-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
Hungaria planifikon të zhvillojë bisedime me aleatët e saj në rajon për t’u përballuar me çmimet më të larta të naftës, si rezultat i një raundi të ri sanksionesh amerikane ndaj sektorit të naftës dhe gazit rus. Njoftimi u bë dielën nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
12 Janar, 15:34 -
Teknologji e re për prodhimin e naftës, ambasadorja kineze, Pang Chunxue: Kompania 'Bankers' impakt pozitiv në ekonominë shqiptare
Ambasadorja kineze në vendin tonë vizitoi kompaninë e naftës, “Bankers Petrolium Albania” dhe vlerësoi kontributin e rëndësishëm që jep kjo kompani në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Znj. Pang Chunxue u njoh dhe me aplikimin e teknologjisë së re për prodhimin e naftës me anë të injektimit të avullit.
10 Prill 2024, 14:46 -
Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq, çmimi i naftë bie 2%
Çmimet e naftës ranë gati 2% të mërkurën, duke eliminuar rritjen e një dite më parë, ndërsa investitorët ndjekin nga afër zhvillimet në Detin e Kuq, ku janë rikthyer anijet tregtare pavarësisht sulmeve të mëtejshme të martën.
28 Dhjetor 2023, 07:41 -
Mbi 53 mijë fermerë përfituan naftë pa taksa gjatë këtij viti! Denaj: 65 mijë janë mbështetur nga skema kombëtare
Më shumë se 65 mijë fermerë kanë përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes këtë vit. 53 mijë kanë marrë naftën pa taksa, ndërkohë që vjet ishin vetëm 34 mijë përfitues. Ministria e Bujqësisë raporton se janë mbi në total për skemën e naftës këtë vit janë dhënë nga buxheti i shtetit 3.1 miliardë lekë.
18 Dhjetor 2023, 16:48 -
Marrëveshja "historike" në COP28: Zero emetime deri në 2050! 200 shtete heqin dorë gradualisht nga nafta, gazi e qymyri
Pas dy javëve negociata, Samiti global për Klimën COP28 në Dubai arrin marrëveshjen historike mes 200 vendeve të botës për zero emetim të karbonit në natyrë. Deri më 2050 u ra të dakord të mos ketë nxjerrje të dioksidit të karbonit nga lëndët djegëse si nafta, gazi dhe qymyri që shkaktojnë ngrohjen globale.
13 Dhjetor 2023, 17:04 -
Puset e ‘Albpetrol’ shkaktojnë ndotje në Kuçovë! Ish-tekniku: Tuba 100-vjeçarë, nafta derdhet në oborret e shtëpive
“Albpetrol” vazhdon të shkaktojnë ndotje të madhe në Kuçovë, për shkak se puset e naftës janë në gjendje të amortizuar. Report tv intervistoi një qytetar që e ka pusin pranë shtëpisë dhe në ditë me shi, oborri mbushet me naftë.
11 Nëntor 2023, 13:48 -
Lufta Izrael-Palestinë ndikim në tregun e naftës, eksperti Malaj: Çmimi për fuçi mund të arrijë në 110 dollarë nëse konflikti zgjerohet
Ende pa u stabilizuar tregjet e huaja nga lufta në Ukrainë, bombardimet mes Izraelit dhe Palestinës, kanë prekur direkt tregjet ndërkombëtare, duke rritur pasiguritë. Nëse lufta në vendet e lindjes së Mesme nuk ndalet, çmimi i naftës mund të rritet ndjeshëm.
10 Tetor 2023, 13:14 -
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend, nafta rritet me 4 lekë! Ja sa do shiten benzina dhe gazi
Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me vendimin e mëparshëm të Bordit të Transparencës. Në vendimin e publikuar ditën e sotme, nafta do të shitet me 173 lekë për litër, nga 169 lekë për litër, duke shënuar një rritje të çmimit me katër lekë për litër.
10 Maj 2023, 17:16 -
Fermerët në Lushnje marrin naftën falas: Sasia më e ulët se vjet! Dolën shpejt për shkak të fushatës
Ka nisur në Lushnje shpërndarja e naftës falas për fermerët që kultivojnë perime. Ata thanë se këtë vit është reduktuar sasia e karburantit që përfitojnë krahasuar me një vit më parë.
8 Maj 2023, 16:20 -
Ulet pas shumë kohësh çmimi i gazit, nga sot shitet 9 lekë më lirë! Bordi ul me 3 lekë naftën dhe 1 lek benzinën
Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e hidrokarbureve! Pas një periudhe shumë të gjatë, çmimi i gazit është ulur ndjeshëm dhe duke nisur nga sot në orën 18:00 do të tregtohet me 66 lekë për litër nga 75 lekë që ishte më parë. Konkretisht, çmimi i gazit është ulur me 9 lekë.
28 Prill 2023, 15:46 -
Ulja e furnizimit me naftë nga vendet e OPEC-ut, mund të rrisë çmimet dhe të ndihmojë Rusinë
Vendet e mëdha prodhuese të naftës të udhëhequra me në krye Arabinë Saudite thanë se po reduktojnë përsëri furnizimet me naftë të papërpunuar. Këtë herë, vendimi ishte i befasishëm dhe po nxjerr në pah shqetësimet për ecurinë e ekonomisë globale.
4 Prill 2023, 10:18