- Opinion
-
Politikë
Basha 'dhëmbë për dhëmbë' me Berishën: S'ka kthim pas për përjashtimin, s’cenojmë aleancën me SHBA! Qeveria e re, PPP-ja që po plaçkit shqiptarët
Duke iu përgjigjur kërcënimeve të një dite më parë nga ish lideri i PD, Lulzim Basha tha sot se nuk ka kthim pas për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, pasi marrëdhëniet me SHBA duhet të mbeten të pacenuara. Basha komentoi edhe miratimin e qeverisë ‘Rama 3’ në parlament.
17 Shtator 2021, 15:37 -
Opinion
A mbulohet Dielli me shoshë?!
Në PD ka nisur një betejë lidershipi. Me tam-tame, por pa krisma dhe as viktima. Si në gjithë historinë e luftërave edhe kjo “luftë” politikanësh ka filluar si diversion. Armiku nuk tregohet kurrë me gisht dhe sebepi i sherrit kamuflohet me gjithfarë gjepurash.
17 Shtator 2021, 13:25 -
Politikë
'Hakmarrja' e Berishës pas përjashtimit nga PD, analistja Gjikondi: Drejtësia ta procedojë penalisht! Lëvizja emocionale për guximin e Bashës
Përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të liderit historik të saj Sali Berisha, analistja Brizida Gjikondi e quan një vendim të guximshëm të kreut të PD Lulzim Basha.
17 Shtator 2021, 12:48 -
Opinion
Çfarë kërkon Sali Berisha?!
Sali Berisha u shfaq përpara ithtarëve të tij. Shan atë që para disa ditësh e ngrinte në qiell, pështyn atë që me ëndje e ka gëlltitur, kërkon ndjesë duke mos qenë kurrë pishman për ato që ka bërë, mashtron sy për sy e iu hedhë trutë e magjarit ithtarëve që e brohorasin në ekstazë, i bie pragut (Lulzim Bashës) që të dëgjojë dera (SHBA) dhe bën gjithçka tjetër që plotëson portretin e tij karakterial si pragmatist në lojën politike pa frena, pa kontroll e pa moral.
17 Shtator 2021, 12:48 -
Politikë
Meta: Demokracia pas 25 prillit më e mirë se ajo e para zgjedhjeve! Opozita të bëjë atë që i takon në Kuvend! Dekretimi i Qeverisë? Më detyron Kushtetuta
Presidenti Ilir Meta tha se me kthimin e opozitës në parlament, demokracia është në gjendje më të mirë se para 25 prillit, që sipas tij ishte katastrofike. Opozita, tha Meta, duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament. Ai u shpreh i gatshëm të presë Ramën dhe ministrat për t'u betuar duke nënvizuar se e detyron kushtetuta
17 Shtator 2021, 10:30 -
Politikë
Kulluri ‘sulmon’ Bashën: Burracak që ka përçarë PD, as Rama nuk të mbron dot në miratimin e kërkesës tënde për përjashtimin e Berishës nga Grupi
Edvin Kulluri, ish-anëtari i Kuvendit Kombëtar në Partinë Demokratike ka sulmuar Lulzim Bashën pas vendimit të tij individual për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kulluri e cilëson Bashën si një burracak që ka përçarë partinë duke e kthyer në një ‘shërbëtore’ të interesave të tij.
17 Shtator 2021, 10:23 -
Opinion
Minxhozi: Janë që të dy të humbur
Sali Berisha filloi fushatën për të destabilizuar pushetin e Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike. Është një përplasje e çuditshme, nën një ultimatum amerikan dhe pas një tetëvjeçari kur të dy palët kanë pasur të gjithë kohën e kësaj bote për t’u konfliktuar, marrë vesh e prishur përsëri nga e para mes tyre.
17 Shtator 2021, 08:37 -
Politikë
Berisha, familjarisht me akuza kundër Bashës, dhëndri Malltezi: Të vijë e të të përdhunojë ambasadorja në selinë tënde, kjo do të thotë se ti je peng
Përforcimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha në “luftën” kundër kreut të PD Lulzim Basha pasi ky i fundit e përjashtoi nga partia, i është shtuar dhe familja.
16 Shtator 2021, 22:27 -
Politikë
Edhe Shehi kundër Bashës: Kur humb zgjedhjet ikën, bëri kongres formal! Në këto 8 vite kemi bërë një zig-zag pa logjike opozitare
Aleat i PD në zgjedhjet e 25 prillit, por duket se kreu i LZHK, Dashamir Shehi, nuk ka qenë dakord me aksionin opozitar të ndjekur nga Basha. I ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, Shehi iu bashkua kritikëve të Bashës, teksa u shpreh se pasi humbi zgjedhjet, duhej të kishte dhënë dorëheqjen si kreu i PD-së. Mbledhjen e Kongresit të PD, Shehi e quajti formal, u tha se u zgjodhën po ashtu organe formale.
16 Shtator 2021, 22:10 -
Politikë
Rikthimi i Berishës në PD në duart e Flutura Açkës, drejton ‘gjykatën e partisë’ që shqyrton vendimet e Bashës për përjashtimin e anëtarëve
Sali Berisha ka të drejtë t’i drejtohet Komisionit të Apelimit në PD për të rrëzuar vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga partia. Komisioni drejtohet nga Flutura Açka që zëvendësoi Arben Ristanin
16 Shtator 2021, 17:25 -
Politikë
Berisha thotë se është pjesë e grupit të PD por Kuvendi e rrëzon, njeh kërkesën e Lulzim Bashës! Ish-Kryeministri zyrtarisht jashtë
Tashmë Sali Berisha në sytë e strukturave të Kuvendit nuk është më deputet i grupit parlamentar të PD. Edhe pse e konsideronte një vendim 'nul' atë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha tashmë është edhe zyrtarisht një deputet i pavarur.
16 Shtator 2021, 14:23 -
Opinion
Mjaullimat e një opozite pa ‘kokë’
Partia Demokratike kishte ditë që përgatitej për të hedhur sado pak baltë, nga balta e saj, mbi programin qeverisës të mandatit të tretë, të lexuar nga Edi Rama në Parlament. Prej një jave, Lulzim Basha, pothuajse çdo ditë mbledh grupin parlamentar (si askush tjetër) dhe u jep porosi deputetëve të tij “ta godasin fort qeverisjen e Ramës”.
16 Shtator 2021, 14:13 -
Politikë
Berisha e quan Bashën ish-kryetar të PD: Mbledhim 1500 firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për Referendum! Ju kërkoj falje se nuk e dija që e mbështesnit vetëm prej meje!
Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar është hapi i parë që pritet të bëjë Sali Berisha për të hedhur poshtë vendimin që Basha mori për ta larguar nga grupi parlamentar. Ditën e sotme në një mbledhje me demokratët, ai e akuzoi Bashën se i nguli një thikë pas shpine demokratëve, ndërsa e quajti atë ish lider të PD. Mes militantëve të tij, Berisha u mbështet edhe nga Edi Paloka, deputetët Tritan Shehu e Flamur Noka braktisën fjalimin e Bashës në parlament dhe iu bashkuan ish-kryeministrit.
16 Shtator 2021, 10:25 -
Politikë
Pas FRPD-së, edhe grupi ‘Për PD’ kundërshton vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës: Është anti-statutor, ka bërë pakt me Ramën për përfitime personale
Grupi ‘Për PD’ ka kundërshtuar vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Sipas tyre vendimi është anti statutor dhe Lulzim Basha duhet të dorëhiqet dhe të ngrihet një Këshill drejtues i përkohshëm. Ato theksojnë se Partia Demokratike është marrë peng dhe se Basha pakt me Ramën për përfitime personale
16 Shtator 2021, 08:38 -
Politikë
Takimet me bazën e PD/ Meçe: Berisha po synon të marrë mbështetjen e demokratëve në luftën kundër SHBA, me pëlqimin e Bashës! Hoxha: Kërkon një garë të re për kreun e partisë
A po bashkëpunon Berisha me Bashën apo ai kërkon kokën e “djalit të tij shpirtëror”...kjo është një nga pyetjetet që nuk ka gjetur ende një përgjigje që nga përjashtimi i tij nga grupi i PD (ndoshta nuk do e gjejë kurrë) dhe ky është mendimi që i ndan edhe të ftuarit e sotëm në ‘Repolitix’.
15 Shtator 2021, 21:52 -
Opinion
Lamtumirë, plaku Mere!
Gjatë tridhjetë vjetëve, Berisha krijoi me kujdes një legjendë të gënjeshtërt rreth vetes dhe rolit të tij, legjendën e “demokratit të vërtetë”, që çliroi popullin nga diktatura dhe punon për të mirën e tij, që sakrifikon jetën dhe familjen për të tjerët etj., etj. Por kjo është vetëm legjendë, ndërsa njerëzit jetojnë me realitetin, jo me legjendat. Dhe realiteti tridhjetëvjeçar është i zi për Berishën. Nën udhëheqjen e tij, Partia Demokratike nuk i ka fituar asnjëherë e vetme zgjedhjet parlamentare.
15 Shtator 2021, 19:08 -
Politikë
‘Komploti’/ Basha korr fitoren e parë ndaj Berishës, nxjerr jashtë loje nismën e tij për referendum në PD, i parapriu luftës me anë të ndryshimeve në statut
Lulzim Basha fshiu në statutin e PD-së fjalën ‘referendum’ gjatë ndryshimeve të miratuara pasi SHBA i kërkoi përjashtmin e Berishës. Kërkesa e Kryesisë së FRPD për rrëzimin e përjashtimit të Berishës me referendum nuk ka asnjë bazë në statutin e ri të partisë.
15 Shtator 2021, 16:56 -
Politikë
Rama prezanton nesër në Kuvend programin dhe qeverinë, Basha mbledh grupin parlamentar, s’ka bojkot nga PD! Mungojnë besnikët e Berishës, Noka dhe Shehu
Ndryshe nga seanca e kaluar, në atë të ditës së nesërme Basha ka vendosur të qëndrojë në Kuvend dhe të shfrytëzojnë kohën e përcaktuar për të debat. Ky vendim u morë sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Burime bëjnë me dije po ashtu se Basha ka kërkuar që të votohet kundër programit të qeverisë Rama 3 dhe kabinetit. Në mbledhje kanë munguar Tritan shehu dhe Flamur Noka, të cilët kanë dalë hapur në mbështetje të Berishës dhe kundër Bashës, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-liderit demokrat.
15 Shtator 2021, 16:45 -
Politikë
Belind Këlliçi: Përjashtimi i Berishës s’po përçan PD! Do ringrihemi
Lidershipi i Partisë Demokratike nuk pranon ta konsiderojë përçarje atë që sot po ndodh në selinë blu pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën. Anëtari i Kryesisë Belind Këlliçi thotë se ajo me të cilën po përballet Partia Demokratike janë mendimet ndryshe për çështjen e ish liderit.
15 Shtator 2021, 16:41