-
Paraditja do të përfshihet nga reshje shiu, por pasditja do sjellë kthjellime, parashikimi i motit për sot
Mbetet edhe dita e diel gjatë paradites në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore. Pas mesditës moti përmirësohet gradualisht duke spostuar vranësirat dhe reshjet drejt kufirit Lindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
12 Dhjetor 2021, 07:07 -
Rënie temperaturash, stuhi e dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve intensive dhe stuhive të erës. Sipas MeteoAlb, në zonat malore do ketë reshje të dendura dëbore pasi do ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Parashikohet që vetëm orët e vona të pasdites të përmirësojnë disi kushtet e motit.
11 Dhjetor 2021, 07:24 -
Ulen ndjeshëm temperaturat, priten reshje dëbore në veri! Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët, por të ftohtë në vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vranësirat janë prezent në zonat malore ku pritet dhe momente të shkurtra me flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
8 Dhjetor 2021, 07:18 -
Të enjten rikthehen reshjet e shiut, meteorologia në Report Tv: Priten përmbytje në disa zona! Javën tjetër ulen temperaturat, -6 gradë celsius në zonat malore
Muaji dhjetor do të na shoqërojë me reshje shiu si edhe temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore ku temperaturat do të ulen nën 0 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se ditën e enjte do rriten temperaturat, por do ketë një përkeqësim të situatës së reshjeve, sidomos gjatë të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë.
7 Dhjetor 2021, 11:59 -
Reshje intensive, e hëna paralajmëron rrezik përmbytjesh! IGJEUM: Dëborë e dendur në zona malore, stuhi ere në det
Duke filluar prej mbrëmjes së kësaj të diele edhe fillimi i javës në 6 dhe 7 dhjetor, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për reshje intensive, vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.
5 Dhjetor 2021, 12:45 - Sociale
-
Sociale
Temperatura të ulëta dhe erë e fortë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta do të mbizotërojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës, ku në zonat malore do ketë edhe ngrica. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash por sërish mbete mot pa reshje në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
1 Dhjetor 2021, 07:23 - Sociale
- Sociale
- Sociale