-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
4 muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Rama ka bërë disa ndryshime në ekipin e drejtuesve politikë. Tiranës i ka shtuar përforcime më Pandeli Majkon, të cilin e largoi nga drejtimi i qarkut të Kukësit, dhe delegoi atje Eduart Shalsin. Ndryshimet u bënë në mbledhjen e kryesisë, ku kërkoi angazhim maksimal edhe për votën e diasporës.
6 Janar, 09:04 -
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
Samiti i Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në maj 2025 në Tiranë, ndërsa samiti i NATO-s pritet të mbahet në 2027 po në Tiranë, shkruan faqja maqedonase novatv.mk. Sipas shumë operatorëve Shqipëria po ecën me ritme të pandalshme. Vetëm këtë vit aeroporti i Tiranës këtë vit arriti të priste 10 milionë pasagjerë.
4 Janar, 21:58 -
La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera
Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri më tani në mbarë botën. Jo për shkak të kohëzgjatjes (e menjëhershme) apo për efektet (zbatimi për të gjithë, pa përjashtim), por për motivet
4 Janar, 10:18 -
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
Kryetari i demokratëve Euroatlantikë e cilëson dëm ekonomik, pa asnjë përfitim për qytetarët shqiptarë konstelacionin që kryeministri ndërtoi në oborrin e zyrës. Basha: Qeveritarët jan të zënë duke mbushur xhepat e tyre!
3 Janar, 14:42 -
‘Shqipëria në BE në 2030!’ premton Rama dhe mbyll TikTok! Intervista për Corriere della Sera: Në maj mirëpres me përulësi votën e qytetarëve
Kryeministri Edi Rama, që drejton qeverinë që nga viti 2013, pas tre fitoreve radhazi, po përgatitet t’i kërkojë popullit të tij një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të ardhshëm. Fitorja e Trump? Rama: Si e atij që është kthyer në majën e botës pasi ka qenë buzë humnerës, duke prekur madje edhe vdekjen.
3 Janar, 11:02 -
Ngjarjet kulturore/ 2300 evente gjatë vitit 2024! Sitet e trashëgimisë pritën 1.3 mln vizitorë
Viti 2024 shënoi një rekord vizitorësh në sitet e trashëgimisë kulturore duke arritur në 1.3 milionë vizitorë, ose 30% më shumë se në vitin 2023. Kryeministri Edi Rama me një video të shpërndarë në rrjetet sociale, rendit ngjarjet me të rëndësishme historike të vitit që lamë pas.
3 Janar, 09:50 -
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
Fëmijët e parë të lindur në maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” kanë marrë Bonusin e Bebes, një nismë që prej vitit 2019 ka mbështetur mbi 227 mijë familje në Shqipëri, bën me dije kryeministri Rama në facebook.
1 Janar, 16:50 -
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
Inteligjenca Artificiale i mundësoi kryeministrit Edi Rama 'një takim' me Ismail Qemalin, burrin e shtetit që më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar.
1 Janar, 09:08 -
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcjellë urimin e Vitit të Ri 2025 nga Parku Eden, instalacioni prej druri, i ndërtuar brenda kryeministrisë dhe që tashmë duket se ka përfunduar.
31 Dhjetor 2024, 19:53 -
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
Ndëshkimi i të pandëshkueshmëve ka nisur të ndodhë. Mirë apo keq, drejt apo gabim, me prova apo me perceptim, kjo është histori tjetër dhe ky është basti i parë i fituar i publikut, falë stapit në kokë të Dumanit të SPAKU-ut, por ende jo më i rëndësishmi. Ndëshkimi nuk është drejtësi në vetvete
31 Dhjetor 2024, 19:34 -
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
Në prag të ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët për një vit sa më të mbarë, me shëndet të mirë e gëzime në çdo familje. Mesazhi në Facebook: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, këtë vit dhe disa vite pas tij, do e ngjisim në majë! Shëndet, mbarësi dhe gëzim në familjet tuaja
31 Dhjetor 2024, 19:15 -
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
Viti 2024 po mbyllet dhe ai që vjen premton zhvillime nga më interesantet përsa i përket drejtësisë, por edhe politikës. Por si e sheh ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli vitin që u mbyll dhe premisat për garën elektorale. Entuziast për SPAK, mosbesues te forcat e reja politike, për të cilat thotë se drejtohen nga njerëz delirantë dhe janë si 'autobusi i Kuçit'
31 Dhjetor 2024, 17:44 -
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
Me një kartolinë në duar ku shkruhej “SPAK-u i Partisë”, ish-kandidati i PL për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi e mbylli vitin në SPAK me një tjetër denoncim për bashkinë e Kuçovës dhe oligarkët sipas tij të lidhur me kryebashkiakun.
31 Dhjetor 2024, 12:21 -
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
Gjykata e Lartë e Venezuela ka urdhëruar TikTok të paguajë një gjobë prej 10 milionë dollarësh brenda tetë ditëve, për shkak të “neglizhencës” së platformës në parandalimin e përhapjes së sfidave virale që kanë rezultuar me pasoja fatale.
31 Dhjetor 2024, 08:11 -
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
Bilanci i vitit 2024 u diskutua në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ me juristin Kreshnik Spahiu. Me anë të lidhjes Skype nga Gjermania, Spahiu renditi për Babaramon disa nga ngjarjet më të rëndësishme për 2024.
30 Dhjetor 2024, 21:18