Bushati në Report Tv: Beteja, jo vetëm për të larguar Bashën, por rithemelimi i PD-së! Nuk duhet të ngelet peng i së shkuarës

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, në radhët e demokratëve janë shtuar zërat për largimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ish-anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati në një intervistë për Report Tv tha se kjo është një betejë jo vetëm për largimin e Bashës, por është një hap për të rithemeluar PD dhe për t’i dhënë vendin një opozitë përballë një Rame që është shumë i pushtetshëm.

Bushati tha po ashtu se në fund të qershorit kreut të PD-së i mbaron mandati, dhe shtoi se do të ketë zgjedhje brenda PD-së, por e rëndësishme është sesa demokratik do të jetë ky proces. Më tej Bushati tha se PD nuk duhet të ngelet peng i së shkuarës, duke u shprehur se ka ardhur koha që edhe kryetari në hije të tërhiqet, nëse i refereohmei Berishës, por edhe kryetari ‘de jure’, të tërhiqen dhe ti hapet rruga zgjedhjes së një lideri të ri.

'Beteja nuk është këtë radhë për të larguar Bashën është një moment, një kusht një hap i parë, për një betejë më të madhe, është për të rithemeluar për t’i dhënë vendit opozitë përballë një Rame shumë të pushtetshëm. Kjo bëhet pas krijimit të një bashkimi të madh. Jemi si në vitin 90. Unë e quaj z. Rama fitues. Prisja që të ndëshkohej në këto zgjedhje, pasi vazhdojmë të jemi vendi më i varfër në Europë, dhe vazhdon të qeverisë pa asnjë lloj kontrolli. Ky lloj pushteti kërkon një opozitë të ftohtë.

Askush brenda strukturave, nuk po flet. Nishani nuk është thjeshtë vetëm një kontribuues kryesor në PD, por është dhe kryetar i Këshillit, Kombëtar që është organi më i lartë vendimarrës në PD. Sot nuk flasin njerëzit, por do të shtyjmë ato demokratë, që të shpëtojmë shtëpinë e lirisë.

Të gjithë janë të zhgënjyer, nuk bëhet fjalë vetëm për demokratët. Thelbi i diskutimit është ndryshimi i kësaj situate në Shqipëri. Nuk mjafton vetëm largimi i Bashës, për shkak edhe të një mbarimi të mandatit, mbase fundi i muajit qershor do të ketë zgjedhje për kryetar brenda PD. Çështja shtrohet a do të ketë thjesht një proces demokratik, apo do te këtë një reflektim të thellë përtej kësaj.

Z. Basha është i emëruar nga Berisha në 2013 dhe është zgjedhur nga një proces jotransparent në 2017. Edhe sikur z. Berisha të jetë kryetari De Facto tani jemi në një moment tjetër, në 2021. PD nuk duhet të ngelë peng i një të shkuar sado e lavdishme të jetë ajo. Sali Berisha nuk është person i progresit, por i regresit. Për mua ka ardhur koha që edhe kryetari në hije të tërhiqet edhe kryetari de jure të hape rrugën që të zgjidhet një lider i ri.’- tha Bushati.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni