-
Opinion
Mero Baze: Lulin e duan te gjithë, përveç demokratëve
Të vetmit që janë të mërzitur, janë demokratët në bazën e partisë, ata që takoj rrugëve, ata që besuan se do ta kapnin pushtetin këtë radhë, ata qe mendonin para dy vitesh se ishte mirë, sipas Lulit, të ikje nga Kuvendi, të digjte mandatet, të mos shkonte në zgjedhjet lokale dhe të ngeleshe rrugëve, duke e nisur nga e para si me 1990. Ata janë të traumatizuar. Atyre nuk ua zë dot më në gojë as Lulin, as Berishën, as justifikimet për humbje ne zgjedhje.
30 Prill 2021, 19:34 -
Opinion
Nuk është në pikëpyetje fati i Lulit, por i sistemit
Pyetja e vjetër nëse Sali Berisha është ose jo pronari i panegociueshëm i Partisë Demokratike, është kthyer më fuqishëm se kurrë në skenë pas humbjes së zhurmshme të PD në 25 prill. Në fakt dilemat për këtë temë nuk janë shuar kurrë, qëkurse është parë sesi gjatë tetë vjetëve influenca e Doktorit në parti ka qenë konstante dhe qëndrimet e tij kanë përbërë sentenca thuajse të palëvizshme për linjën zyrtare të PD.
30 Prill 2021, 18:12 -
Politikë
Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, Lisander Hoxha: Të hapet debati politik brenda partisë! PD të kthehet sërish në forcë morale dhe fituese
Lisander Hoxha, ish zv.Kryetar i FRPD, tha se ai nuk po proteston aty pasi është në shtëpinë e tij, por fton demokratët që të ulen në një tryeze bashkëpunimi dhe debati politik në mënyrë që partia të rikthehet sërish në një forcë morale dhe fituese dhe kjo bëhet vetëm përmes një lidershipi të ri dhe hapja e diskutimit politik brenda partisë duke ftuar edhe demokratët e tjerë dhe qytetarët. Hoxha tha se shmangia e fajeve dhe gabimeve nuk zgjidh asnjë, por se ka ardhur momenti që të gjithë të ulen në një tryezë dhe të hapet procesi i debateve brenda partisë.
30 Prill 2021, 17:36 -
Opinion
Mundësia e fundit që i duhet dhënë Lulzim Bashës
Partia Demokratike nuk arriti dot që t’i përmbushë pritshmëritë e saj për të korrur fitoren e pretenduar përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Për kampin opozitar kjo ishte zhgënjyese, por terreni fliste kundër tyre edhe përpara zhvillimit të zgjedhjeve.
30 Prill 2021, 15:29 -
Politikë
Bushati në Report Tv: Beteja, jo vetëm për të larguar Bashën, por rithemelimi i PD-së! Nuk duhet të ngelet peng i së shkuarës
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, në radhët e demokratëve janë shtuar zërat për largimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ish-anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike në një intervistë për Report Tv tha se kjo është një betejë jo vetëm për largimin e Bashës, por është një hap për të rithemeluar PD dhe për t’i dhënë vendin një opozitë përballë një Rame që është shumë i pushtetshëm
30 Prill 2021, 14:04 -
Politikë
VIDEO/Stresi i del kundër demokratëve që kërkojnë shkarkimin e Bashës: Ta harroni ndyrësira, ne nuk dorëzohemi nga kauza jonë, e kemi amanet nga Sali Berisha
Reperi Arkimed Lushaj ose Stresi ka dalë në mbrojtje të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas kërkesave brenda partisë për shkarkimin e tij.
30 Prill 2021, 12:00 -
Politikë
Humbja në zgjedhje, pas kërkesave për largimin e Bashës, demokratët gati platformën për zgjidhjen e krizës në PD
Humbja në zgjedhje, një grup demokratësh bëjnë gati platformën për zgjidhjen e krizës së krijuar në vite Pas kërkesës për dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, një grup demokratësh kanë tashmë gati një platformë për zgjidhjen e krizës në PD, që sipas tyre është krijuar në vite.
30 Prill 2021, 11:31 -
Politikë
Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, protesta gjatë gjithë ditës para selisë blu! Ish kreu i FRPD: Të hapet debati politik brenda partisë! Kadilli: Problemi i tij nëse shqiptarët zgjedhin një thes me miell para tij (VIDEO)
Të zhgënjyer nga humbja e thellë e zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët kërkojnë largimin e Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi e bëjnë përgjegjësin kryesor për humbjen. prej tre ditësh para selisë blu po zhvillohen protesta, nga grupe të ndryshme demokratësh që kërkojnë reformimin e partisë dhe largimin e Bashës, të cilën e bëjnë përgjegjës kryesor të humbjeve të njëpasnjëshme të PD.
30 Prill 2021, 11:28 - Opinion
-
Politikë
Mori pak vota, Ahmetaj për Berishën: E ka mbyllur ciklin në politikë, duhet të kishte ikur që në 2013! Dorëheqja e Topallit mesazh për Bashën që të largohet
Ndonëse ka qenë ndër themeluesit e PD, sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk renditet te më të votuarit e kësaj partie, madje atë e kanë lënë në hije edhe figura shumë të reja që po futen në politikë. Kryetari i "Grupimit ‘90”, Bislim Ahmetaj duke folur për votat preferenciale të kandidatëve dhe renditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha te më pak të votuarit në PD, në emisionin Repolitix në Report Tv tha se ai është një personalitet me cilkël të mbyllur në politikë dhe se sipas tij duhet të mos kishte kandiduar por të ishte tërhequr që në 2013.
29 Prill 2021, 21:37 -
Opinion
Carlo Bollino: Lulzim Basha ka marrë sot më pak vota se Berisha në 2013, dhe ''rasti Lezha” është prova që nuk ka pasur grabitje votash
Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij mburren me rezultatin e 2021, sikur të ishte një fitore politike madhështore e sabotuar vetëm nga shitblerja e votave nga ana e kundështarëve. E quajnë “manipulimi industrial” dhe e konsiderojnë “fakt” duke harruar, sic ndodh gjithmonë në akuzat e tyre fanatike, të japin edhe prova. Në fakt provat janë të kundërta.
29 Prill 2021, 19:08 -
Politikë
Kur Eduard Selami paralajmëronte krizën e sotme të PD: Basha e ka futur partinë në gjendje lufte brenda llojit pa rrugëdalje
Kriza ku është futur sot Partia Demokratike është paralajmëruar më herët nga ish kryetar i PD-së, Eduard Selami. Ai ka qenë një nga zërat më të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilit i ka bërë shpesh herë thirrje për të hapur partinë, pasi sipas tij, ka nisur një luftë civile brenda llojit që po e çojnë PD drejt një vendi pa rrugëdalje.
29 Prill 2021, 18:58 - Opinion
-
Politikë
‘Filmi më klasik i një mafiozi që dikton dhunë’, Mero Baze për Berishën: Terrorizon Lulin për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe kritikëve i nxjerrë tropojanë t’i rrahin
Analisti dhe gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet e fundit të PD, ku demokratët po kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës pasi e konsiderojnë fajtor për humbjen në zgjedhjet parlamentare.
29 Prill 2021, 14:13 -
Opinion
Largohu Lul, të paktën bëj një të mirë asaj partie
Partia Demokratike i ka humbur thellë edhe këto zgjedhje. Lulzim Basha dhe shpura e tij mbrojtëse, nuk mundën të ribashkonin demokratët, nuk mundën të ndezin në bazën e asaj partie frymën e mobilizimit dhe urrejtjes ndaj qeverisë Rama.
29 Prill 2021, 14:09 -
Politikë
Kërkohet dorëheqja e Bashës: Zemërimi i demokratëve do ta nxjerrë prej leckash! E kam gris teserën PD-së me firmën e tij! Mund ta zëvendësoj edhe Agron Shehaj (VIDEO)
Një militant i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra. I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre
29 Prill 2021, 11:36 -
Opinion
Pse nxitoni për të “prerë” kokën e Lulzim Bashës?!
Momentalisht nëse duhet bërë ndonjë veprim, heshtja dhe reflektimi në mënyrë analitike, politike, e pse jo historike e shkencore do të ishte sjellja apo qasja më e dobishme. PD i di vetë punët e sajë, pa tjetër skifterët që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës por a e kanë pyetur ata vehten se përse vallë PD nuk ka arritur asnjëherë të fitoj një mandat duke garuara e vetme në gjithë historinë e vet qysh prej krijimit?
29 Prill 2021, 09:48 -
Politikë
Këta nuk duan të mësojnë asgjë!
Lulzim Basha nuk ka thënë se as do t’i njohë dhe as se nuk do t’i njohë zgjedhjet. Deklarata e tij, ndonëse fliste për muzg, errësirë, diell, dritë, beteja e të tjera nuk ishte për zgjedhjet. Kishte si objekt formal zgjedhjet, por ishte në funksion të karriges së tij në parti. Lulzim Basha kërkon të marrë kohë brenda partisë për të kuptuar se nga po i vjen e keqja, duke përdorur refrenin dhe retorikën që e çoi në këtë gjendje atë dhe opozitën në Shqipëri, kur të dielën fliste për përmbysje dhe ndryshim, të hënën për rezultat në kuti dhe të martën për zgjedhje të manipuluara, blerje, shitje, etj.
28 Prill 2021, 21:49 -
Politikë
Elezi në Report Tv: Berisha po aq përgjegjës sa Basha për humbjen në 25 prill, stimuloi humbësin! Zërat kundër tij po shtohen, nesër sërish protestë
Për ish-kreun e PD-së, në Kukës, Ibsen Elezi, përgjegjës për humbjen në 25 prill është edhe Sali Berisha, po aq sa Lulzim Basha. Kjo sepse sipas tij, Berisha me heshtjen e tij ka stimuluar humbësin, e për pasojë kjo do të sillte humbje të njëpasnjëshme, siç edhe ka ndodhur. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Elezi tha se Berisha nuk duhet të heshtë!
28 Prill 2021, 18:37 -
Politikë
10 ish-drejtues dhe anëtarë të Këshillit të PD kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës: Përgjegjësi i vetëm për humbjen, shkatërroi partinë dhe e la opozitarizmin në dorën e Ramës
Demokratët e zhgënjyer shprehen të tronditur nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Ish drejtues dhe anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar shprehen se Basha është përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve pasi që kur mori drejtimin e partisë e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitet duke e çuar partinë drejt shkatërrimit dhe prishjes në mënyrë arbitrare të strukturave brenda PD-së.
28 Prill 2021, 13:07