- Kronikë
-
U kap me armë pranë selisë së PS ku ndodhej Rama, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme 5 vite burg për Vladimir Gjutën, i arrestuar më 10 shkurt pasi u kap me armë pranë selisë së PS, me rreth 180 mijë euro me vete dhe me një pistoletë me fishekë në gojë.
25 Janar 2021, 15:50 -
Akuza të reja për Vladimir Gjutën/ Kafshoi dhe kërcënoi inspektorët në burg
Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për Vladimir Gjutën të arrestuar më 10 shkurt pasi tentoi të hynte me armë në selinë e PS. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme Gjuta u njoh edhe me dy akuza të tjera, ‘goditje për shkak të detyrës’ dhe kanosje.
9 Korrik 2020, 17:22 -
Debati për makinën/ Rama: Nuk është e blinduar, ma solli vëllai, e përdor nga 2009, e certifikuar nga garda
Kryeministri Edi Rama mohoi deklaratat e Partisë Demokratike se makina "Lincoln" me të cilën u largua ditën e hënë nga selia e PS-së kur u kap me armë Vladimir Gjuta është e blinduar. Kreu i qeverisë tha se makinën ia ka sjellë vëllai që nga viti 2009 dhe që është e certifikuar nga Garda e Republikës. Gazetarët që ishin në studio konfirmuan se "e kanë verifikuar makinën dhe nuk është e blinduar". Kryeministri tha se nuk beson se do i bënin atentat ditën që Vladimir Gjuta u kap me armë. "Atentatet i krijoni ju" u tha ai gazetarëve në studio.
13 Shkurt 2020, 21:26 -
Me rreth 180 mijë euro dhe me armë pranë selisë së PS-së, burg për Vladimir Gjutën: S'doja të vrisja Ramën, kam simpati për të siç kam për George Bush
Gjykata ka caktuar arrest me burg për Vladimir Gjutën, i arrestuar disa ditë më parë pranë selisë rozë me mbi 180 mijë euro me vete dhe armë.
13 Shkurt 2020, 11:55 -
PD: 'Lincoln'-in e blinduar që u largua Rama dje nga selia e PS-së e ka vëllai i tij, pse s'e verifikon OFL-ja?
Bardhi ngre pyetjen se duke qenë se OFL e "Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?".
11 Shkurt 2020, 21:06 -
Dje u arrestua pranë PS/ Gjuta ishte liruar më 5 shkurt - prokuroria ndryshoi akuzën, kushëriri i plagosur u tërhoq
Nga momenti i arrestimit të Gjutës, prokuroria ngriti fillimisht akuzën e "plagosjes së rëndë me dashje", por ditë më pas, me kryerjen e ekzaminimeve të të dëmtuarit nga mjekësia-ligjore dhe klasifikimin në "plagosje të lehtë me dashje", prokuroria e Tiranës iu drejtua me kërkesë Gjykatës për të liruar Gjutën.
11 Shkurt 2020, 15:44 -
Me pistoletë dhe rreth 180 mijë € para selisë së PS, nis hetimi pasuror për Gjutën, i sekuestrohet Audi A8 i blinduar
Policia thotë se ndaj Vladimir Gjutës, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Tiranës, ka nisur tashmë hetimi pasuror, pikërisht për vlerën e madhe të parave që ai kishte me vete. Pas ndalimit nga policia, Gjuta tha se pistoletën e kishte me vete për vetëmbrojtje për shkak se do të këmbente vlerën e madhe të parave, nga euro në lekë.
11 Shkurt 2020, 13:36 -
Arrestimi i Gjutës pranë selisë së PS, Rama erdhi në seli me 'Benz' dhe iku me 'Lincoln' (VIDEO)
Pas arrestimit të Vladimir Gjutës, 10 minuta para se të fillonte mbledhja e Kryesisë në Partinë Socialiste, ka bërë që Garda të rriste sigurinë e kryeministrit Edi Rama.Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Rama fillimisht ka ardhur me makinën e tij 'Benz', ndërsa më pas ësht&
10 Shkurt 2020, 10:56 -
Si u ndalua Vladimir Gjuta me kapele në kokë pranë një "Exchange", me vete kishte 100 mijë euro, pistoleta i ra në tokë
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno bën me dije se Vladimir Gjuta ka qenë pranë një "exchange" ndërsa në një çantë "Gucci" dyshohet se ai kishte një shumë prej 100 mijë eurosh.
10 Shkurt 2020, 10:47 -
Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS, pak minuta para mbledhjes /Video
Efektivët e Gardës, në detyrë për të ruajtur sigurinë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së në selinë rozë, pikasin një person të dyshimtë me kapele e çantë në brez pranë një exchange afër PS-së. Efektivët ndërhyjnë për ta ndaluar dhe rezulton të jetë Vladimir Gjuta të cilit i bie arma në tokë. Sekuestrohet pistoleta me fishekë në gojë dhe çanta Gucci me mbi 100 mijë euro brenda. Gjuta në polici: Pistoletën e kisha për vetëmbrojtje pasi do këmbeja paratë. Garda rrit sigurinë e kryeministrit Rama, pas mbledhjes nuk largohet me Benz por me një "Lincoln".
10 Shkurt 2020, 10:07