-
EKSKLUZIVE / Report Tv zbardh dëshminë e 17-vjeçares së përdhunuar në Fushë Krujë: Më thanë do të çojmë në Greqi, shërben vetëm si prostitutë
Report Tv ka siguruar dëshminë e saj dhe dosjen e plotë në prokurori, ku tregohet se si e mitura ra pre e shfrytëzimit seksual nga 6 persona. Në këtë histori janë të përfshirë dhe shumë persona të tjerë të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura tregon dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi.
13 Korrik 2020, 18:24 -
-
Drogonin dhe shfrytëzonin seksualisht 17-vjeçaren në Krujë, arrestohen 4 të rinj, 2 në kërkim
Katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare.
12 Korrik 2020, 10:35 -
Denoncimi i 7 gjimnazisteve të “Gramoz Palushit” në 2019-ën që zbuloi abuzimet seksuale të rojës së 9-vjeçares (LETRA)
Prej tetorit 2019, 7 nxënëse të gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan, kanë denoncuar në një letër për dijeni edhe policisë, se si roja i 9-vjeçares Abaz Dogu i ngacmonte me veprime të turpshme. Ishte kjo letër, që pas investigimit të mësuesve dhe drejtorit Abaz Hoxha, solli në atë kohë largimin nga shkolla “Azem Hajdari” të 65-vjeçarit, që sot është në bankën e të akuzuarit për abuzim seksual prej 1 viti me një 14-vjeçare.
22 Qershor 2020, 13:21 -
-
Përdhunimi i 15 vjeçares nga roja/ Të rinjtë marshim në Shkodër: Kastrim për pedofilët dhe të skedohen
Një grup të rinjsh kanë zhvilluar një marshim në pedonalen e qytetit të Shkodrës, nisur nga ngjarja që tronditi opinionin publik, përdhunimi i 15-vjeçares nga roja e shkollës.
8 Qershor 2020, 16:59 -
-
'Nuk luhet Përdhunimesh', vajzat në Vlorë marshojnë për të dënuar ngjarjet e rënda të ditëve të fundit
Edhe pse nën reshje shiu, protesta për përdhunimin e vajzës 15-vjeçare ka vijuar edhe në qytetin e Vlorës.Shoqëria civile në Vlorë është organizuar në bulevard me një moto ndryshe nga ajo që është zgjedhur në qytetet e tjera. "Nuk luhet Përdhunimesh&
6 Qershor 2020, 19:22 -
'Për Fëmijërinë e Vjedhur', marshimi kundër përdhunimit vijon edhe në Elbasan (VIDEO)
Përdhunimi i 15-vjeçares në Tiranë ka shkaktuar shumë reagim në publik dhe pas protestave të ditës së enjte në kryeqytet, ditës së sotme në Sarandë, Vlorë dhe Korçë është organizuar edhe një marshim në Elbasan.Gjatë pasdites së sotme një manifestim për ti thënë jo pe
6 Qershor 2020, 18:14 -
-
-
Përdhunimi i 15- vjeçares nga roja i shkollës/ Familja zhvendoset në një qytet tjetër! Hysi: Dështuam të gjithë! Kodheli: Zyshat sot e kanë mendjen te minifundet
Familja e 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës dhe 3 shokët është larguar nga lagjja ku jetonte më parë drejt një tjetër qyteti. Një gjë e tillë u bë i ditur nga drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj në mbledhjen e “Aleancës së Grave Deputete”, e cila sqaroi se ky vendim është me qëllim mbrojtjen e vajzës dhe familjarëve të saj pasi jetonin në një pallat me abuzuesin.
3 Qershor 2020, 11:09 -
Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës/ FRPD marshim para ministrisë së Arsimit: Shahini zgjodhi heshtjen! Të dorëhiqet (VIDEO)
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është mbledhur përpara ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Besa Shahini pasi nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e 15-vjeçares e cila është përdhunuar nga roja i shkollës dhe 3 nxënës të tjerë.
3 Qershor 2020, 10:59 -
Me fytyrën e mbuluar me duar dhe kokën ulur, del para gjykatës roja i shkollës! Dëshmia e të miturës: Ka abuzuar edhe me dy shoqet e mia (VIDEO)
Katër të dyshuarit si përdhunues të të miturës 15-vjeçare do të mbeten në burg duke rrezikuar deri në 20 vite dënim. Ndërsa para gjykatës ish-roja i shkollës dhe një 20-vjeçar që akuzohet se kanë abuzuar pas shantazheve me video intime, dolën me kokën ulur duke mbuluar fytyrën.
2 Qershor 2020, 12:59 -
U abuzua nga roja në Tiranë, AMA: Kujdes! Media mos të publikojë të dhëna që identifikojnë të miturën
Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë qenë mjaft të kujdesshëm duke mos publikuar të dhëna që çojnë në identifikimin e së miturës që është abuzuar, por një pjesë e mediave nuk ka respektuar të ruajnë të fshehta të dhënat e viktimës duke paraqitur rastet me detaje dhe intervistuar të afërm të fëmijës, duke bërë të mundur identifikimin. Ky reagim i AMA duket se shkon pikërisht me këto media, ku me publikimin e të dhënave kanë dëmtuar normat ligjore dhe etike, dhe dëmtuar edhe më shumë fëmijën e abuzuar.
1 Qershor 2020, 19:41 -
'Welcome to hell'! Video intime e fushatë denigruese në lagje e shkollë...tmerret që kaloi e mitura e abuzuar nga roja pedofil i shkollës
Një pedofil 65-vjeçar ishte emëruar roje shkolle. Fushata denigruese me shkrime ofenduese në muret e shkollës dhe pallatit. Djemtë dhe 65-vjeçari i bënë vajzës video intime. 65-vjeçari e ka mohuar që të jetë përdhunuesi dhe shpërndarësi i videove, por provat e kanë faktuar përfshirjen e tij. Ka edhe një video gjatë marrëdhënieve me të miturën. E mitura me familjen janë vendosur në statusin e personave të mbrojtur, raporton gazetari Arsen Rusta. Videoja është prova më e fortë që organet kanë.
1 Qershor 2020, 11:15 -
‘Veshët e vulosur të policisë/ Shfrytëzimi i gjimnazistes nga roja i shkollës tregohej prej një viti si ‘hit’ nëpër gojët e lagjes’
Javët e fundit prindërit e 15 vjeçares të abuzuar seksualisht e kaluan duke fshirë nëpër muret e lagjes emrin e saj. E gjithë lagjja ku emri katërgërmësh i fëmijës ka zënë muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe përse. Të gjithë e dinin, përveç policisë dhe familjes.
1 Qershor 2020, 07:57 -
E rëndë në Kamzë/ E shantazhojnë se do t'i shkruajnë emrin në mure, roja i shkollës, 2 nxënës dhe një tjetër përdhunojnë të miturën! I bëjnë edhe video
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë të Kamzës ku e mitura 15 vjeçare është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me rojen e shkollës 65 vjeçar dhe më pas edhe me tre shokët e tij të mitur të rinj. Edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur i moshuari e ka filmuar të gjithë skenën e më pas e ka shpërndarë tek të rinjtë në kafenenë e lagjes. Të rinjtë e kanë shantazhuar të miturën se do t'i shpërndajnë videon nëse edhe me ta nuk do të pranonte marrëdhënie.
30 Maj 2020, 15:53 -
-
Zbardhet dosja e plotë e pedofilit të Fierit! Video që çoi në pranga 73-vjeçarin: Shenjat me lazer e ‘joshja’ me çokollata tek koteci i pulave
Nëna dhe gjyshja e të miturës kishin dijeni për abuzimin, por nuk denoncuan në polici. Psikologia e shkollës njoftoi uniformat blu sapo mësoi historinë e abuzimit seksual. Zbardhet komunikimi me sinjale mes pedofilit dhe vajzës së mitur.
28 Prill 2020, 20:21