- Politikë
-
Kronikë
Dyndje e madhe pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë, më shumë se 10 mijë qytetarë kanë hyrë që në orët e para të mëngjesit
Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar është këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit
17 Korrik 2021, 08:45 -
Kronikë
Pronarët e lokaleve në Lungomare protestë për masat anti-COVID, paralajmërojnë se do të ulin qepenët: Të vijë Rama të menaxhojë bizneset tona, i japim dyfishin e pagës që ka si kryeministër
Bizneset në Vlorë kanë dalë ditën e sotme në një protestë paqësore para drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës. Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ja transmetojnë institucioneve vendore si dhe qeverisë së vendit
14 Korrik 2021, 15:48 -
Kronikë
Lezhë/ Federata e vrojtuesve thirrje për roje plazhi: Nevojiten 250 vrojtues, kemi vetëm 70 me leje
Edhe këtë vit në zonat bregdetare mungojnë rojet, ndërsa Federata e Vrojtuesve të Plazhit kërkon nga Bashkia e Lezhës të ushtrojë kontrolle ndaj operatorëve turistikë që nuk zbatojnë kontratat. Robert Necaj thotë se në Lezhë janë vetëm 70 roje bregdetare, ndërsa është e nevojshme të jenë 250 të tillë.
13 Korrik 2021, 10:11 -
Ekonomi
Shtrenjtohen paketat turistike, operatori: Në gusht çmimet në jug mund të rriten me 30%! Rrezikon të krijohet imazhi që Shqipëria është vend i shtrenjtë
Operatori Turistik, Ferjol Ozuni, në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Eliza Gjediku, u shpreh se në jug të vendit kemi një rritje me 20% më shumë në krahasim me vitin 2019 apo vitin e kaluar, 10% më shumë në veri dhe 40% më shumë për paketat turistike në Turqi. Sipas Ozunit, muaji gusht, që është edhe piku i sezonit veror, mund të sjellë edhe një rritje të mëtejshme të çmimeve në jug të vendit në deri 30%.
12 Korrik 2021, 13:34 - Kronikë
-
Kronikë
Largimi i pushuesve nga bregdeti, krijohen radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur në drejtim të Milotit! Fluks edhe në Durrës, nuk ka bllokim të lëvizjes së mjeteve
Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit ka krijuar radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur e përgjatë superstradës me drejtim të Milotit. Trafiku ka nisur të rëndohet që prej orës 16:00 e pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes. Në Mimanas kryqëzohen makinat që kthehen nga Gjiri i Lalësit. Por fatmirësisht nuk ka pasur bllokim të trafikut.
11 Korrik 2021, 18:03 -
Kronikë
Sezoni turistik/ Shkelën kufizimin e lëvizjes, Policia gjobit 56 drejtues kamionësh
56 drejtues kamionësh janë gjobitur nga Policia Rrugore në gjithë vendin, pasi u kapën duke shkelur urdhrin e lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe kufizimit të qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në fundjavë.
9 Korrik 2021, 22:28 -
Kronikë
Sezoni turistik 2021, policia publikon masat e marra: Janë angazhuar 1607 punonjës policie, patrulla me biçikleta në plazhe, lokalet të respektojnë masat anti-COVID
Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat e marra gjatë sezonit turistik të vitit 2021. Policia bën me dije se si rrjedhojë e masave të marra dhe e statusit të vendit tonë “si një vend i hapur dhe i sigurt” edhe përsa i përket pandemisë së COVID-19, për shkak të pritshmërisë së ardhjes së pushuesve vendas dhe të huaj janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë
9 Korrik 2021, 15:49 -
Kronikë
Retë e zeza të tymit/ Kompanitë dhe njerëzit që fshihen prej 5 vitesh pas plehrave të Kavajës që digjen në Spille, pagesa miliona USD për pastrimin, mbeturinat nëpër fusha
Kompanitë e Arbër Abazit, Vullnet Dedes dhe Maksim Fejzullai paguhen prej 5 vitesh nga Bashkia e Kavajës përmes kontratave me vlerë miliona USD për pastrimin e qytetit dhe njësive administrative. Plehrat që hiqen nga kontenierët përfundojnë nëpër fusha dhe pranë plazheve ku u vihet zjarri. Policia, prokuroria dhe agjencitë e mjedisit asnjë reagim pas reve të zeza të tymit në Spille.
9 Korrik 2021, 10:33 -
Kronikë
I vihet flaka mbetjeve në Gjirin e Lalzit, asnjë zjarrfikëse nuk shkon për të shuar zjarrin
Pikave të grumbullimit të mbeturinave në Gjirin e Lalzit i është vënë flaka pasditen e sotme, duke bërë që zona të mbulohet nga tymi. Mbetjet vijojnë të digjen prej disa orësh tashmë, ndërsa ende asnjë zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
5 Korrik 2021, 19:24 -
Kronikë
Italiani iku pa paguar dasmën, pronari i hotelit në Vlorë për Report Tv: Na u lut që të mos vazhdonin denoncimin në media se po e ndante dhe gruaja e katërt
Vasil Bedinaj, pronar i Hotel "Rexhina" në Vlorë ka zbuluar se nuk i ka shkuar deri në fund padisë për italianin që bëri dasmën në Shqipëri dhe nuk pagoi shpenzimet. Kjo sepse siç ai bëri me dije për Report Tv, italiani e ka kontaktuar dhe i ka bërë një pagesë prej 1000 eurosh dhe me premtimin që do paguajë pjesën tjetër gjatë kësaj jave. Ai ka zbuluar se italiani i është lutur që të mos vijojë më me denoncimet në media, pasi po e ndante nga bashkëshortja që e ka shqiptare.
5 Korrik 2021, 12:31 -
Kronikë
Krim i rëndë mjedisor pranë plazhit/ Tonelata mbetjesh në zonën e Spillesë, bashkia Kavajë i hedh plehrat në vendgrumbullime të paligjshme dhe u vë flakën
Plazhi i Spillesë është i mbushur me plehra në mes të sezonit turistik, duke i “mikpritur” në një formë aspak të këndshme pushuesit. Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te turizmi, pasi vijmë nga dy vite pandemi globale e shkaktuar nga koronavirusi, Bashkinë e Kavajës ka kryer krim mjedisor duke hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën
5 Korrik 2021, 12:29 -
Kronikë
Pushuesit kthehen nga bregdeti jugut, fluks makinash në aksin Radhimë-Vlorë (VIDEOLAJM)
Qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë. Që prej nisjes së sezonit turistik dhe temeraturave të larta që është përfshirë vendi ynë, qytetarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Mbyllja e fundjavës i përball qytetarët me tarfik të lënduar pothujase në të gjitha akset që të lidhin me kryeqytetin.
4 Korrik 2021, 20:54 -
Drejt Punës
Pasioni i Labinotit dhe kampingu i kanionit të fluturave në Peshkopi
Kampingu i kanionit të fluturave në Luzni të Dibrës është stacioni më i ri turistik në vendin tonë. 30 minuta me automjet larg Peshkopisë, vizitorët gjejnë më pas disa shtigje me karakter historik e natyror për të mbërritur në Kampingun e Fluturave.
3 Korrik 2021, 15:17 -
Kronikë
Stacionet e plazhit, Klosi në Kavajë: Ka aplikime më shumë se parcela! Veliu: Një përfaqësues i Agjencisë së Bregdetit duhet në task-forcë, të sqarojë pretendimet e bizneseve
Sezoni turistik ka nisur, por aplikimet dhe kthimi përgjigjet për stacionet e plazhit ende nuk kanë përfunduar. Për këtë problematikë foli edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela.
3 Korrik 2021, 10:26 -
Kronikë
Stacionet e plazheve, Klosi flet për herë të parë pas masakrës në Velipojë: U vonuam nga zgjedhjet, për 4 ditë t'i mbyllim konfliktet në plazh!
Ministri i Turizmi Blendi Klosi nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të qartë pse nuk është bërë akoma ndarja e stacioneve të plazheve, vonesë që ka nxitur konflikte të rënda në bregdet, por tha se brenda pak ditëve kjo çështje do të marrë zgjidhje.
2 Korrik 2021, 15:03 -
Kronikë
Sezoni turistik/ Eksperti Kurti: Politika me kufij të hapur e Qeverisë i ka dhënë turizmit avantazh me vendet e rajonit! Kërkesa është shumë e lartë
Me vendimin për të ndjekur politikën e kufijve të hapur qeveria shqiptare i ka dhënë ndihmesën më të madhe sektorit të turizmit në vend dhe i ka dhënë një avantazh shumë të madh krahasuar me vendet e rajonit. Astrit Kurti, ekspert i hotelerisë dhe turizmit, në një intervistë të dhënë për Report Tv tha se ky vendim i qeverisë ka bërë që sezoni të nisë me një pozitivitet të madh dhe numri i kërkesave është i kënaqshëm.
1 Korrik 2021, 19:09 -
Kronikë
Sezoni veror, Shqipëri-Kosovë patrullime të përbashkëta! Drejtori i policisë rrugore, Tarkaj: Qëllimi, turistët të kalojnë sezon sa më të qetë
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në akset bregdetare por edhe në shmangien e trafikut të rënduar gjatë sezonit veror, policia e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës kanë nisur patrullimet e përbashkëta për të dymbëdhjetin vit.
1 Korrik 2021, 17:35 - Politikë