoba e vënë në 2018.
13 Gusht 2024, 17:17 -
Abuzimi i grumbulluesve, Braçe thirrje ‘Konkurrencës’: Heto tregun agro-ushqimor Tiranë, j'ua mban te Klodi? Pozitë dominuese, gjobën s’e pagoi e s’reflektoi
Duke marrë shkas nga raporti që Autoriteti i konkurrencës nxori një ditë më parë për abuzime me çmimet e produkteve bujqësore nga ana e grumbulluesve, deputeti Erion Braçe kërkoi një hetim të posaçëm për tregun Agro-ushqimor të Tiranës, duke rikujtuar edhe gjobën e vitit 2018, e cila as nuk është paguar dhe pas së cilës as nuk ka pasur reflektim. Hetim për produktet e shportës Konkurrencës më herët i ka kërkuar edhe Kuvendi
30 Korrik 2024, 14:54 -
Ja pse u shkarkua gjyqtari Avni Sejdi! Vendosi pro gruas së Gjin Gjonit për dyqanet “Duty Free” të Rinasit! Pezulloi gjobën 46 mln lekë Klodian Allajbeut
Skandali i “Duty Free’ në 2020, çështja e ‘tregut agro- ushqimor’ të 2019 kur vendosi pezullimin e gjobës 46 milionë lekë që Autoriteti i Konkurrencës i kishte vendosur kompanisë me administrator Klodian Allajbeun; janë disa nga dosjet të cilat vulosën shkarkimin e gjyqtarit Gjykatës Administrative të Tiranës Avni Sejdi. Vendimi u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 19 janar 2024.
1 Mars 2024, 14:38 -
Rama publikon pamjet nga tregu i ri agroushqimor në Farkë: Hapësirë me kushte shumë të mira për fermerët e për konsumatorët
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga tregu i ri agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’, i ndërtuar posaçërisht për fermerët, të cilët mund të shesin produktet e tyre me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane
19 Mars 2023, 09:24 -
Veliaj dhe Krifca prezantojnë tregun e ri agroushqimor, 'AgroPark Tirana': U kursen fermerëve 70% të pagesave që shkonin te privati
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca prezantuan tregun e ri agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’, i ndërtuar posaçërisht për fermerët, të cilët mund të shesin produktet e tyre me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane.
18 Mars 2023, 13:32 -
Denoncimi nga Report Tv ‘zgjon’ Ministrinë e Drejtësisë, i kërkon kryepërmbaruesit Alban Ruli dosjen e bllokimit të gjobës ndaj tregut Agro-ushqimor
Ministria Drejtësisë nis procedurat për shqyrtimin e skandalit të Alban Rulit që tentoi të sabotonte gjobën 380 mijë USD ndaj Tregut Agro-ushqimor për abuzimet e kryera ndaj tregtarëve. Ruli 7 ditë afat për të dorëzuar në ministri dosjen përmbarimore, në të kundërt pasoja ligjore
22 Maj 2020, 18:39 -
Investigimi/ Ministria e Drejtësisë mbron përmbaruesin Alban Ruli që kërkon të shpëtojë tregun agro-ushqimor nga gjoba
Ministria e Drejtësisë shkel afatet ligjore për shqyrtimin e ankesës së Autoritetit të Konkurrencës për ndëshkimin e kryepërmbaruesit Alban Ruli, i cili në tejkalim të kompetencave kërkon të shpëtojë tregun agro-ushqimor nga gjoba 375 mijë USD për abuzimet me çmimet.
16 Maj 2020, 12:46 -
Braçe denoncon tregun agro-ushqimor Tiranë: Po vidhet hapur, nuk jepet asnjë faturë! Tatimet: Do të verifikojmë akuzat
Braçe me një vëzhgim të bërë vetë në tregun agroushqimor, duke e cilësuar si treg monopol, tregon se këtu abuzohet hapur me çmimet dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon. Drejtoria e Tatimeve sipas burimeve për Report TV ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë ku ka vendosur të verifikojë në terren akuzat e zv/ kryeministrit Brace.
13 Maj 2020, 08:05 -
Skandali/ Kreu i Përmbaruesve kërkon të shpëtojë tregun agro-ushqimor nga gjoba 375 mijë USD për abuzimet me çmimet
Autoriteti i Konkurrencës kontraktoi përmbaruesin privat për ekzekutimin e vendimit të gjobës ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’ për skllavërimin e tregtarëve në tregun agro-ushqimor të Kasharit, përmbaruesi jo vetëm heq dorë, por pushon urdhrin e ekzekutimit dhe lufton me ‘Konkurrencën’ në gjyqe për të shpëtuar kompaninë nga gjoba. Alban Ruli për Report Tv: Pse vendosa pushimin e urdhrit të ekzekutimit
9 Maj 2020, 14:02 -
Prej orës 05:00 të mëngjesit, radhë kilometrike makinash te tregu agro-ushqimor i shumicës, Report Tv sjell pamje me dron
Një radhë kilometrike e automjeteve është krijuar në autostradën Tiranë- Durrës, pranë tregut agro-ushqimor. Report Tv sjell pamje me dron nga tregu monopol i shumicës në kryeqytet, që sjell grumbullime të mëdha njerëzish në çdo periudhë të vitit, por në ditët e sotme ai është shndërruar në një rrezik serioz për përhapjen e koronavirusit, duke qenë se nuk respektohet asnjë masë mbrojtëse.
24 Mars 2020, 08:32