-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
Gazetari Artan Hoxha kishte vetë një llogari në SKY ECC dhe bisedat I zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe se Marius Lulaj. “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.
26 Nëntor 2024, 19:59 -
Video e bujshme/ 7 vite më parë, ja si Suel Çela merrte përpara me 'Audi' policinë në mes të Elbasanit
Mbrëmjen e 18 shtatorit të vitit 2017, Policia e Elbasanit po zhvillonte një kontroll për verifikimin e automjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara. Gjatë këtij operacioni efektivët ndaluan dhe kontrolluan një automjet luksoz “Range Rover”. Në këtë moment një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi “skëterrë” dhe godet mjetin e Policisë. Pas goditjes mjeti u fut në Tregun Ushqimor.
26 Nëntor 2024, 19:26 -
Aksioni në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hedh dyshime të forta për lidhje politike të organizatës, duke përmendur edhe persona të tjerë, përveç njerëzve të drejtësisë dhe policisë që po heton SPAK-u aktualisht në një listë me 21 persona, mes tyre edhe dy gazetarë. Ngre 4 pyetje publike dhe i kërkon SPAK të thellojë hetimet, teksa e përgëzon edhe për operacionin
26 Nëntor 2024, 16:25 -
Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal
Dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës në Elbasan, ku të përfshirë janë gjyqtarë, ish gjyqtarë, drejtues policie, biznesmenë, killera, ushtarë dhe njerëz të medias, (21 persona në total deri tani) zbulon edhe rolin e të dyshuarit Renato Bodurri, nga Elbasani. Dhunimi më 10 Mars 2023, Bodurri pas shoqërimit e mohoi. Përgjimet e SKY ECC e lidhin me organizatën
26 Nëntor 2024, 11:52 -
Operacioni i SPAK në Elbasan/ Mes 21 masave të sigurisë dhe emri i Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari akuzohet se u përfshi në vrasjen e Bledar Muçës
Ndër emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arrest në kuadër të operacionit në Elbasan, është edhe ai i Sergei Hasanpapaj, i arrestuar në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë në vitin 2022.
26 Nëntor 2024, 10:53 -
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
Porosinë do ta kryente Endri Çopja, pjesë e grupit të Suel Çelës që i bëri atentat Lul Kullës. Përgjimet:Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish.
26 Nëntor 2024, 09:21 -
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj, si dhe propozoi një zgjidhje për procesin tranzitor të kalimit të funksioneve të vetingut.
26 Nëntor 2024, 07:08 -
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
Gazetarja Keti Banushi thotë se ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu përdorte anëtarë të bandave për të goditur gazetarët dhe mediat, në raste kur bënin artikuj ndaj saj.
25 Nëntor 2024, 22:54 -
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
Një nga figurat e krimit i ka vendosur gjyqtares në dispozicion një telefon SkyEcc, e cila përmes këtij telefoni ka komunikuar me personazhe të tjerë të krimit, duke porositur goditjen e gazetarit Kodra. Për të realizuar krimin, gjyqtarja ka angazhuar Endri dhe Klejdi Çopja, anëtarë të bandës Çopja në Elbasan.
25 Nëntor 2024, 22:36 -
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
Shifrat dhe detajet/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi sot nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”, teksa në rend ditë kishte edhe çështje të tjera. Shtesa fondesh për Prokurorinë e Përgjithshme, KLGJ, KPA, Gjykatën Kushtetuese, KQZ, Avokatin e Popullit, KLP, Prokurimet Publike dhe Sigurinë Kibernetike
25 Nëntor 2024, 20:03 -
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
Me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, u ndërmor sot një operacion blic në Elbasan për ekzkutimin e 19 urdhërarresteve dhe dy masa sigurie, ku në pranga ranë ish-gjyqtar, avokat. Lidhur me këtë operacion avokati Spartak Ngjela u shpreh se SPAK është duke vepruar.
25 Nëntor 2024, 19:12 -
Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën
Në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal, është arrestuar në Milano edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Ai njihet për lidhjet me Suel Çelën. Kompanitë e tij, kanë fituar tenderë për pastrimin e disa qyteteve.
25 Nëntor 2024, 18:10 -
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
GJKKO ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ditën e sotme në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut, që nuk ishte vetë i pranishëm. Avokati kërkoi pezullimin nëse dënohej, por s'u pranua. Edhe 5 vite qëndrim larg funksioneve publike
25 Nëntor 2024, 13:38 -
Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)
Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur në SPAK, pasi ndaj tyre u vendosën masat detyrim paraqitjeje në kuadër të goditjes së një grupi kriminal. Gazetarët Artan Hoxha dhe Qyno qëndruan për rreth 1 orë në ambientet e SPAK dhe dolën me dosje në duar.Gazetari Artan Hoxha akuzohet për pjesëmarrje
25 Nëntor 2024, 16:24 -
Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit
Zbulohet një tjetër emër nga operacioni i SPAK në qytetin e Elbasanit, teksa një masë arresti është vënë edhe për ish shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet Dedan Gjoni.
25 Nëntor 2024, 15:53 -
Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno
Prokuroria e Posaçme ka dhënë një njoftim lidhur me një operacion kundër krimit të organizuar që po zhvillohet në Elbasan. SPAK bën me dije se janë caktuar 21 masa sigurie, ndër të cilët 18 janë masa arrest me burg ku përfshihen një ish gjyqtare dhe një zyrtar i lartë i policisë
25 Nëntor 2024, 15:38 -
'Nuk dëgjon Tomi', emrat e gjyqtarëve dalin në bisedat e Sky Ecc/ Detaje nga megaoperacioni i SPAK, arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës
Dyshime janë se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu d
25 Nëntor 2024, 15:12 -
SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC
Zihni Shahu ka qenë kryetar i Gjykatës së Elbasanit, por u largua nga sistemi pasi nisi procesi i Vettingut në vitin 2020. Shahu dha dorëheqjen 7 muaj pasi kishte nisur procesi i kalimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në filtrat e pasurisë dhe aftësive profesionale. Në vendimin e bërë publik 4 vjet më parë, KPK bëri të ditur se
25 Nëntor 2024, 14:36 -
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
Taulant Tafa, gjyqtari i Gjykatës Elbasan, i shkarkuar nga KPK më 2023Ish gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit u shkarkua nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit më 24 prill 2023Taulant Tafa e ka
25 Nëntor 2024, 14:10 -
Operacioni i SPAK në Elbasan, 'arrest shtëpie' dhe për një avokatë! Kontrollohet dhe banesa e një tjetër ish gjyqtari (EMRAT)
Foto: Forcat e policise ne Elbasan, 24 nentor 2024Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se janë ushtruar kontrolle banese dhe në banesën ish gjyqtarit Taulant Tafa.Ndërkohë është firmosur 'arrest sht&
25 Nëntor 2024, 13:53 -
SKEDA / Kush është Pajtime Fetahu, ish gjyqtarja e dorëhequr e lidhjet e dyshuara me Çopjat, pagesa 11 mijë euro me flori dhe masa e sigurisë
Operacioni në shkallë të gjerë në disa qarqe të vendit kundër organizatës Çopja dhe jo vetëm, nisi prej 31 Korrikut të këtij viti, kur u zbuluan ngjarje të rënda kriminale nga SPAK, por edhe dyshimet për përfsh
25 Nëntor 2024, 13:04 -
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
Një hetim i SPAK kundër një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare ka çuar në lëshimin e 19 urdhërarresteve nga GJKKO, mes tyre Suel Çela e vëllai i tij, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish shefi i krimeve Dedan Gjonin, avokatja Blerina Beqiri. Detyrim paraqitjeje gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Është kontrolluar banesa e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu dhe ish-gjyqtarit Taulant Tafa.
25 Nëntor 2024, 12:55 -
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
Dumani ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Qendra ALTRI dhe Friends of Europe (FoE) në kuadër të nismës “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane” mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, do të zhvillojë konferencën “Kontributi i Shoqërisë Civile për drejtësi të përbashkët dhe luftën kundër korrupsionit”
25 Nëntor 2024, 10:50