-
Asnjë përparim mbi Ukrainën, NATO dhe Rusia bien dakord për bisedime të tjera
Kreu i aleancës atlantike tha sot në Bruksel se dallimet mes Rusisë dhe NATO-s lidhur me Ukrainën do të jenë të vështira për t'u kapërcyer. Ai i bëri komentet pas rreth katër orë bisedimesh në kuadër të këshillit NATO-Rusi, ku Moska këmbënguli në ato që i quan garanci sigurie nga Perëndimi.
12 Janar 2022, 20:06 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, a do mundet 'Dhelpra e Argjendtë' të bind Putin për arritjen e një marrëveshje?
Wendy Sherman, një nga diplomatet më të fuqishme në botë, e cila njihet edhe me nofkën “Dhelpra e Argjendtë” do të jetë pjesë e bisedimeve SHBA-RUSI për tensionet e në Ukrainë.
12 Janar 2022, 14:52 -
Merr detyrën komandanti i ri i Forcës Ajrore, ministri i Mbrojtjes: Forca Ajrore shqiptare do të operojë në një bazë taktike të NATO
Gjeneral brigade Ylli Pulaj mori sot, zyrtarisht detyrën e komandantit të Forcës Ajrore të FA. Gjeneral brigade Pulajt iu dorëzua flamuri luftarak i Forcës Ajrore nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj në një ceremoni, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e komandantë të forcave.
12 Janar 2022, 11:53 -
Ish-gjenerali i NATO: Baza amerikane në Shqipëri dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit
SHBA-të do të ngrenë në Shqipëri një Komandë të Forcave Speciale. Në një intervistë për DW, ish-gjenerali i NATO-s, Erhard Bühler, shpjegon pse ky lajm është një sinjal i rëndësishëm për rajonin.
12 Janar 2022, 09:12 -
Bisedimet e Gjenevës mes Moskës dhe SHBA-ve, Rusia mohon të ketë plane për të pushtuar Ukrainën
Ditën e djeshme, më 10 janar, janë zhvilluar disa bisedime diplomatike në Gjenevë pas dy bisedave telefonike mes dy liderëve politik Joe Biden dhe Vladimir Putin. Edhe këtë herë, Rusia ka mohuar të ketë qëllim hapjen e zjarrit në Ukrainë, ndërsa SHBA ka theksuar vënien e sakisioneve në rast sulmi
10 Janar 2022, 23:51 -
SHBA dhe Rusia nisin javën e takimeve diplomatike
Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të hënën takimet diplomatike në Gjenevë, të cilat janë nxitur nga kërkesat e Moskës për marrëveshje rreth sigurisë dhe pozicionimin e trupave ruse afër Ukrainës. Gjatë javës, zyrtarë të Perëndimit dhe ata rusë do të zhvillojnë edhe dy takime tjera në Bruksel dhe Vjenë.
10 Janar 2022, 11:57 -
Ushtria amerikane shtab në vendin tonë, Kollçaku: Nuk u zgjodhëm rastësisht, do ketë efekte pozitive! Javën tjetër nisin punimet në bazën e Kuçovës
Ngritja e shtabit pararojë të ushtrisë amerikane në vendin tonë, për deputetin e Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku nuk është një përzgjedhje rastësore, por ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi ndër vite mes Forcave të Armatosura Shqiptare me NATO-n dhe SHBA-në. Në Report Tv, Kollçaku tha se javën e ardhshme nisin punimet për bazën ajrore të Kuçovës.
7 Janar 2022, 20:32 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, mblidhet NATO, ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Të zgjidhet me dialog
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që NATO të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm me ministrat e Jashtëm. Duke qenë se edhe Shqipëria është pjesë e NATO-s e pranishme në takim ishte edhe ministrja Olta Xhaçka.
7 Janar 2022, 16:45 -
Politika e dobët e jashtme, ndarjet e brendshme kanë bërë që BE të lihet jashtë bisedimeve SHBA-NATO-Rusi
Mungesa e ndikimit të politikës së jashtme nga ana e BE-së është një nga arsyet që blloku u mënjanua në bisedimet e ardhshme të sigurisë të mbajtura nga SHBA, NATO dhe Rusia, ka raportuar Financial Times.
7 Janar 2022, 00:45 -
Kriza e gazit që ka ‘pushtuar’ Evropën ka nxitur minatorët polakë të qymyrit të ‘ndezin’ protestat e pagave
Minatorët polakë të qymyrit po bëjnë një bllokadë për atë që ata thonë se është paga e pamjaftueshme pasi u është dashur të rrisin orët e punës për të zbutur ndikimin e krizës energjetike që ka kapluar vendin dhe Evropën.
6 Janar 2022, 00:32 -
Blinken: Pasoja të rënda për Rusinë nëse pushton Ukrainën
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi të mërkurën, më 5 janar, se Rusia duhet të largojë presionin ndaj Ukrainës nëse dëshiron progres, pasi ai rikonfirmoi një paralajmërim për "pasoja masive" në rast të pushtimit.
5 Janar 2022, 22:18 -
Takim i posaçëm NATO-Rusi lidhur me krizën mbi Ukrainën
Një zyrtar i NATO-s njoftoi sot se javën e ardhshme do të mbahet një takim i posaçëm i ambasadorëve të aleancës atlantike me zyrtarë të lartë rusë. Takimi i caktuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vjen ndërsa palët po kërkojnë dialog për të parandaluar një përplasje të hapur lidhur me Ukrainën.
4 Janar 2022, 15:24 -
Biden telefonon presidentin e Ukrainës: Na keni në krah! Mbështetje ushtarake nëse ju sulmon Rusia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i premtojnë mbështetje ushtarake Ukrainës nëse pushtohet nga Rusia. Deklaratën e ka bërë kreu i Shtëpisë së Bardhë Xho Bajden, gjatë një telefonate me homologun ukrainas, Zelenski. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden I ka konfirmuar sërish Ukrainës Ukrainës mbështetjen amerikane përballë kërcënimeve për pushtim nga Rusia.
3 Janar 2022, 11:33 -
Kontingjenti i ri trupave nga Shqipëria merr detyrën në Letoni, pamje nga ceremonia
Kontingjenti i vjetër në Letoni i trupave nga Shqipëria ka lënë detyrën dhe është zëvendësuar nga një grup i ri, i cili do të përfaqësojë po aq denjësisht vendin tonë e do të tregojë se Shqipëria është një vend anëtar i denjë i NATO-s.
31 Dhjetor 2021, 15:38 -
Turqia ndërmerr hapa të rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit të Azerbajxhanit dhe Armenisë: Do të bisedojmë në Moskë
Turqia dhe Armenia do të angazhohen në bisedimet e tyre të para në Moskë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në një takim vjetor të vlerësimit në kryeqytetin Ankara të hënën.
28 Dhjetor 2021, 02:49 -
Britania e Madhe paralajmëron Rusinë kundër 'gabimit strategjik' në lidhje me Ukrainën
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar Moskën se çdo inkursion rus në Ukrainën fqinje do të ishte një gabim i kushtueshëm pasi tensionet vazhdojnë të rriten pas një grumbullimi të fundit të trupave pranë kufirit.
25 Dhjetor 2021, 02:18