-
Rritet 0.6% besimi në ekonomi, euro e dobët godet tregëtinë! Industria e shërbimeve, më shumë optimistë për të ardhmen
Prodhimi i shtuar industrial, rritja e numrit të ndërtimeve, si dhe bumi turistik kanë rritur lehtë besimin në ekonomi në muajin shtator. Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin që lamë pas u rrit me 0.6% krahasuar me gushtin.
1 Tetor 2024, 18:58 -
Kriza e euros/ Fasoneria 'nuk ngre kokë', afro 150 mln euro më pak eksporte
Bizneset eksportuese kanë humbur miliona euro nga forcimi i lekut. Shifrat e INSTAT tregojnë se nga janari në gusht eksportuesit humbën 320 milionë euro, situata më problematike është në sektorin e manifaktuarës i cili në këtë periudhë ka shitur 150 milionë euro mallra më pak se vjet.
30 Shtator 2024, 15:39 -
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln € më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
Volumi i parave jashtë bankave është rritur me afro 150 milionë € nga janari deri në fund të muajit gusht, e shkaku sipas qeverisë, shihet që nga kultura për të paguar me lekë në dorë e deri tek pastrimi i parave dhe informaliteti. Brenda 2026-ës pritet të caktohet një tavan për pagesat cash të qytetarëve.
28 Shtator 2024, 17:05 -
Monedha europiane pa stabilitet, shitet 98 lekë! Banka e Shqipërisë blen 137 mln euro, rënia s’ndalet
Banka e Shqipërisë ka blerë 137 milionë euro, nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane, por pa sukses. Vetë banka thotë se blerjet kanë nisur me 2 maj deri në fund të qershorit, por euro përsëri nuk e ndali rënien dhe aktualisht po këmbehet me 98 lekë.
27 Shtator 2024, 15:39 -
Monedha Euro po fundoset, shitet e blihet afër 98 lekë! Eksperti: S’ka më zhvlerësim, ky është normalitet i ri
Monedha evropiane dhe dollari amerikan tashmë janë në normalitet të ri. Këmbimi i tyre thonë ekspertët është ulur për disa faktorë, ku kryeson turizmit që ka shtuar valutën në treg, investimet e huaja, por edhe paraja informale e kriminale
17 Shtator 2024, 16:00 -
Lufta dhe kriza, Rusia e Kina dyfishuan rezervat e arit në një dekadë, SHBA ruan podiumin! Bankat që blenë flori, shkaqet dhe lëkundja e tregjeve
Gjeopolitika dhe inflacioni janë gjithashtu arsye. Surprizon dhe Turqia, banka qendrore ka pesëfishuar blerjen e arit që nga 2013. Nuk mbetet pas edhe Italia
27 Gusht 2024, 11:16 -
EKSKLUZIVE/ Kursi me luhatje, BSH asnjë masë shtesë për të frenuar euron! U ulën kreditë e borxhi në valutë, por rrezikohen kursimet
Ndryshe nga sa pritej, Banka e Shqipërisë nuk do të shtrëngojë më tej masat për të ulur përdorimin e euros në vend, pavarësisht rrezikut nga luhatjet e kursit. Më të prekurat janë depozitat e kursimit në euro i cili po zhvlerësohet përballë lekut. Megjithatë, për Report Tv Banka thotë se me politikat aktuale, është ulur kredia dhe borxhi publik në euro në krahasim me 5 vjet më parë
24 Gusht 2024, 14:07 -
Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro kthehet sipër nivelit të 100 lekëve! Edhe Dollari e Paundi me rritje
Euro kalon kuotën 100 lekë në blerje! Banka e Shqipërisë përditësoi bursën e Exchange, ku vihet re se pothuajse të gjitha valutat e huaja kanë pësuar rritje. Shkak edhe kërkesa e lartë në treg
23 Gusht 2024, 16:12 -
Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit duke blerë euro, me qëllim stabilizimin e tregut valutor. Ndërhyrjet e vazhdueshme janë bërë në maj dhe qershor por nuk kanë rezultuar të suksesshme pasi euro vazhdon të zhvlerësohet, dhe aktualisht po këmbehet me 99 lekë.
23 Gusht 2024, 14:00 -
Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro
Ekspertët vlerësojnë se kufizimi i pagesave në euro brenda Shqipërisë, mbron familjet dhe ekonominë nga luhatjet e vazhdueshme në kursin e këmbimit. Ata sugjerojnë që Banka të ndalojë qytetarët që të bëjnë pagesa me vlera më të ulët se 1000 euro në valutë, dhe më pas ky tavan të rritet deri tek ndalimi plotësisht i monedhës evropiane.
15 Gusht 2024, 17:03 -
Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri
Këtë të martë euro preku një minimum të ri historik në tregun valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot po këmbehet me 100.23 lekë, nga 100.24 lekë që ishte niveli më i ulët historik deri më tani
30 Korrik 2024, 20:08 -
Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin
Zhvlerësimi i euros, ka goditur edhe arkën e shtetit, pasi janë mbledhur më pak të ardhura sesa plani. Ky fakt pranohet edhe nga Ministria e Financave, e cila sqaron se të ardhurat nga TVSH-ja nuk janë realizuar për shkak të forcimit të lekut por edhe rënies së çmimeve në tregjet e huaja.
28 Korrik 2024, 16:39