-
U shty se Thaçi u thirr në Hagë/ Grenell konfirmon: Kosovë-Serbi më 2 shtator takim në Shtëpinë e Bardhë
I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator. Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
14 Gusht 2020, 07:28 -
Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor flet për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik.
6 Gusht 2020, 09:29 -
Shkëmbimi territoreve, ish ambasadori Nesho: Vuçiç kërkonte të krijonte precedentin, Rama-Thaçi të dilnin si 'baballarët e kombit'
I ftuar në emisioni "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho bëri një pasqyrim sipas tij se çfarë përfitonin nga kjo marrëveshje tre personazhet kryesore të kësaj negociate, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama.
27 Korrik 2020, 22:41 -
Përfundon takimi i Hotit me Vuçiç, kryeministri i Kosovës: Kemi bërë progres, besojmë te partnerët ndërkombëtarë
Hoti dhe Vuçiç kanë zhvilluar rreth 4 orë takim në Bruksel duke shënuar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi. Hoti tha se janë bërë përparime, por që detajet do të bëhen publike në javët në vazhdim.
16 Korrik 2020, 20:16 -
Mes mbrojtjes së detyrueshme të kujtesës dhe nevojës për liderë të pakapur
Lojrat me shkëmbime territoresh e skema të tjera, u pa se nuk japin imunitet të pakufizuar personal, ndërkohë që liderët kryesore të vendit nevojitet t’i kenë duart e lira dhe vështrimin të kthjellët, kur të flasin me serbët. Akuzat ndaj Thaçit i kanë krijuar një problem personal jo të vogël atij vetë, por i kanë lënë në derë Kosovës një patate të nxehtë edhe më të rrezikshme, sesa halli i presidentit me Specialen. Të negociosh në kushte të tilla, do të thotë të hedhësh potencialisht hapa të kushtëzuara rrezikshëm nga rrethanat e disa orëve, por që pasojat do t’i kenë më pas me shekuj.
27 Qershor 2020, 18:29 -
Kosova nuk mund të shkojë me pranga në duar në Uashington
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, janë në një proces hetimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, pasi prokurori special ka dorëzuar më 24 prill një aktakuzë me dhjetë pika kundër tyre.
24 Qershor 2020, 21:02 -
Një shfajësim që shton pasigurinë rreth protagonizmit të diplomatëve
I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, Richard Grenell, i cili do të presë në Uashington më 27 qershor udhëheqësit shqiptarë të Kosovës dhe palën serbe nga Beogradi, në përpjekje për të hedhur një hap drejt njohjes reciproke, është distancuar publikisht në një intervistë për Fox News, rreth idesë së shkëmbimit të territoreve nga SHBA.
19 Qershor 2020, 21:24