-
Papa Francesku ‘ka pneumoni bilaterale’! Mjekët e spitalit Gemelli zbulojnë gjendjen shëndetësore të atit të shenjtë: Është e ndërlikuar
Buletini i spitalit Gemelli tregon se gjendja shëndetësore e atit të shenjtë është më e ndërlikuar nga sa mendohej.Papa Francesku, 88 vjeç i është nënshtruar terapisë me antibiotikë dhe kortizonikë. Megjithatë zyra e shtypit e Vatikanit raporton se Papa është në humor të mirë, duke u lutur dhe duke pushuar.
19 Shkurt, 08:02 -
Vatikani: Papa Françesku ka një pneumoni bilaterale, gjendja mbetet komplekse! Por është me humor të mirë
Papa Françesku, i shtruar në spitalin Gemelli që prej së premtes së kaluar, vuan nga një "pneumoni bilaterale" dhe gjendja e tij klinike "vazhdon të paraqesë një situatë komplekse".
18 Shkurt, 20:37 -
I shtruar në spital prej 14 shkurtit, zëdhënësi i Vatikanit: Natë e qetë për Papa Françeskun, pushon dhe lexon gazeta
Zëdhënësi i Vatikanit, Bruni, informon gazetarët në Sallën e Shtypit për shëndetin e Papës, i shtruar në spital që prej 14 shkurtit: ai merr frymë vetë dhe vazhdon terapinë e përshkruar nga personeli mjekësor. Edhe dje, Papa i telefonoi famullisë së Gazës. Mesazhe, vizatime dhe kartolina nga fëmijët e shtruar në Poliklinikën universitare
18 Shkurt, 15:58 -
-
Papa Françesku vijon i shtruar në spital, Vatikani: Vuan nga një infeksion baterial në mushkëri, s'dihet kur mund të dalë
Papa Francesku do të qëndrojë në spital për një periudhë të pacaktuar pasi terapia të cilës ai i është nënshtruar mendohet të zgjasë më shumë nga se ishte menduar. Ai vijon të jetë i shtruar në klinikën Gemelli në Romë prej disa ditësh dhe nuk ka një datë të qartë se kur do të rikthehet në Vatikan.
17 Shkurt, 16:17 -
-
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
Një aktivitet i veçantë që forcon lidhjet kulturore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë është zhvilluar sot në Vatikan, ku Papa Françesku ka zhvilluar një Audiencë të Përgjithshme para rreth 100 studentëve shqiptarë dhe akademikëve nga universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë.
5 Shkurt, 15:33 -
-
-
-
-
-
Fillon viti Jubile! Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit! Predikimi për Krishtlindje: Bota vuan, të ngremë zërin kundër së keqes
Papa Françesku ka hapur Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke nisur zyrtarisht Jubileun që do të zgjasë deri më 6 janar 2026. Plot 25 mijë besimtarë në shesh dhe 6 mijë brenda në Bazilikë ndoqën meshën e vigjiljes së Krishtlindjes.
24 Dhjetor 2024, 20:55 -
Iniciativa për sovranitetin e Urdhrit Bektashi, Kryegjyshata: Do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin! Moment historik për tolerancën fetare
"Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë”, thuhet në njoftim.
22 Shtator 2024, 18:41 -
SKEDA/ Shteti sovran 'Urdhri Bektashi' në zemër të Tiranës? Ja si funksionojnë marrëdhëniet midis Italisë dhe Vatikanit
Shteti i Qytetit të Vatikanit është shteti më i vogël i pavarur në botë, si për nga shtrirja territoriale ashtu edhe për nga popullsia. Ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh (0,44 km²), e barabartë me rreth 0,17 milje katrore. Ndodhet në zemër të Romës dhe kufizohet ekskluzivisht me Italinë
21 Shtator 2024, 17:49 -
Drejt shenjtërimit/ Papa i njeh mrekullinë e dytë 15 vjeçarit Carlo Acutis, shëroi një studente
Një 15-vjeçar i lindur në Londër do të bëhet adoleshenti i parë që do të njihet si shenjtor, pasi i është atribuar një mrekulli nga Papa Françesku. Carlo Acutis, i cili vdiq nga leuçemia në vitin 2006.
24 Maj 2024, 16:00 -
-
Papa Françesku kundër abortit: Është shkelje kundër dinjitetit njerëzor
Pas autorizimit për të bekuar çiftet homoseksuale, që alarmoi konservatorët e Kishës, Vatikani përsërit në një deklaratë kushtuar "dinjitetit njerëzor", dënimin e abortit, eutanazisë dhe vetëvrasjes së asistuar. Po ashtu Vatikani dënon dhe mëmësinë surrogate dhe “teorinë gjinore”.
8 Prill 2024, 17:44 -
Fjalimi Urbi et Orbi i Papa Françeskut: Të mos lejojmë erërat e luftës të fryjnë në Evropë e Mesdhe! Paqja s'bëhet me armë! Mesazh dhe për Ballkanin Perëndimor
Në fjalimin tradicional të Pashkëve "Urbi et Orbi" nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje për shkëmbim të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, lirimin e pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar dhe një armëpushim të menjëhershëm. Paqja nuk bëhet me armë! Pjesë e fjalimit të tij ishte dhe Ballkani Perëndimor
31 Mars 2024, 12:51 -
Vatikan, Ministri Hasani: Dialogu dhe vëllazëria fetare thelbësore për sigurimin e paqes, Shqipëria shembulli i përkryer
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nisi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u takua me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
25 Mars 2024, 17:53