-
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros për tjetërsimin e 10 mijë metra katror tokë! Ish kryebashkiaku i Himarës kërkon gjykim të shkurtuar
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe nis gjyqin ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, të akuzuar për shpërdorim detyre në 2 raste të tjetërsimit të pronave, dhe fshehje të pasurisë. Ndaj tij, qëndron ende i hapur hetimi për një tjetër tokë në Himarë, të cilën e përfitoi ish-kryebashkiaku i komanduar, Bollano.
15 Nëntor 2024, 10:57 -
GJKKO pushon hetimin për Agron Çelën, e kërkoi SPAK! Deputeti socialist u padit nga një qytetar për mos dhënie borxhi, rezultoi i paguar
Me kërkesë të SPAK, GJKKO pushon hetimin për mashtrim ndaj deputetit Agron Çela. Hetimet nisën pasi një qytetar e kallëzoi se s’i kthente paratë e marra borxh. por ka rezultuar se ishte paguar borxhi.
13 Nëntor 2024, 13:50 -
Fatos Çoçoli: Të jetosh në epokën e SPAK
Në 33 vitet e fundit kurrë nuk kishte ndodhur që një institucion i drejtësisë të kthehej në makth për politikanët tanë. Kurrë nuk kishte ndodhur më parë që ustallarëve partiakë të marifeteve t’u ndërpriteshin linjat e komunikimit me njerëzit e drejtësisë. Kurrë nuk kishte ndodhur që politika dhe drejtësia të ishin kaq larg njëra- tjetrës. Kaq të pavarura njëra nga tjetra. Po jetojmë në një realitet të ri, në epokën e SPAK, Kurrë nuk kishte ndodhur më parë që drejtësia të ketë një plan punësh tërësisht të ndryshëm nga politika.
13 Nëntor 2024, 13:09 -
Masakra e Lushnjes, burg përjetë për Laert Haxhiun! E konfirmon edhe Apeli i GJKKO-së! Vetë Dumani shkon në seancë: Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha u vranë pa faj, shënjestra ishte Xhuljo Shkurti
Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me burg për jetë për Laert Haxhiun fajtor për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes” e shënuar në vititn 2017.
13 Nëntor 2024, 10:15 -
Seanca në Apelin e GJKKO për Laert Haxhiun/ Dumani: Siguruan armët e zjarrit pasi kishin info se Xhuljo Shkurti hyri në Shqipëri! Kemi prova edhe nga dëshmitarë
Kreu i SPAK Altin Dumani foli në seancën e sotme në Apelin e GJKKO, për Laert Haxhiun, i cili kërkon pafajësinë pas vendimit të GJKKO që e dënon me burgim të përjetshëm.Avokati i këtij të fundit kërkon pafajësinë apo shqyrtimin e çështjes në shkallë të par&eu
13 Nëntor 2024, 11:09 -
Spahiu: Shqipëria fiton në dy rastet e marrëveshjes me Italinë, pranohen apo refuzohen emigrantët
Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Spahiu thotë se Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet, edhe nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë lejon emigrantët që të sillen në Gjadër, por edhe në rast se nuk e lejon."Shqipëria
12 Nëntor 2024, 23:03 -
Spahiu: Nëse Trump s’do ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë të blerë nga Soros
Juristi Kreshnik Spahiu, në 'Repolitix' teksa komentoi akuzat e opozitës se SPAK kontrollohet nga qeveria, tha se veprimet e SPAK tregojnë të kundërtën.Ai ngriti pyetjen se nëse Trump s’do të ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë opozita si të blerë nga Soros.
12 Nëntor 2024, 22:10 -
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Caca në 'Repolitix': Retorikë e njëjtë, kërkon ti paraprijë një hetimi tjetër! Nesturi: Do të mbrojë imazhin e tij para anëtarësisë
Kreu i PD Sali Berisha vijon sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, të cilin e ka cilësuar si një vegël të George Soros. Lidhur me këto sulme u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emision Repolitix në Report Tv.
12 Nëntor 2024, 21:58 -
Spahiu: SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA
‘SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA’.Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në Repolitix në Report Tv, mbrëmjen e sotme. Juristi tha se SPAK është projekt i SHBA dhe është krijuar gjatë mandatit të parë të Donald Trump.
12 Nëntor 2024, 21:37 -
Spahiu: Nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur?
Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në emision Repolitix në Report Tv, teksa u ndal tek sulmeve të Sali Berishës ndaj SPAK ka ngritur pyetjen se nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur.
12 Nëntor 2024, 21:31 -
SPAK merr në pyetje Dritan Agollin, kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (VIDEO)
Nuk jepen detaje rreth çështjes për të cilën është pyetur dhe ka dhënë shpjegime para prokurorëve në institucion. Agolli pas procesit të marrjes në pyetje, ka lënë godinën e SPAK. U rizgjodh në janar të këtij viti në krye të FSHZH-së
12 Nëntor 2024, 16:18 -
Jepet pretenca/ SPAK kërkon 2.8 vite burg për Vangjush Dakon! Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre
Ish kryebashkiaku i Durrësit nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme në GJKKO ku prokurori i SPAK lexoi konkluzionet përfundimtare, por u përfaqësua nga avokati i tij. Dako akuzohet për “Shpërdorimit të detyrës” në dy raste.
12 Nëntor 2024, 15:06 -
Edmond Haxhinasto 4 orë në SPAK! Ish-ministri i Transporteve dëshmon për dosjen 'Meta': U thirra për disa çështje të caktuara
Për gazetarët u tregua i rezervuar duke u mjaftuar vetëm se ishte thirrur nga SPAK në cilësinë e dëshmitarit dhe kishte dhënë deponime për disa çështje të caktuara.
12 Nëntor 2024, 13:54 -
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se pavarësia dhe dhe fuqizimi i SPAK dhe GJKKO e trembin Edi Ramën, që tashmë ka më shumë bashkëpunëtor në burg sesa në qeveri.
11 Nëntor 2024, 22:39 -
Sulmet e Berishës dhe Metës ndaj SPAK, Elezi në Report Tv: Kanë sjellje agresive sepse do përfundojnë në burg! Gazetari: Ardhja në pushtet e Trump s’ndryshon asgjë për ‘non gratën’
‘Veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen, sepse do të përfundojnë në burg’. Kështu i ka cilësuar akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK dhe kreut të tij Altin Dumani, ish- kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi.
11 Nëntor 2024, 19:31 -
Sulmet e Berishës dhe Metës, KLP përgjigjet ashpër: Presioni ndaj SPAK, kërcënim serioz për drejtësinë! Kreu i PD s’tërhiqet: Bogdani, skllave e Dumanit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dënuar ashpër sulmet e dy liderëve të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Metës në drejtim të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani.
11 Nëntor 2024, 18:43 -
SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut, dërgohen për gjykim 9 të akuzuarit! Nga vrasje, vënie eksplozivi te vjedhje, zbulohen akuzat! Ngjarjet u zbardhën nga rrëfimi i Tafanit
SPAK ka mbyllur hetimet për grupin e Laert Haxhiut dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO për 9 të pandehur. Prokuroria e Posaçme ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale të grupit të Laert Haxhiut mes prillit të vitit 2021 deri në maj të 2023, moment në të cilën në Greqi u arrestua kapo i bandës Laert Haxhiu.
11 Nëntor 2024, 15:07 -
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë
GJKKO kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, duke dhënë "detyrim paraqitjeje", bllokim pasaporte dhe garanci pasurore. Prokuroria nuk ishte dakord, do ankimojë për masën e mëparshme. Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”
11 Nëntor 2024, 13:55 -
Arrestimet e Metës dhe Çyrbjas, Apeli i GJKKO cakton të njëjtën gjyqtare për ankimimet! Po ashtu edhe për Kryemadhin, ja emri i magjistrates
Caktohet në Apelin e GJKKO-së gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimin e ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja, për masën e sigurisë arrest me burg, por edhe atë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Shorti ka caktuar gjyqtaren Igerta Hysi për të dyja dosjet e vlerësimit të apelimeve nga palët mbrojtëse
11 Nëntor 2024, 13:35 -
Korçë/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për arrestimet e fundit: Mbështesim punën e SPAK dhe integrimin e Shqipërisë
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard,thanë se presin hapjen e grupkapitujve të tjerë të Shqipërisë. Ata nënvizuan se mbështesin punën e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar si "të rëndësishme" për procesin në BE dhe vendin.
11 Nëntor 2024, 13:09 -
Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën
Masakra e Dobracit me 4 viktima, prokuroria e Shkodres shpall moskompetencën dhe kalon për hetim ne SPAK. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.
11 Nëntor 2024, 10:25 -
Kryebashkiaku socialist i Devollit paraqitet në SPAK! U mor i pandehur se licensoi karburantin, ndërtim pa leje! Eduard Duro: Do flas një herë tjetër
Dy javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.
11 Nëntor 2024, 10:18 -
Berisha shpërthen sërish ndaj Dumanit: O llum, o horr, faqezi, je i Xhorxh Sorosit
Nga dritarja e shtëpisë ku vijon të jetë i ngujuar me masën e 'arrestit shtëpiak' kryetari i PD-së Sali Berisha i është rikthyer akuzave me fjalor të rëndë, intimidues ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
10 Nëntor 2024, 22:04 -
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
Kur kanë mbetur vetëm 2 muaj, nga filimi i transferimit të kompetencave nga Komisioneri Publik në SPAK, mbetet i paqartë tranzicioni institucional i procesit të vetingut. Komisioneri Publik lajmëroi me dy shkresa Komisionin e Ligjeve për ngërçin: Na miratoni strukturën organike! Bardhi: Çfarë ndodh nëse ky proces nuk përfundon brenda 3 muajve, do t'i lëmë dosjet që janë në proces rrugës?
10 Nëntor 2024, 09:50 -
Flamur Noka nën hetim pasuror, avokati: Si e ka fundosur me zë dhe figurë Bardhi! Ja tre personat që arrestohen nga masakra e Gërdecit
Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i cili dorëzoi pak kohë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), provat që sipas tij, faktojnë korrupsionin e Flamur Nokës, paralajmëron lajme tronditëse për ish-ministrin e Brendshëm.
9 Nëntor 2024, 14:50 -
Porositi vrasjen e të ‘fortit’ të Vlorës për hakmarrje, ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi! Si i shpëtoi atentatit Inez Hajrulla në 2023
Leonard Luzi, i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Matodashajt, u ekstradua nga Spanja. Ai mbërriti në vendin tonë 4 muaj pas arrestimit, ndërsa GJKKO i ka caktuar masën arrest me burg. Luzi e porositi vrasjen për hakmarrje ndaj kushëririt të tij, por atentati dështoi pasi ekzekutori u arrestua me pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
9 Nëntor 2024, 09:17 -
Operacioni ‘Shpirti’/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim 2 nga të pandehurit e dosjes, për njërin pushohet pasi ka ndërruar jetë! Mbetet në fuqi dënimi për 13 të tjerët (VENDIMI)
Akuzat për trafik droge dhe pastrim parash. Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë për Aleks Memaj dhe Saimir Kurti, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me të njëjtën përbërje të trupit gjykues. Vendimi u mor për kryerjen e veprës penale të "pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale". Rigjykim edhe për pasuritë. Për 13 të tjerët nuk ndryshon
8 Nëntor 2024, 18:55 -
Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të Vetingut
Nga 1 janari 2025, grupi i këshilltarëve që punojnë pranë Komisionerit Publik konsiderohen të papunë dhe nuk dihet se kush do ta mbështesë drejtuesin e SPAK-ut në çështjet që do të shpallë për gjykim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 41 ankime të Komisionerit Publik që presin të gjykohen në Kolegj që nga janari
8 Nëntor 2024, 18:13