Manastirliu publikon shifrat: Më shumë se 630 mijë të vaksinuar që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh'
Foto nga procesi i vaksinimit masiv
Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer 5.662 vaksinime anti COVID, kurse që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 638.338 vaksina. Shifrat i ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për disa kategori ku këtu përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, policë, gazetarët dhe operatorët e terenit.
Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Çdo javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara në mënyrë që të arrihet sa më shpejt kryerja e 1 milion vaksinimeve në të gjithë vendin. Kroacia mori sot vendimin për të dhuruar 20 mijë doza vaksine kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Secili shtet do të marrë nga 10 mijë doza, ndërsa vendimi u mor nga Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic.
Ndërsa para 3 ditësh në vendin tonë mbërritën edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë. Vijimi i procesit të vaksinimit masiv do të sjellë edhe një sezon turistik më të lehtësuar. Njëkohësisht edhe shifrat ditore të COVID kanë shënuar ulje drastike. Për 24 orët e fundit janë raportuar 45 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID.
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
52.9%
-
Ministrisë
43.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 297
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik! Përfitojnë 135 mijë punonjës
26 Qershor, 13:09
-
Rindërtohet shkolla 'Emin Duraku, Veliaj e Manastirliu: Kantiere ndërtimi 10 shkolla të reja në Tiranë e 40 në të gjithë vendin
7 Qershor, 12:38
-
Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu: Vetëm në Elbasan po trajnojmë mbi 1600 mësues
4 Qershor, 19:42
-
‘Arsimi në ditët e tij më të këqija’/ Deputetja Xhixho kërkon interpelancë me Manastirliun: Dështim i qeverisë dhe ministrisë së Arsimit
11 Maj, 18:53
-
Nesër Kuvend/ Opozita interpelancë me dy ministra! Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA
1 Maj, 13:31
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
Karta e Studentit edhe në Bashkinë e Kamzës, Manastirliu: Shërbime falas për studentët e Universitetit Bujqësor
27 Mars, 13:27
-
Nis 'Java e Parasë', Sejko: Aktivitete për menaxhimin dhe mbrojtjen e parave! Teknologjia rrezik për mashtrimin financiar
18 Mars, 14:57
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
U dëmtua nga tërmeti, shkolla ‘26 Nëntori’ rihap dyert, Veliaj: Sot kemi institucione shumë herë më të mira se privati
7 Mars, 12:03
-
VIDEO/ Hap dyert në prag të 7-Marsit shkolla 'Skënder Libohova' në Lushnje, Rama bën kosh në fushën e basketbollit
6 Mars, 17:10
-
Tiranë, përurohet shkolla e re “Bedri Llagami” në Vaqarr, Veliaj: Fillojmë lotin tjetër! Ministrja: Nga korriku, rriten pagat për mësuesit
5 Mars, 12:18