-
Opinion
Prokuror për të tjerët e avokat për veten!
Basha, edhe pse është jurist, në deklarata e tij nuk ka pasur terma juridike, por si të jetë stër stër nipi i Maximilien Robespierre, kërkon koka të prera, duke vendosur verdiktin në gojën e vet, pa u hapur dosja, pa u shikuar materialet, pa nisur procedurat nga prokuroria, e pa këto të fundit të shkojnë në gjykatë për të kërkuar nisjen e gjykimit.
23 Korrik 2021, 20:28 -
Opinion
Mero Baze: Para se të pyesni për efektet e Reformës në Drejtësi, shikoni fotot e Metës dhe Berishes
Sali Berisha, njeriu i plotëpushtetshëm i tridhjetë viteve, që e ka prodhuar me dorë të tij sistemin e korruptuar të drejtësisë shqiptare, është kthyer në një kufomë shëtitëse, në një personazh aluçinant, që flet me armiq imagjinarë, në një hije që endet mes kufomave të veta, në një njeri banal sikur e ka nxjerr dikush nga një shkollë nate ku demaskonin intelektualët, dhe mbi të gjitha, në një njeri të frikësuar prej krimeve të veta.
23 Korrik 2021, 20:10 -
Kronikë
Meta kundër hapjes së dosjeve të vjetra nga SPAK, Vasili në 2016-n: Të mos hetohen ish pushtetarët nga ’90-ta! Përfaqësuesi BE-së: Ka mision historik, jo kufizime (Dokumenti)
Deklarata e sotme e Yuri Kim për persona që kanë dashur të mos ndodhte reforma në drejtësi ishte një mesazh për Metën dhe Berishën? Zbulohet procesverbali i qershorit 2016 ku Petrit Vasili i LSI-së kërkonte kufizimin e kompetencave të SPAK që të mos hetonte që nga viti 1990 e këtej. Kërkesa u rrëzua nga përfaqësuesit e Brukselit, përfaqësuesi i SHBA mesazh paralajmërues për sabotuesit e reformës.
23 Korrik 2021, 17:49 -
Politikë
Ngjela: Berisha s'mund të jetë në Kuvend në shtator, ligji i dekriminalizimit e pengon! KQZ s'i jep mandatin! Saliu po e çon PD-në drejt anti-amerikanizmit
Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk mund të jetë në Parlament në shtator sepse nuk e lë ligji i dekriminalizimit. Deklaratën e ka bërë një njohës shumë i mirë i ligjit siç është avokati i njohur Spartak Ngjela. Në studion e Repolitix në Report Tv Ngjela tha se neni 2 i ligjit e thotë shumë qartë këtë.
22 Korrik 2021, 21:43 -
Politikë
PD pas Kuvendit Kombëtar, Kadilli: Asnjë vendim! Të ndahemi nga çdo e keqe e së kaluarës, edhe nga ato që na la Berisha! Fjalimi i Bashës? Askush s'mban mend asgjë
Fatbardh Kadilli e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Sipas tij nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim. I pyetur se ç'shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku, Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë
21 Korrik 2021, 19:16 -
Opinion
Basha nuk i duhet më Ramës
Basha nuk do i duhet më Ramës kur të vijë shtatori. Për qeverisje jo e jo. Për bashkëpunim për çështjet e rajonit këtë nuk e dimë. Le të themi mbase. Më së shumti Basha si duhet për mënyrën e çartallosur si doli pas përfundimit të kuvendit të PD. E për më tepër me Berishën në kurriz, ndërsa duket sikur ndajnë së bashku peshën e rëndë të 'non grata'.
21 Korrik 2021, 11:43 - Opinion
-
Politikë
Kuvendi Kombëtar dhe përjashtimi i kritikëve të fundit të Bashës, themeluesi i PD: Në Kuvend u duartrokit Saliu si skenar kundër SHBA! Kalaja: Në shtator Kryesia vendos për Berishën
Kuvendi Kombëtar i PD dhe ngjarjet në vijim janë tema e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga. Të ftuarit Arben Meçaj, themelues i PD, Aulon Kalaja anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Andi Përmeti dhe analisti Plator Nesturi po debatojnë edhe për përjashtimet e fundit në PD.
20 Korrik 2021, 21:48 -
Opinion
Paradokset e dy Kongreseve: PS bën analizën sa vota humbi, PD 'feston'! Gramoz Ruçi largohet, Sali Berisha 'përjetësohet'
Në pak më shumë se një muaj u zhvilluan dy kuvende të rëndësishme; Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste më 12 qershor dhe Kuvendi i Partisë. Demokratike më 17 korrik. Ndonëse dy ngjarje të ndryshme, ato dhanë një mesazh të qartë në publik: PS-ja mbetet parti e parë, ndërkohë PD është dhe do mbetet parti e dytë. Për të kuptuar këtë nuk është e nevojshme të analizohen thellë këto dy evente.
20 Korrik 2021, 21:23 -
Opinion
Mero Baze: Pak e sulmojnë, por askush nuk e mbron!
Ka një zhvillim të ri rreth mënyrës se si PD tani reagon kur dikush kërkon që Berisha të largohet prej PD. Dikur për këtë gjë mund të masakroheshe me breza. Por tani çdo deklaratë e tillë shoqërohet nga një heshtje shurdhuese brenda PD. Shumica e atyre që e mbronin dikur Berishën po heshtin.
20 Korrik 2021, 20:52 -
Opinion
'Dashuria' Berisha-Basha, mungesa e 'at-vrasjes' në PD dhe një mesazh 'ekspres' nga SHBA
Lulzim Basha, sa nga frika sa nga zori është i detyruar që të heqë vallen e nisur që në vitin 2005, kur si “bir” besnik” i “atit” të tij politik Sali Berisha, mori një sërë beneficesh, si akush tjetër që nga lufta e dytë botërore. As Mehmet Shehu që luftoi deri në Spanjë dhe ishte numri dy i regjimit derisa u vra apo u vetëvra, nuk i kishte provuar gjithë këto poste, nën hijen e Enver Hoxhës.
20 Korrik 2021, 19:39 -
Opinion
Ylli Pata: Ideja e PD-së për Senatin, si një 'mauzoleum fosilesh politike'
Deklarata e Mark Markut që duhet një Dhomë e Dytë e Parlamentit shqiptar, pra një senat, që të mbledhë politikanët “dinosaur” në vend, nuk është aspak e re, e realisht nuk duket si e dalë nga koka e Mark Markut.
20 Korrik 2021, 17:45 -
Opinion
Mero Baze: Pakënaqësitë jopolitike ndaj Lulzim Bashës në PD
Në gjithë mërmëritjet e brendshme në Partinë Demokratike, bie në sy fakti se të gjithë kritikojnë Lulzim Bashën rreth zgjedhjeve të tij, shijeve të tij politike, muzikore apo luftarake, dhe akoma më shumë rreth veseve të tij nepotike me familjen e gruas, vilat e tyre etj.
19 Korrik 2021, 19:58 -
Opinion
Apoteoza e Berishës si fund dhe fillimi i pushtetit të Bashës
Për shumëkush që priste ndryshime nga Kuvendi i Partisë Demokratike, kryetari i ri dhe i vjetër Basha nuk i ka zhgënjyer. Ai ka bërë pikërisht atë që priste pjesa më e madhe prej tij, që të mos ndryshonin. Vetëm se apoteoza e bazës pjesëmarrëse në Pallatin e Kongreseve për Sali Berishën, si fund i pushtetit fizik, mendor, ideor e këshillimtar tashmë është institucionalizuar.
19 Korrik 2021, 18:22 -
Opinion
Ylli Pata: Rreziqet që paralajmëron “bllokada” në Kuvendin e PD-së
Mungesa e kurajos, ndoshta e vizionit të Lulzim Bashës për të prodhuar një platformë të re politike në Kuvendin e PD-së, që ta kthejë opozitën në një strumbullar të shoqërisë shqiptare, sjell një rrezik të madh për sezonin e ri politik në Shqipëri
19 Korrik 2021, 17:24 -
Opinion
Familja Berisha sulmon Mark Markun: Dorëzo mandatin e deputetit, ti s’ke bërë asgjë për PD-në e tani na jep mend
Në portalin e familjes Berisha është botuar një koment i shkruar nga një prej njerëzve të afërt të Berishës, në të cilin i kërkohet Markut që të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi ai s’ka bërë asgjë për PD-në dhe se meriton ta përfaqësojë atë në Parlament.
19 Korrik 2021, 16:51 -
Politikë
Bislim Ahmetaj në Report Tv: Protagonizmi i Berishës në Kuvendin e PD i panevojshëm! Basha i kapur! Në listën e Këshillit Kombëtar ka bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit
Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e Report Tv, ai e ka cilësuar si të pafalshme gabimin e Berishës, duke e vendosur në krye të PD-së, Lulzim Bashën, kjo sepse sipas tij, kryedemokrati nuk i ka sjellë asnjë të mirë demokratëve.
19 Korrik 2021, 14:46 -
Opinion
Ylli Pata: Spastrimi anti-amerikan i PD-së, largohen ata që takuan zyrtarin e lartë të DASH
Lulzim Basha ka kryer spastrimin e katër të Partisë Demokratike, që kur mori këtë post, 8 vjet më parë në vitin 2013. Tashmë, edhe ata pak politikanë të opozitës që kanë pasur qëndrime kritike ndaj kryetarit, e që kanë mbetur në Këshillin Kombëtar janë rralluar tepër, e sipas të gjitha gjasave, zërat e tyre duken si një ishull të vogël, duke krijuar kështu edhe mundësinë për spastrimin e radhës e të plotë.
19 Korrik 2021, 10:59 - Opinion
- Opinion