-
Kosova & Rajoni
Dhunoi të dashurën për vdekje, Dardan Krivaqa braktiset në qeli nga familjarët, askush nuk e ka vizituar
Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani ka dhënë detaje në lidhje me burgosjen e Dardan Krivaqës, i cili më 22 Gusht dhunoi për vdekje bashkëjetuesen e tij 18-vjeçaren, Marigona Osmani
27 Gusht 2021, 15:45 -
Kosova & Rajoni
Vrasja 18-vjeçares në Kosovë një krim i paralajmëruar, autori kishte dhunuar edhe ish-të dashurën dhe goditur me thikë familjarin e saj
Rasti i dhunimit të Marigona Osmanit, si duket nuk ka qenë i pari për 29-vjeçarin. Bëhet me dije se Dardan Krivaqa në vitin 2017 ka ushtruar dhunë edhe ndaj ish-të dashurës së tij. Sakaq, në 10 qershor të vitit 2017 ai ka sulmuar me thikë një familjar të ish të dashurës, sepse ai kishte tentuar ta largonte nga dhuna të afërmen e tij.
26 Gusht 2021, 09:05 -
Kosova & Rajoni
Vrasja e 18-vjeçares, del raporti paraprak mjekoligjor: Ndërroi jetë 24 orë përpara se të dërgohej në spital, u dhunua për 2 ditë rresht
Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u vra brutalisht nga bashkëjetuesi i saj, dyshohet se ka ndërruar jetë 24 orë përpara se dy të rinjtë ta çonin në spital. Ky lajm është bërë me dije nga Nazlie Balaj, këshilltare e Ministrisë së Drejtësisë. Ndërsa ajo është shprehur, se ndaj 18-vjeçares është ushtruar dhunë fizike për dy ditë rresht, deri në thyerjen e gjymtyrëve.
25 Gusht 2021, 09:07 -
Kosova & Rajoni
E bija iu dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi e shoku i tij, babi i viktimës flet për 'Report Tv': Lajmin e mora nga rrjete sociale! Uroj që rasti i vajzës sime, të jetë i fundit i dhunës ndaj grave
18-vjeçarja Marigona Osmani përcillet sot për në banesë ne fundit, pasi u dhuna për vdekje nga bashkëjetuesi i saj dhe shoku i tij, ndërsa babai i saj, me dhimbje thotë për "Report Tv" se ata nuk kishin dijeni se bija jetonte me një njeri me të shkuar kriminale. Ai u shpreh se lajmin për ndarjen nga jeta të së bijës e kishin marrë nga rrjetet sociale, ndërsa me zërin që i dridhej nga dhimbja, ai bëri një apel për të gjithë prindërit që të kenë kujdes se me kë i shoqërohen vajzat.
24 Gusht 2021, 12:39 -
Kosova & Rajoni
Reperi i njohur i revoltuar për vrasjen e 18-vjeçares: Del një i prishur në tru e këput si lule pa çelur mirë
Gold AG, reperi i njohur ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se del një i prishur në tru dhe e këput si lule akoma pa u çelur, duke iu referuar kështu vrasjes së Marigona Osmanit.
24 Gusht 2021, 11:44 -
Kosova & Rajoni
Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, video ku dyshohet se autori i vrasjes tenton të arratiset
Në mediat kosovare po qarkullon video e një personi që po tenton të fshihet ndërsa policia e Kosovës dyshon se është Dardan Krivaqa. Ata janë shprehur se kanë marrë një denoncim nga qytetarët rreth orës 20:30, të cilët kanë thënë se kanë parë Dardan Krivaqën të ulur në shkallët e oborrit të një lagjeje. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë ushtruar kontrolle në atë zonë, por personi i dyshuar ka arritur të largohet.
24 Gusht 2021, 11:31 -
Kosova & Rajoni
Kosovë/ E la të vdekur në derën e spitalit, arrestohet bashkëjetuesi i 18-vjeçares! Familjarët e shokut: Parandaloi një vrasje të dytë, autori bashkëpunoi me policinë! I ati i viktimës: S'e dinim të shkuarën e tij!
Pas një kërkimi dy ditor nga forcat e policisë ka përfunduar në pranga bashkëjetuesi i Marigona Osmanit, vajzës së re e cila u dhuna për vdekje. Ndërkohë në një rrëfim për Report Televizion, pak orë para se të përcillte të bijën për në banesën e fundit i ati Muhabi Osmani u shpreh se ata nuk kishin dijeni për të shkuarën kriminale të vrasësit të vajzës.
24 Gusht 2021, 07:59 -
Opinion
Tronditja s’mjafton!
Vrasja e vajzës 18-vjeçare në Ferizaj nuk është vrasje e zakonshme. Është njëra ndër vrasjet më makabre që kanë ndodhur viteve të fundit në Kosovë. Është vrasje e një njeriu, një vajze, nga dy burra, sipas prokurorisë. Vrasja është kryer për “motive të ulëta”. Tmerri mund të merret me mend: mbase dy përbindësha kanë përdhunuar, keqtrajtuar dhe vrarë një vajzë.
23 Gusht 2021, 15:40 -
Kosova & Rajoni
Dy të rinj lënë të vdekur 18-vjeçaren në derën e spitalit në Ferizaj, dhe ‘zhduken’, policia arreston njërin prej tyre! Prokurori: Të akuzuarit, emra të njohur për policinë
Dy të rinj në Kosovë kanë lënë të vdekur një 18-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj pasi e kanë dhunuar fizikisht dhe si pasojë e goditjeve ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar, shtetasin A.S, 32-vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Dardan Krivaqës.
23 Gusht 2021, 11:41 -
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
E veshur me kostumin tradicional dhe me shqiponjën pranë zemrës, Rita Ora nderohet me muralin në ngjyrat shqiptare në Kosovë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një ndër më të dashurat për publikun shqiptar, i cili e ndjek me krenari që prej vitit 2012 kur realizoi këngën e saj të parë.
16 Prill 2021, 09:11 -
-
Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj/ Ministri I shëndetësisë Zemaj: Dy prej të lënduarve drejt Turqisë për trajtim
Dy ditë më parë në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj, në Kosovë ka ndodhur një shpërthim i një bombolës gazi, si pasojë e të cilit kanë mbetur shumë të lënduar. Ministri i shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook mëngjesin e sotëm, ka dhënë lajmin se 2 prej të lënduarve nga shpërthimi i bombolës janë nisur drejt Turqisë, për një trajtim më të mirë.
7 Janar 2021, 08:35 -
Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj/ Mbi 50 të lënduar, dëshmia e gruas së mbijetuar: Nusja e vëllait është shtatzënë, gjysma e fytyrës iu ka djegë
Ditën e djeshme Në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj, në Kosovë ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi, si pasojë e të cilit kanë mbetur shumë të lënduar.
6 Janar 2021, 11:07