-
Kronikë
Manastirliu: 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID! Rreth 640 mijë vaksinime
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime kundër COVID, ndërsa deri më tani 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
14 Maj 2021, 09:14 -
Kronikë
Manastirliu publikon shifrat: Më shumë se 630 mijë të vaksinuar që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh'
Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer 5.662 vaksinime anti COVID, kurse që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 638.338 vaksina. Shifrat i ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
13 Maj 2021, 21:36 -
Kronikë
Mbi 10 mijë vaksinime anti-COVID sot, më shumë se 632 mijë që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 10,169 vaksinime anti COVID. Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shton se që nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh janë bërë 632, 676 vaksinime.
12 Maj 2021, 20:19 -
Kronikë
Mjekja e COVID 2, Bala: Për 1 vit e gjysmë 2500 shtrime! Më të prekur meshkujt, tetor-janar 2020 luftë brenda spitalit! Vera pa stres, s’do kemi më valë të madhe të virusit
Vaksinimi masiv ka sjellë një situatë të qetë edhe në spitale. Në një intervistë në Report TV Silvana Bala, shefja e Shërbimit Universitar 2 të Pneunomologjisë te “Shefqet Ndroqit” i njohur ndryshe si spitali COVID 2, tha se në këtë spital aktualisht ka 37 pacientë, 3 në reanimacion dhe 1 i intubuar. Sa i përket shtrimeve Bala tha se mesatarja është 3-4 pacientë në ditë.
11 Maj 2021, 19:00 -
Sociale
Rakacolli: Në qendrat shëndetësore në zonat turistike do të ketë teste të shpejta anti-COVID! Deri tani është vaksinuar 20% e popullsisë
Zv.ministrjae shëndetësisë Mira Rakacolli tha gjatë një interviste për Report Tv se 20% e popullatës në vendin tonë është vaksinuar deri më tani. Zv.ministrja shtoi se turizmi është shumë i rëndësishëm për ekoninë e vendit dhe autoritetet kanë marrë të gjitha masa për të garantuar një sezon të suksesshëm.
11 Maj 2021, 17:13 -
Kronikë
Qytetarët s'respektojnë oraret dhe ankohen për dyndjet në pikën e vaksinimit në Fier! Mjekja: Vijnë të gjithë në mëngjes, jo në kohën që u është thënë (VIDEO)
Në qendrën e vaksinimit në Fier e vendosur në ambientet e ish shtëpisë së Pionerit, ka një fluks të lartë qytetarësh në pritje të vaksinës duke u grumbulluar brenda ambienteve. Vetë qytetarët shprehen të nervozuar se po presin prej orësh në radhë, ndërkohë që nga ana tjetër mjekët shprehen se radha krijohet pasi qytetarët nuk respektojnë orarin që u jepet për të ardhur për të bërë vaksinën, por vijnë të gjithë në mëngjes.
11 Maj 2021, 12:09 -
Kronikë
Objektivi 1 mln vaksinime deri në qershor, Manastirliu: Deri tani 20 mijë policë të vaksinuar kundër COVID (FOTO)
Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon me rimte të shpejta aq sa qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Vaksinimi ka nisur për disa kategori, ku mes tyre janë edhe uniformat blu, ku deri tani janë vaksinuar rreth 20 mijë efektivë politike, ndërsa në të gjithë vendi deri tani vaksinimet kanë kaluar shifrën e 612 mijë në total.
11 Maj 2021, 09:48 -
Kronikë
Koronavirusi, Manastirliu: Synojmë kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit! Në fund të majit rivlerësojmë lehtësimin e masave
Ndërsa procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se objektivi i ri është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda muajit Qershor. Ndërkohë, sa i përket masave anti-COVID, Manastirliu u shpreh optimiste se nëse shifrat e pandemisë do të jenë në këto trende, do të kemi një lehtësim të tyre në fund të muajit maj.
10 Maj 2021, 23:01 -
Kronikë
Mbërrijnë në Shqipëri 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, Rama: Deri tani kemi marrë më shumë se 760 mijë në total! Vijojmë pa ndalur për të kryer 1 milion vaksinime
Kanë mbërritur në Shqipëri 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë.
10 Maj 2021, 14:58 -
Kronikë
Rënia e rasteve me COVID, mjeku infeksionist: Vaksina po jep rezultat! Pas një viti pandemi, më në fund veshëm sërish bluzat e bardha pa 'armatimin' mbrojtës
Në një intervistë për Report Tv, rënien e infektimeve ditore, mjeku e lidhi me disa faktorë që nga fakti që po shkojmë drejt imunitetit të tufës, vaksinimit por dhe respektimit të rregullave anti-COVID.Puca tha se më në fund ai dhe kolegët e tij arritën pas një viti pandemi të vishnin sërish përparësen e bardhë dhe të hiqnin veshjet speciale anti-Covid për t'u mbrojtur nga virusi.
10 Maj 2021, 12:53 -
Kronikë
Një tjetër 24 orësh pa shtrime në Infektiv, Kalo: S'është momentin të themi fitore , kemi ende pune për të bërë ndaj COVID! Masat dhe vaksinimi po japin efekt
Mjeku Tritan Kalo është shprehur optimist për situatën e pandemisë në vend, ku shkruan se në vend është shënuar 24 orëshi i dytë pa shtrime në Spitalin Infektiv. Kalo shprehet se është ende herët që të brohorasim për fitore, pasi ka ende punë për të bërë për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë.
10 Maj 2021, 08:15 - Kronikë
-
Ekonomi
Kreu i shoqatës së Turizmit Durrës për Report Tv: Fluksi i turistëve do jetë patriotik! Vaksinimi masiv rrit sigurinë, do të sjellë më shumë turistë të huaj
Kryetari i Shoqatës së Turizmit Durrës, Eduart Xhepa në një intervistë për Report Tv, tha se ky vit do të ketë një fluks të lartë të turistëve rezident dhe të rajonit, pra turizëm patriotik, por do të shënojë edhe rritje të turistëve të huaj krahasuar me 2020. Xhepa tha se shpresat për këtë vit janë më të larta për shkak të uljes së infektimeve dhe vaksinimit masiv që po bëhen duke rritur më shumë sigurinë shëndetësore të turistëve.
9 Maj 2021, 13:06 -
Kronikë
Lufta kundër COVID/ Deri tani 596.766 vaksinime në të gjithë vendin, në 24 orë janë 11.073 të vaksinuar
Ka shkuar në 596.766 numri total i vaksinimeve të kryera në vend që prej fillimisht të fushatës. Vetëm 24 orët e fundit janë kryer 11.073. Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
8 Maj 2021, 21:00 -
Kronikë
Shënohet 24-orëshi i parë që prej marsit 2020 që në Infektiv s’është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID! Rama: Lajm i bukur! Kalo: Vaksinimi po na ndihmon
Dritë në fund të tunelit...Pas më shumë se një viti luftë me COVID-19, profesor Tritan Kalo ka njoftuar se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID. Kjo për Kalon, është një tregues, se vendi ynë është në rrugën e duhur për të mundur COVID-in, edhe pse ka ende punë.
8 Maj 2021, 08:21 -
Kronikë
Shkon në mbi 580 mijë numri total i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu: 13467 në 24 orët e fundit, procesi shembullor
Vijon të ecë me ritme të shpejta procesi i vaksinimit masiv në vend, ku në 24 orët e fundit janë kryer 13467 vaksinime, duke çuar shifrën totale në 585 mijë.
7 Maj 2021, 22:01 -
Kronikë
Koronavirusi, Gjermania heq Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’, mjeku: Shqiptarët s’duhet të paraqesin më test negativ të COVID dhe as të karantinohen
Gjermania ka hequr Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’ e vendeve që paraqesin rrezikshmëri të lartë sa i përket infeksioneve të COVID. Kjo do të thotë se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të duhet të karantinohen dhe po ashtu nuk do të paraqesin më as një test negativ të COVID.
7 Maj 2021, 19:51 -
Kronikë
Zak Topuzi për Report Tv: Turizimi më i lëhtësuar prej vaksinimit, baza e tij edhe këtë vit do të jetë ai patriotik
Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha se edhe këtë vit, baza e turizmit do të jetë ai patriotik. Problem për Topuzin mbetet forca punëtore, pasi për shkak të goditjes që pandemia i dha shumë bizneseve, ata kanë marrë drejtime të ndryshme.
7 Maj 2021, 19:17 -
Kronikë
Koronavirusi, shkon në mbi 572 mijë numri total i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: 15642 në 24 orët e fundit
Ka shkuar në 572226 numri total i vaksinimeve të kryera në vend, ku vetëm 24 orët e fundit janë kryer 5642. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Twitter: “15642 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës ShqipëriaBuzëqesh janë kryer 572226 vaksinime”.
6 Maj 2021, 20:53 -
Kronikë
Britania publikon nesër listën e vendeve ku mund të udhëtohet për pushime, Shqipëria, 1 ndër 3 “top” destinacionet këtë verë
Plazhet e Shqipërisë do të jenë mes destinacioneve kryesore për turistët britanikë këtë verë. Kjo u bë e ditur nga eksperti britanik i turizmit, Simon Calder, një ditë para se Britania të publikojë listën e vendeve ku qytetarët e saj do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga 17 maji, pa nevojën e karantinës, megjithëse do të zbatohen testimet para dhe pas nisjes.
6 Maj 2021, 19:04