-
Lufta/ Bombarduesit amerikanë B-52 mbërrijnë në Lindjen e Mesme! Media: IDF në prag të arrestimit të Sinwar 5 herë para se të vritej
Bombarduesit amerikanë B-52 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme. Kjo u njoftua nga ushtria amerikane, një ditë pasi Washingtoni njoftoi për forca shtesë në rajon, për të përballuar kërcënimin Iranian.
3 Nëntor 2024, 09:09 -
Lufta/ Irani përsërit kërcënimet ndaj Tel Avivit, Izraeli vijon bombardimet në Gaza dhe Liban, Hezbollah i përgjigjet me 90 raketa
Sulmet ajrore izraelite në Bejrut dhe Rripin e Gazës, Hezbollah përgjigjet me 90 raketa. Vriten edhe 4 tajlandezë në kufirin libanezo-izraelit. Në krahun tjetër, tensionet mes Iranit dhe Izraelit po rriten
1 Nëntor 2024, 08:26 -
Sulmohen ushtarët e OKB-së në Liban, 8 të plagosur! UNIFIL: Dyshojmë te Hezbollah! Izraeli bombardon pallatin strehimore në Gaza, 109 të vdekur, mes tyre gra e fëmijë
IDF nuk i ndal bombardimet në të dy frontet, rritet bilanci i viktimave, në 24 orë 153 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ndërtesa ku jetonin rreth 200 persona u rrafshua me predha. Edhe Ministria e Shëndetësisë së Libanit njoftoi se pati viktima në të gjithë territorin e saj. Shefi i CIA-s, William Burns, diskuton në Katar marrëveshjen e paqes me armëpushim 28 ditor. OBSH reagon për ligjin izraelit
29 Tetor 2024, 09:14 -
Konferenca e Parisit/ Macron akuza Netanyahut: Nuk e mbroni qytetërimin duke mbjellë barbarizëm, lufta të përfundojë sa më shpejt!
Presidenti francez Emmanuel Macron, në konferencën libaneze që po mbahet në Paris, iu përgjigj deklaratave të fundit të kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i cili kishte folur për një "luftë civilizimi kundër barbarizmit" në Gaza dhe Liban. Kritikon edhe Iranin për përdorimin e Hezbollahut
24 Tetor 2024, 17:51 -
Izraeli bombardon në Gaza, Liban dhe Siri, 16 të vrarë dhe 32 të plagosur në një shkollë! Vdesin dhe 4 ushtarë e një punonjës i OKB! Tel Avivi shtyn sulmin ndaj Iranit
IDF vijon luftën në dy fronte. Sulmi ndaj një shkolle ku strehoheshin civilët në Nuseirat ka lënë shumë viktima, mes tyre dhe fëmijë. Izraeli bombardon edhe në Siri, vritet një ushtar dhe plagosen 7. Goditje edhe në Liban, vdesin 3 ushtarë të tjerë. Vritet dhe anëtari i UNRWA në Rripin e Gazës, reagon OKB. Konferenca e Parisit siguron 1 mld dollarë për Libanin. Macron kritikon Netanyahun: Jepini fund luftës!
24 Tetor 2024, 16:21 -
Lufta në Gaza e Liban/ Përflitej si lideri i ri i Hezbollah, IDF konfirmon eliminimin e Hashem Safieddine! Tajani: 25 milionë € nga Italia për ndihma humanitare dhe rindërtimin
Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit me dron në shtëpinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë.
22 Tetor 2024, 09:09 -
SHBA kërkon që lufta Izrael-Hezbollah të përfundojë sa më shpejt
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kërkojnë që lufta Izrael-Hezbollah të përfundojë “sa më shpejt që është e mundur”, teksa shtyjnë përpara një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, që i kërkon grupit të armatosur të tërhiqet prej jugut të Libanit.
21 Tetor 2024, 15:33 -
Izraeli hakmeret për sulmin ndaj rezidencës së Netanyahut, 152 të vrarë në Gaza dhe Liban gjatë 24 orëve të fundit! Irani: Nëse Tel Avivi na sulmon, godasim objektet bërthamore!
Masakër në Beit Lahia të Gazës veriore, 87 civilë të vdekur nga bombardimet e IDF. Izraeli njofton se eliminoi edhe 65 anëtarë të Hezbollahut në Liban. Teherani mohon të ketë gisht në sulmin me dron ndaj selisë së kryeministrit izraelit. Netanyahu tha se do konsultohet me SHBA, por vendimet i marrin vetë
20 Tetor 2024, 15:39 -
IDF publikon VIDEON e momentit të fundit të Sinwar, para vrasjes: Në divan i plagosur, përpiqet të reagojë! Netanyahu: Fillimi i fundit të luftës! Iran-Hezbollah: Na forcon, përshkallëzim!
Ushtria izraelite publikoi pamjet e marra nga një dron, pak sekonda pas bombardimit në një godinë në Gaza. Pretendohet se personi në divan është “arkitekti” i sulmeve të 7 Tetorit 2023 në Izrael, kreu i Hamas. Përpiqet t’i godasë me një dërrasë, i mbuluar nga pluhuri. Reagimet e Iranit dhe Hezbollahut pas vrasjes, SHBA-të përshëndesin Izraelin
18 Tetor 2024, 08:06 -
Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza e Liban, të paktën 34 të vdekur! Aktivistët hebrenj kundër luftës, bllokojnë bursën e Wall Street, 206 të arrestuar
Bombardimet në Rripin e Gazës shkaktuan të paktën 13 të vdekur. Kurse nga ato në Libanin jugor u raportuan 21 viktima prej sulmeve të mbrëmjes së djeshme të IDF. Katër ushtarë izraelitë vdiqën në një sulm të Hezbollahut ditën e djeshme. Mbi 500 aktivistë hebrenj protestojnë në Nju Jork, i kërkojnë Izraelit ndaljen e luftës në Gaza dhe Liban. UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme
15 Tetor 2024, 08:11 -
Lufta/ ‘Mburoja e hekurt’ e Izraelit duket se s’po funksionon, vriten 4 ushtarë, 58 të plagosur! IDF bombardon në Gaza! SHBA dërgon sistemin antiraketor në Tel Aviv
Hezbollah lëshoi raketa dhe dronë në territoret izraelite, raportohet goditja e një baze ushtarake të IDF, edhe dje pati sulme që i mbijetuan ‘mburojës së hekurt’! IDF, bastisje në qendrën komanduese në një spital në Gaza. Amerika lëviz logjistikën e rëndë drejt Izraelit, lufta përshkallëzohet dhe kalon në nivel tjetër
14 Tetor 2024, 08:28 -
Ekskluzive/ VOA: Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bombardimet
Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e Amerikës, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur nga Irani kanë ndërprerë tre nga burimet kryesore të parave.
12 Tetor 2024, 09:12 -
IDF sulmon 150 baza të Hezbollahut! Sulm terrorist në stacionin e autobusit në Beersheva, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur në Izrael! Vritet atentatori arabo-izraelit
Nga bombardimet në LibanEdhe dita e sotme (6 Tetor) është shoqëruar me breshëri raketash dhe mortajash me IDF-së së Izraelit dhe Hezbollahu në Liban.Teksa Tel Avivi njoftoi gjatë ditës m
6 Tetor 2024, 15:34 -
Ben Blushi: Vetëvrasja e Iranit
Irani po mbron tre banda që i ka krijuar prej dhjetëra vitesh, duke i furnizuar me para, me armë dhe kurajo. Këto banda që sulmojnë çdo ditë Izraelin janë Hamasi, Hezbollahu dhe Huthi në Jemen. Megjithëse nuk kanë pasur sukses ta shkatërrojnë Izraelin, ato kanë shkatërruar me sukses tre vendet ku veprojnë: Gazën, Libanin dhe Jemenin
4 Tetor 2024, 10:33 -
Liderë botërorë reagojnë ndaj ofensivës së Izraelit në Liban
Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Izraelit që të shmangë një pushtim të plotë të Libanit, pasi ushtria izraelite tha se kishte nisur operacione tokësore si pjesë e përballjes së saj të fundit me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
1 Tetor 2024, 16:16 -
Lufta/ Irani lëshoi 200 raketa drejt Izraelit, IDF u përgjigjet me bombardime! Mbi 70 të vdekur në 24 orët e fundit në trekëndëshin Liban-Gaza-Izrael!
Teherani kërcënon se "do e kthejë në hi" Izraelin nëse nuk tërhiqet, teksa premton hakmarrje. IDF reagon dhe deklaron se "do sulmojë me të gjithë forcën e saj". Dy sulme terroriste në Izrael, me të paktën 8 viktima. Goditet shkolla në Gaza, 6 të vrarë. Bombardime edhe në Liban, 55 të vdekur dhe 156 të plagosur
1 Tetor 2024, 07:42