-
SPAK çon për gjykim kryebashkiakun socialist të Devollit, Eduard Duro dhe 4 të tjerë! Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, IKMT do e shembte
SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro, ish-administratoren e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu si edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Devoll. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, lidhur me licencimin e paligjshëm të pikës së karburantit “Genci Petrol” sh.p.k.
7 Dhjetor 2024, 13:50 -
Mero Baze: Përpjekja e Berishës për t’u dukur edhe 'komandant', edhe viktimë e SPAK
Tri ditë pasi Sali Berisha sulmoi kot prokurorin Olsi Dado si “shërbëtor i krimit” – çka u detyrua ta përgënjeshtrojë një ditë më pas – prokurori ka urdhëruar një kontroll personal dhe të banesës për Ajola Xoxën, gruan e Erion Veliajt, dhe për vëllain e tij, Arbër Veliajn, i cili gjendet jashtë Shqipërisë.
7 Dhjetor 2024, 07:14 -
SPAK i sekuestroi telefonin bashkëshortes, Veliaj: Hetimi pasuror i mirëpritur! S'bëj pjesë te kasta e vjetër politike që sulmon drejtësinë me çdo mjet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ndaj sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa prej agjentëve të BKH-së. Ai mbështet hapat procedurale të kryera nga Prokurorinë e Posaçme në hetimin pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve të tij, duke i konsideruar ato të mirëpritura.
6 Dhjetor 2024, 20:45 -
'Berisha u ndihmua nga Suel Çela', Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë
Kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, teksa foli për Berishën ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se kur Berisha ishte në arrest shtëpie ka pas një plan për ta vrarë këtë të fundit.
6 Dhjetor 2024, 19:41 -
50 mln euro mashtrim me kriptovalutat, GJKKO dënon me nga 6 vite e 8 muaj burg Irisa Pucan e Adrian Korrikun! Pjesë e grupit të Amant Josifit
GJKKO ka dënuar dy persona për ‘Mashtrim Kompjuterik’ dhe ‘Pjesëmarrje në grup të strukturuar krimina’. Bëhet fjalë për Irisa Puca dhe Adrian Korriku, ndaj të cilëve gjykimi u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar dhe GJKKO me trup gjykues Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri vendosën shpalljen fajtor dhe dënimin për të dy me 6 vjet e 8 muaj burg.
6 Dhjetor 2024, 16:06 -
'Është nën patronazhimin e kryeministrit prej dosjeve të tij', Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: E turpshme, pranon të përdoret sa herë i duhen votat Ramës
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sulmeve të Berishës. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ish-kryeministri është shndërruar në një mjet të Edi Ramës, duke e ndihmuar në zhvendosjen e vëmendjes nga aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin.
6 Dhjetor 2024, 16:02 -
Berisha: Hetimet për Veliajn të nxitura nga protestat tona
Sali Berisha thotë se aksioni i SPAK në kuadër të hetimit pasuror ndaj Erion Veliajt, është diktuar nga protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, në një konferencë për mediat, ai u shpreh se nuk beson tek hetimet pasi akuzoi edhe vetë kreun e SPAK Altin Dumani për konflikt interesi.
6 Dhjetor 2024, 14:56 -
‘Dumani mercenar’, mesazhi i plotë i Metës nga burgu në protestë: SPAK, instrument kamikaz i Ramës për t’u përdorur kundër opozitës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mobilizoi sot militantët në protestë para SPAK. Mesazhin e tij e përçoi edhe përse ishte në qeli, përmes një letre që u lexua nga sekret
6 Dhjetor 2024, 14:43 -
Sekuestrimi i telefonit të Ajola Xoxës, reagon SPAK: Hetimi ende në faza paraprake
SPAK ka reaguar për lajmin që Report Tv raportoi me burime për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë
6 Dhjetor 2024, 13:06 -
Arrestimi i Metës, Xhixho në protestën para SPAK: Rrëmbim kriminal, drejtësia me dy standarde po persekuton liderët e opozitës
Nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho në protestën para SPAK e quan rrëmbim kriminal arrestimin e Ilir Metës. Sipas saj, drejtësia po vepron me dy standarde dhe po persekuton liderët e opozitës.“Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës, deputetë e opozitës. Kjo ndodh vet&
6 Dhjetor 2024, 13:03 -
VIDEO/ Hetimi pasuror dhe kontrollet, momenti kur Ajola Xoxa e avokati hyjnë tek galeria 'Harabel'
Disa agjentë kanë shkuar paraditen e sotme dhe në selinë e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familja
6 Dhjetor 2024, 12:47 -
‘Shërbëtor’, mercenar’, Blushi sulmon Dumanin si Meta: SPAK organizatë kriminale, pistoletë në dorën e Ramës për të vrarë opozitën
Partia e Lirisë mbajti sot protestë kundër SPAK pas arrestimit të kryetarit Ilir Meta. Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi me të njëjtën gjuhë si Meta sulmoi SPAK dhe kreun e saj Altin dumani, duke e quajtur një shërbëtor të Ramës apo mercenar. SPAK e quan një organizatë kriminale, apo pistoletë në dorën e R
6 Dhjetor 2024, 12:26 -
Militantët e PL protestë para SPAK: Drejtësi me regji! Meta sulm Dumanit nga burgu: Mercenar i Ramës! Braktisen nga Berisha e PD! Pamjet me DRON
Nga qelia, Ilir Meta mobilizoi militantët e Partisë së Lirisë në protestë para SPAK. Vetë presidenti i PL, Përmes një mesazhi sulmoi Altin Dumanin si mercenar të Ramës për goditjen e opozitës. Në protestë nuk ishte Berisha e as përfaqësues të PD. Report Tv solli pamjet me dron nga pjesëmarrja.
6 Dhjetor 2024, 11:43 -
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj! Kontrolle tek galeria 'Harabel', por jo tek banesa
Agjentët e BKH-së sekuestruan sot telefonin e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë. Me vendim të GJKKO, kontrolle dhe në studion e galerisë "Harabel' tek ish- Blloku, ku janë sekuestruar dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
6 Dhjetor 2024, 11:24 -
Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg për dosjen ‘Plumbi i Artë’! Akuzohet për porositjen e dy vrasjeve
Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg të vendosur ndaj tij në maj 2022 për dosjen Plumbi i Artë. Seanca për shqyrtimin e kërkesës mbahet në orën 13:00 në GJKKO. Në këtë dosje, Dumani akuzohet si porositës i dy atentateve ndaj Lulzim Mashës dhe Elton Kilës, por të dy dështuan.
6 Dhjetor 2024, 10:16 -
Vota e diasporës, Gjiknuri: Ende s'kemi arritur një dakordësi me opozitën, në këto kushte vota e emigrantëve në rrezik
Teksa ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj dekretojë datën 11 maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, PS thotë se ende s'ka arritur një dakordësi me opozitën për votën e diasporës. &l
5 Dhjetor 2024, 20:09 -
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
PS ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie teknike, kërkesë për të cilën PD këmbëngul prej muajsh duke kërcënuar edhe me vijimin e mosbindjes civile. Kjo është bërë me dije nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri në Report Tv.
5 Dhjetor 2024, 19:16 -
Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin
Pas shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrëzimin e kërkesës së dhëndrit të Berishës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë vendim. Kërkoi rrëzimin e vendimeve të GJKKO në dy shkallë, në Tetor dhe Nëntor 2023. Në mars 2024 edhe Gjykata e Lartë ia kishte rrëzuar rekursin
5 Dhjetor 2024, 18:34 -
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
Këtë të enjte përfundoi deklarimet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe avokati i tij, Ermal Yzeriraj. Të dy ata kërkuan nga togat e zeza pushimin e çështjes, ose në alternativë kthimin e dosjes për hetime të tjera në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion
5 Dhjetor 2024, 17:54 -
Nën akuzë për inceneratorin e Tiranës, GJKKO zbut masën e sigurisë ndaj Alba Thoma! Detyrim paraqitjeje për ish-drejtoreshën Juridike
Gjykata e Posaçme ka zbutur sot masën e sigurisë për Alba Thoman, ish-drejtoreshë te Ministria e Mjedisit, e marrë nën akuzë bashkë me 11 persona të tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, për dosjen e inceneratorit të Tiranës. prej më shumë se një viti ishte në arrest shtëpie. Do shkojë në SPAK të hënën e parë të çdo muaji
5 Dhjetor 2024, 13:56 -
'Organizatë kriminale', skema mashtruese e mikrokredive dërgohet në SPAK
Prokuroria e Tiranës ka konkluduar se personat e hetuar për zhvatjen e të paktën 36.8 milionë eurove dhe 1700 pronave të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit, përbëjnë një grup të strukturuar kriminal dhe duhet të hetohen nga SPAK, I cili po verifikon edhe përgjegjësinë e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
5 Dhjetor 2024, 12:10 -
'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet
Ferdinand Dervishi diskutoi në ‘Studio Live’ për zbulimin e aplikacionit Matrix, përdorur nga krimi. Ai vlerësoi punën e SPAK dhe parashikoi se zbulimi i këtij aplikacioni do t’i japë goditje të fortë krimit. Dervishi gjithashtu paralajmëroi për fuqinë e bandave kriminale dhe nevojën për veprime të tjera të SPAK për të parandaluar ngjarje si ajo e "Falcone" në Itali.
4 Dhjetor 2024, 20:27 -
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
Aplikacioni të cilin autoritetet europiane e kanë zbërthyer, është përdorur edhe nga krimi shqiptar, konfirmon për Report Tv, Europol. Për “Matrix” për herë të parë foli i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se këtë platformë të koduar e ka pasur edhe i shumëkërkuari Suel Çela.
4 Dhjetor 2024, 15:43 -
VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK
E Ngarkuara me Punë e SHBA-vë në vendin tonë, Nancy VanHorn është takuar në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali”.
4 Dhjetor 2024, 13:51 -
U mor i pandehur, Dogjani sulmon SPAK: Pse nuk heton vilat e Ramës dhe qeverisë? Ndjekje politike e dirigjuar nga PS
Një ditë pasi SPAK e çoi për gjykim nën akuzën për deklarim të rremë të pasurisë, deputeti demokrat Asllan Dogjani gjithçka e quan politike dhe të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.
4 Dhjetor 2024, 13:27 -
Inceneratori i Fierit, përfundon shqyrtimi në Apelin e Posaçëm, vendimi shpallet më 19 Dhjetor! SPAK kërkon shpalljen fajtor të Bllakos dhe për shpërdorim detyre
SPAK kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre. SPAK kërkon dënimin e ish-deputetit Bllako edhe për shpërdorim detyre, teksa u dënua vetëm për një vepër penale
4 Dhjetor 2024, 12:10 -
Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij për hakmarrje, SPAK çon për gjykim Amarildo Nikollin! Si i dështoi atentati, u kap me pistoletë gati për qitje
SPAK çon për gjykim dosjen e Amarildo Nikollit, i cili akuzohet se kishte planifikuar vrasjen ndaj Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullës në qytetin e Vlorës. Porositësi ishte Leonard Luzi, Nikolli ekzekutori dhe dy ndihmësit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno. Atentati dështoi pasi Nikolli u arrestua me pistoletë gati për qitje.
4 Dhjetor 2024, 09:41 -
Aplikacionet kriminale/ Banushi: Grupet kanë menduar se komunikimet nuk do zbërtheheshin! Doçi: Me 'Matrix', SPAK do bëjë tërmet tjetër në botën e krimit
Në 'Studio Live', gazetarët Keti Banushi dhe Adriatik Doçi diskutuan për dosjet e SPAK lidhur me krimin e organizuar në Elbasan dhe aplikacionet për komunikim, si Matrix, Sky dhe EncroChat. Grupi kriminal i Suel Çelës ka ndikuar në media dhe politikë. Doçi theksoi se Gërdeci dhe 21 Janari mbeten prova të forta për fatin politik të Sali Berishës
3 Dhjetor 2024, 18:01