-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
Altin Dumani i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të ruhet pavarësia e SPAK, dhe prokurorët e posaçëm të lejohen të rikandidojnë në fund të mandatit të tyre 9 vjeçar. Kreu i SPAK tha se ka ardhur koha që kjo prokurori të mos hetojë korrupsione të vogla mbi 500 euro, por ky prag të rritet që skuadra e tij të ketë mundësi të merret me çështje të mëdha e të komplikuara.
2 Dhjetor 2024, 15:34 -
Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, SPAK pyet ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Shoqërohet me polic
Për dosjen që ‘fundosi’ Jurgis Çyrbjen pyetet edhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ky i fundit mbërriti në SPAK i shoqëruar nga një polic, pasi ndodhet në masën arrest shtëpie dhe i dënuar nga GJKKO me 2.8 vite burg për shpërdorim detyre në dy raste.
2 Dhjetor 2024, 12:07 -
A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta para SPAK? Kryemadhi: S'merrem më me politikë do bëhem ndihmës avokate! Apelon sekuestron e vilave
Kjo e hënë ishte dita e paraqitjes së radhës në SPAK për Monika Kryemadhin, nën masë sigurie për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Ajo do të ankimojë vendimin për sekuestron e 2 vilave tek Kodra e Diellit.
2 Dhjetor 2024, 12:00 -
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
Partia Demokratike dërgon sërish në SPAK Ministren Belinda Balluku. PD e akuzon atë se ka abuzuar me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik, duke fryrë kostot dhe duke i shkaktuar buxhetit të shtetit të paktën 5 milionë euro dëm.
2 Dhjetor 2024, 11:50 -
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropalit dhe ministri Taulant Balla u krenuan me arritjet e Shqipërisë, e cila ka dalë tashmë nga lista e monitorimit të KiE-së.
2 Dhjetor 2024, 10:50 -
Berisha: Kam dokumente të lidhjes së bandave me politikën e drejtësinë! Sulmon Dumanin: Kreu i SPAK fle mbi dosjet e krimit
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se disponon dokumente autentike që sipas tij provojnë lidhjet e bandave të Elbasanit me eksponentë të lartë të politikës dhe drejtësisë.
30 Nëntor 2024, 21:49 -
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
I ftuar në Report Tv, deputeti Enkelejd Alibeaj tregon një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Alibeaj thotë se ia ka thënë në sy Berishës para tre vitesh se ai nuk është ofertë për shqiptarët dhe se nuk mund ta sjellë PD në pushtet. Alibeaj tregon se si Berisha iku nga zyra dhe më pas me ironi kujton episodin
29 Nëntor 2024, 18:55 -
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’ bën të qartë se me Berishën nuk ka bashkëpunim edhe në rast se atij i hiqet non grata. Alibeaj u bën thirrje partive të vogla që të bashkohen në një front në zgjedhjet e 2025, ndërsa kërkesën e PD për qeveri teknike e quan lojë, në kushtet kur sipas tij Berisha i shiti zgjedhjet Ramës me miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.
29 Nëntor 2024, 18:49 -
Investuan paratë e kokainës në Shqipëri! SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia
SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj grupit të Suel Çelës, personazhit më të kërkuar të drejtësisë, që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës me investime në Shqipëri. Ndërkohë, pritet që SPAK të përcjellë kërkesën për ekstradimin e vëllait të tij, Mario Cela të arrestuar në Belgjikë bashkë me një anëtar të grupit, dhe të biznesmenit Bujar Shega, i cili u ndalua në Milano.
29 Nëntor 2024, 12:14 -
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
‘Lirimi i Sali Berishës nga 'arresti i shtëpisë' është një thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë’, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri.
28 Nëntor 2024, 22:27 -
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
Prokuroria e Posaçme i kërkon mediave dhe personave të hetuar që kanë marrë kopje të vendimit dhe dosjes, që të mos publikojnë më materiale nga çështja e goditjes së organizatës së Elbasanit të drejtuar nga Suel Çela, pjesë e të cilës janë edhe gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, si dhe gjyqtarja e arrestuar Pajtime Fetahu, me total 21 persona nën hetim dhe akuzë
28 Nëntor 2024, 17:37 -
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme do të hetojë vrasjen e Klaudi Prendit, djalit të ish gjyqtarit të Krimeve të Rënda Fran Prendi. Burimet bëjnë me dije për shqiptarja.com se ka dyshime se autorët që e ekzekutuan 27 vjeçarin i përkasin një grupi të strukturuar kriminal.
28 Nëntor 2024, 11:52 -
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu u arrestua me urdhër të SPAK pas goditjes së organizatës kriminale të Suel Çelës. Vajza e saj shpesh herë bën rolin e ndërmjetësueses së nënës së saj dhe eksponentë të organizatës së Suel Çelës.
27 Nëntor 2024, 22:56 -
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
Zbardhen përgjimet nga SKY ECC dhe bisedat në mesazhe mes kreut të organizatës kriminale dhe personit të cilësuar si snajperisti, që dyshohet për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe plagosjen e Ardian Çapjas në Elbasan. Kush e informonte Çelën dhe lidhja me trafikun e drogës
27 Nëntor 2024, 17:57 -
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
Në komisionin e Ekonomisë u miratua nen për nen p/buxheti për vitin 2025. Në total buxheti është 8,2 mld €, por për opozitën nuk pasqyron nevojat e popullatës. Seanca do mbahet më 3 Dhjetor. Përfitojnë të gjitha institucionet e Drejtësisë në bllok edhe SHISH.
27 Nëntor 2024, 12:42 -
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
Sali Berisha sot ligjërisht është i lirë, por nuk është shpallur i pafajshëm nga akuzat. Sigurisht 90% e publikut nuk e kuptojnë ndryshimin e gjykimit në “gjendje të lirë” dhe në shpalljen “i pafajshëm”. Dhjetra politikanë janë hetuar të lirë por janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me burg si në rastin e Saimir Tahirit, Ervin Saljanit, Vangjush Dakos etj.
27 Nëntor 2024, 17:03 -
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, Abedin Kërnaja, që akuzohet në të njëjtën dosje me kryetarin Rexhë Byberi, për shpërdorim të detyrës. Të dy zyrtarët akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “shkatërrim i pronës”, për një dëm prej 277 mln lekësh
27 Nëntor 2024, 16:40 -
Po Meta dhe Salianji që janë në burg? Berisha: Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë
Sali Berisha u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp edhe lidhur me Ilir Metën dhe Ervin Salianjin që ndodhen në burg.Pas doli nga arresti shtëpiak, Berisha shprehet se do vijojë beteja e pandërprerë për lirimin e Ilir Metës dhe Ervin Salianjit nga burgu.'Beteja për
27 Nëntor 2024, 15:03 -
Si e priti Rama lirimin nga arresti shtëpiak? Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë! Le të vijë në debat po ia mbajti
Sali Berisha në konferencën me gazetarët u pyet edhe për kryeministrin Rama, se si e ka pritur ky i fundit lirimin e tij nga arresti shtëpiak.Berisha tha se ai tmerrohej kur ndodhej në dritare jo më tani që është i lirë në fushën politike.'Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë.
27 Nëntor 2024, 15:00 -
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
Pas lirimit nga arresti shtëpiak, lideri i PD-së Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët tek salla e selisë së partisë. Berisha deklaroi se sot gjithçka ndryshon për Shqipërinë, pavarësisht persekutimit sipas tij ndaj opozitës, Salianjit dhe Metës. Kreu i PD-së nuk la pa sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, që për të janë bandë kriminale, pavarësisht falenderimit për gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak. Më tej, Berisha tha se do vijojë mosbindja civile.
27 Nëntor 2024, 14:50 -
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-sekretarin e ministrisë së Brendshme Plarent Ndrecën dhe 15 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera. Favorizuan në fitimin e tenderit kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani.
27 Nëntor 2024, 14:06 -
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 14 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Suel Çela. Masa ndryshoi për avokaten Blerina Beqirin, nga arret shtëpie në detyrim paraqitje. Ndërkohë masa detyrim paraqitje mbetet në fuqi edhe për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Dosja ka 21 persona nën procedim
27 Nëntor 2024, 13:50 -
‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty
Foto: Pajtime Fetahu dhe Suel ÇelaPajtime Fetahu është ish-kryegjyqtarja e Elbasanit e arrestuar ditën e djeshme në kuadër të megaoperacionit të SPAK. Fetahu akuzohet për përfshirje me gru
27 Nëntor 2024, 12:11 -
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
Dosja e SPAK-ut për grupet kriminale në Elbasan tregon se Gjykata e Elbasanit ishte nën kontrollin e Suel Çelës, një figurë e rëndësishme e krimit.
27 Nëntor 2024, 11:06 -
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të dyshuara si të ardhura nga krimi. Gjolena financoi blerjen e 24 tonë pleh kimik ku ishin fshehur dhe do ekstraktoheshin nga kimisti kolumbian 430 kg kokainë. DEA amerikane drejtoi operacionin në Nëntor të vitit 2022, 11 të arrestuar
27 Nëntor 2024, 10:50 -
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
Gazetari Elton Qyno është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të zbatimit të masës së vënë ndaj tij nga SPAK me ‘detyrim paraqitje’. Më herët kishte qenë në institucionin e akuzës edhe gazetari Artan Hoxha, ndaj të cilit rëndon po e njëjta masë sigurie
27 Nëntor 2024, 09:53 -
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi goditjen e organizatës kriminale të Suel Çelës dhe lidhjet me gazetarin Artan Hoxha, sipas akuzës së ngritur nga SPAK. Avokati Përparim Çaça theksoi se duhet ndarë misioni i gazetarisë nga shërbimi që i bëhet klaneve kriminale.Ndër
26 Nëntor 2024, 22:38 -
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
Një goditje të fortë e quan avokati Përparim Çaça operacionin e SPAK kundër organizatës kriminale të Suel Çelës. I ftuar në emuisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Çaça thotë për gazetarin Denis Minga se SkyEcc ka hapur një kuti që s’dihet se kur do përfundoj&eu
26 Nëntor 2024, 22:15 -
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
SPAK ka goditur organizatën kriminale të Suel Çelës, duke zbuluar aktivitetin e tij kriminal dhe lidhjet me persona në drejtësi, por edhe gazetarë. Një prej tyre edhe gazetari Artan Hoxha, i cili akuzohet si anëtar i kësaj bande kriminale dhe për korrupsion pasiv në sektorin privat.
26 Nëntor 2024, 22:11