-
Spitali Al-Shifa i Gazës shqetësim ndërkombëtar
Presidenti amerikan Joe Biden po përballet me presion në rritje për të frenuar fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, nxitur nga shqetësimet për numrin e lartë të civilëve palestinezë të vrarë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, videot që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura sugjerojnë se forcat izraelite po vazhdojnë operacionin në spitalin Al-Shifa në Gazë.
17 Nëntor 2023, 16:33 -
Sanksionet e reja amerikane kundër Hamasit, vënë në shënjestër transferimin e parave nga Irani në Gazë
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Hamasit dhe pjesëtarëve të grupit Xhihadi Islamik Palestinez që merren me transferimin e parave nga Irani për në Gazë, si dhe një shërbimi libanez që bën transferim parash.
14 Nëntor 2023, 21:34 -
BBC: Pse lufta Izrael-Gaza është ndryshe nga të tjerat!?
Nëse kjo luftë në Gaza do të ishte si gjithë të tjerat, një armëpushim ndoshta do të kishte hyrë në fuqi deri tani. Të vdekurit do të varroseshin dhe Izraeli do të debatonte me Kombet e Bashkuara se sa çimento mund të dërgonte në Gaza për rindërtim, shkruan BBC në një prej analizave të saj.
14 Nëntor 2023, 20:53 -
Rasti i Kosovës si model për Gazën?
Ndërkohë që forcat izraelite po vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe thirrjet për armëpushim po rriten, analistë thonë se tashmë po bëhet trysni mbi Izraelin për të propozuar një zgjidhje për Gazën e pasluftës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Alon Pinkas, diplomat izraelit dhe këshilltar i politikës së jashtme i disa ministrave dhe kryeministrave izraelitë, i tha koleges Garentina Kraja se një prani ndërkombëtare në Gazë, e ngjashme me administrimin ndërkombëtar të pasluftës në Kosovë mund të vendosë themelet e një procesi të ri politik si rrugëdalje nga konflikti në Lindje të Mesme.
12 Nëntor 2023, 18:20 -
Sullivan: SHBA është kundër luftimeve në spitalet e Gazës
Shtetet e Bashkuara kërkojnë shmangien e luftimeve brenda spitaleve në Rripin e Gazës, të cilat rrezikojnë jetët e civilëve. Uashingtoni i ka shprehur Izraelit qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, tha të dielën për kanalin televiziv CBS News këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.
12 Nëntor 2023, 17:57 -
Dy qëllimet kryesore të luftës të Izraelit, në përplasje të vazhdueshme
Dëshira e ushtrisë izraelite për të dëmtuar më tej Hamasin mund të kundërshtojë përpjekjet për të siguruar një marrëveshje për pengjet. Shtabi i Përgjithshëm i IDF-së beson se nëse luftimet përfundojnë brenda dy javësh, nuk do të jetë e mundur të arrihen qëllimet e luftës dhe më të njëjtën kohë, shenjat e dëmtimit të gjerë të komandës së Hamasit po rriten.
12 Nëntor 2023, 11:06 -
A do të jetë e mundur që Autoriteti Palestinez të drejtojë Rripin e Gazës pas Hamasit?
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti kundërshtimin e Washingtonit që Izraeli të ri-okuponte Rripin e Gazës pasi të ketë përfunduar lufta me Hamasin. Por, kundërshtimi i deklaruar nga Washingtoni që Izraeli të rimarrë kontrollin e Gazës ngre një pyetje kyçe: Kush mund të udhëheqë Rripin e Gazës pa prezencën e Hamasit?
12 Nëntor 2023, 08:55 -
Lufta/ OBSH: Spitali Al-Shifa në Gaza nuk është më funksional! Netanyahu: Jemi të hapur për marrëveshje mbi lirimin e pengjeve
Avionët izraelitë goditën "infrastrukturën terroriste" në territorin sirian pasi lëshuan raketa nga zona drejt Lartësive të Golanit. Këtë e kanë bërë të ditur forcat e armatosura të shtetit hebre në një deklaratë të shkurtër.
12 Nëntor 2023, 07:14 -
Thellohet kriza humanitare në Rripin e Gazës, rritet numri i vdekjeve dhe lagjeve të rrafshuara nga bombardimet
Agjencitë e OKB-së thonë se kriza humanitare në Rripin e Gazës po thellohet ndërsa numri i vdekjeve të civilëve vazhdon të rritet, vrasja e punonjësve humanitarë të Kombeve të Bashkuara ka arritur në nivele të pashembullta, lagje të tëra janë rrafshuar nga bombardime të pamëshirshme dhe miliona njerëz nuk janë në gjendje të marrin ushqim, ujë dhe ilaçe të mjaftueshme.
11 Nëntor 2023, 09:22 -
Lufta/ Samiti i Arabisë Saudite: Izraeli të ndalë sulmet në Gaza! Propozohet rezolutë në OKB për të ndalur sulmet! Presidenti i Iranit: Ne i puthim duart Hamasit për rezistencën e tij
Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi mbështet Hamasin në luftën kundër Izraelit. Ebrahim Raisi, deklaroi se ‘Nuk ka rrugë tjetër veçse t'i rezistojmë Izraelit, ne puthim duart e luftëtarëve të Hamasit për rezistencën e tyre"
11 Nëntor 2023, 08:20 -
100 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gazë
Më shumë se 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, tha të premten agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA. Ky konflikt ka shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve të punonjësve të OKB-së, në një kohë kaq të shkurtër
10 Nëntor 2023, 21:27 -
Pikëpyetje mbi të ardhmen e Gazës pas konfliktit
Ndërsa trupat izraelite përparojnë në qendër të qytetit të Gazës, ka pikëpyetje në rritje mbi të ardhmen e territorit palestinez pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridwell, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se nuk do të mbështesin një tjetër pushtim të Gazës, rreth 18 vjet pas tërheqjes së banorëve izraelitë dhe forcave ushtarake nga enklava.
10 Nëntor 2023, 16:29 -
Stoltenberg nuk e konsideron problematike afërsinë e Erdoganit me Hamasin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk sheh problem për aleancën, në rastet kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shpreh mbështetje për grupin palestinez Hamas, - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - i cili aktualisht është në luftë me Izraelin
10 Nëntor 2023, 10:57 -
Gazetarja palestineze: SHBA dhe BE të na ndihmojnë të jemi të sigurt
Gazetarja palestineze Taseem Amro thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të maksimalizojnë përpjekjet që populli palestinez të ndihet i sigurtë, pasi sipas saj deri më tani, nuk kanë ndërmarrë hapa seriozë për t’i dhënë fund vdekjeve masive në Gazë.
9 Nëntor 2023, 19:26 -
Shtëpia e Bardhë: Ripushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte gabim
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, tha se ka të ngjarë që Izraeli të mbajë prani ushtarake në Gazë “për një periudhë kohore” pasi të mbarojë lufta, por shtoi se SHBA-ja beson se do të ishte “gabim” për Izraelin nëse do të ripushtonte territorin.
8 Nëntor 2023, 20:20 -
Lufta në Izrael/ Mbrëmje ‘humanizmi’ në vend të Javës Kulturore! Në hollin e Operas vizitorët ndezin qiri për jetët ‘e thyera’ të 1400 viktimave
Konflikti Izrael-Hamas, pezullon Javën Kulturore të Izrealit. Në vend të saj, mbahet një mbrëmje dedikuar “Humanizmit”, ku fjalët e ambasadores dhe vepra e Rossinit “Stabat Mater Dolorosa” i dedikohen viktimave të terrorizmit.
8 Nëntor 2023, 17:00