-
Mero Baze: Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha
Ka dy rezultate pozitive të dukshme aksioni i ri opozitar . E para është një aksion që ka ndarë popullin opozitar nga udhëheqja e opozitës, dhe e dyta ka ndarë opozitën e varur nga Berisha nga pjesa tjetër e opozitës.
17 Tetor 2024, 21:30 -
'Fantazma e 21 Janarit në mendjen e Berishës', ironizon Mero Baze: Tani spraj i Gardës i duket pistoletë, atëherë automatiku i dukej çadër
Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA ka reaguar pas viktimizimit të deputetëve të PD se ishin kërcënuar me armë nga gardistët gjatë aksionit dhe kaosit që shkaktuan demokratët sot para hyrjes së Kuvendit.
17 Tetor 2024, 16:54 -
Mero Baze: Në Bruksel shkohet për t'u 'djegur'
Deputetët e opozitës njoftuan se do të shkojnë në datën 23 tetor në Bruksel, në një protestë para Parlamentit Evropian për të protestuar për arrestimin e Sali Berishës. Nuk jam ende i qartë se cili është motivi i vërtetë i këtij udhëtimi në grup, pra nuk është e qartë nëse do shkojnë të protestojnë kundër Parlamentit Evropian, apo t’i ankohen Parlamentit Evropian.
16 Tetor 2024, 20:39 -
Mero Baze: Çelja e negociatave, si një 'nder' edhe prej Sali Berishës
Nuk e kam fjalën për rëndësinë historike të ditës së sotme. Nuk kemi ndërmend t’i kujtojmë Sali Berishës se historia po shkruhet pa atë. Është dhe më keq. Historia po shkruhet kundër tij, në ditëlindjen false të tij.
15 Tetor 2024, 20:36 -
Mero Baze: Rruga e gjatë drejt Perëndimit prodhoi dhe një forcë anti-perëndimore në Shqipëri
Sot opozita më e madhe shqiptare është e rreshtuar kundër Perëndimit, kundër SHBA, kundër reformës më të madhe të investuar nga Perëndimi në Shqipëri, që është Reforma në Drejtësi, dhe mbi të gjitha po përpiqen që dhe aleancat në rajon t’i kenë me forcat anti-perëndimore.
14 Tetor 2024, 21:08 -
Partia që i gris Berishës, fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës
Nuk është se ka ndonjë rëndësi pasi Berisha këdo që nuk e ka nën kontroll e konsideron armik, ose aleat të armikut, por në këtë rast arsyet për të sulmuar kalojnë përtej problemit elektoral që mund t'i krijoj një parti e re. Parti e re madje me njerëz dhe më të rinj janë dhe Partia e Qorrit, Shabanit apo Lapaj, por Berisha nuk është aq shumë i shqetësuar për të
13 Tetor 2024, 22:25 -
Mero Baze: PD duhet të zgjedhë mes Orbanit dhe Ramës
Refuzimi i modelit të Orbanit nga PD është vërtet lajm i rëndësishëm jo për Orbanin, por për Berishën dhe PD. Sado që ka pranuar të bashkëjetojnë në diversitet, kjo është më shumë. Është bashkëjetesë në konfiktualitet, pasi janë qëndrime diametralisht të kundërta. Pra PD zyrtare ka armik Sorosin dhe mik Orbanin. Gazment Bardhi thotë nuk kemi model Orbanin, i cili të vetmin model politik që ka prodhuar është modeli anti Soros.
12 Tetor 2024, 20:32 -
Mero Baze: Standardi i SPAK për pastrimin e Gazment Bardhit, duhet respektuar për të gjithë
Sidoqoftë më mirë se ne, tani këtë punë e di SPAK. Ashtu siç bëri mirë që e pastroi Gazment Bardhin nga përfolja e dy banditëve dhe na garantoi që ajo bisedë nuk ka ndodhur, duhet të sqarojë dhe nëse kjo bisedë që citon Gazment Bardhi, ka ndodhur apo jo
9 Tetor 2024, 19:23 -
Mero Baze: “Qeveria teknike”, alibia për mospjesëmarrjen në zgjedhje
Përpjekja për të maskuar objektivin final të Berishës, që është mospjesëmarrja në zgjedhjet e pranverës, tani e ka emrin “qeveri teknike”. Në historinë e tij politike të përpjekjes për t'u kthyer për herë të tretë, Berisha gjithmonë ka maskuar objektivat e veta. E dimë si përfundon kjo histori se është një film i parë.
6 Tetor 2024, 19:54 -
Mero Baze: Karrigedjegurit
Në vitin 1997, kur ai u përball me revoltat popullore dhe dogji Shqipërinë, brenda ditës i dolën 15 ish- ministra dhe deputetë kundër dhe ai i revoltuar i quajti ata “karrigethyer”, për t’i etiketuar si njerëz që qanin për karriget e humbura. Tani është në pozicion të kundërt. Për t’i vënë të gjithë në rresht, u dogji fillimisht karriget.
5 Tetor 2024, 21:46 -
Mero Baze: Opozita ka rast të provojë nga 'varet' drejtësia
Komisioni, i cili shikohet si një përpjekje për një thellim të Reformës në Drejtësi, ka marrë muaj më parë mbështetjen e SHBA dhe Bashkimit Evropian të cilët u angazhuan se do të marrin pjesë për të mbikëqyrur punën e tij duke pasur si prioritet mos prekjen e arritjeve të Reformës në Drejtësi.
3 Tetor 2024, 19:41 -
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
Pafuqia është një makth i fortë, dhe Sali Berisha është njeriu që e përjeton atë prej dekadash më shumë se kushdo tjetër. Ai e di mirë se kur ke fuqi të përmbysësh diçka, s’ka nevojë të ulërasësh, s'ka nevojë të kërcënosh, s'ka nevojë të ngresh tonet, por thjesht të veprosh.
29 Shtator 2024, 21:31 -
Mero Baze: Bilanci i paqes së Berishës me PS është më i rëndë se bilanci i luftës me të
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do t’i japë fund paqes në Kuvendin e Shqipërisë duke rikthyer skenat e vitit të kaluar. Nuk e kanë saktësuar nëse do përdorin flakadanë apo gaz lotsjellës, por do jetë diçka e tillë.
28 Shtator 2024, 19:59 -
Mero Baze: Salianji duhet të zhgënjehet nga Berisha, jo nga gjyqtarët
Ervin Salianji ka një farë të drejte të jetë i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Për katër vite rresht ai ka mundur t’i poshtërojë ata, i ka detyruar të shtyjnë seanca pa fund, ka degraduar çdo standard të gjykimit të një çështje në Apel dhe ka pas gjithë të drejtën e zotit të besonte që më në fund do t'ia dilte.
26 Shtator 2024, 19:41