Mbi 10 mijë vaksinime anti-COVID sot, më shumë se 632 mijë që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’

Mbi 10 mijë vaksinime anti-COVID sot, më shumë se 632 mijë që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’

Foto nga procesi i vaksinimit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 10,169 vaksinime anti COVID. Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shton se që nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh janë bërë 632, 676 vaksinime.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për disa kategori ku këtu përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, policë, gazetarët dhe operatorët e terenit.

Çdo javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara në mënyrë që të arrihet sa më shpejt kryerja e 1 milion vaksinimeve në të gjithë vendin dhe vijimin e procesit të vaksinimit masiv që do të sjellë edhe një sezon turistik më të lehtësuar. Para 2 ditësh në vendin tonë mbërritën edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë.  

Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon me rimte të shpejta aq sa qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Vaksinimi ka sjellë dhe ulje të shifrave të ditore të të infektuarve por edhe të vdekjeve nga COVID. Edhe numri i të shtruarve në spitale ka shënuar rënie drastike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje