-
Mero Baze: Gjysmë ore pro evropian!
Vëreni pak veten në vendin e Sali Berishës. Ka së paku më shumë se një vit që është i frustruar nga beteja e tij me SHBA dhe izolimin e Perëndimit në tërësi. Ka bërë një aksion të tërë politik, një farë kryengritje kundër Perëndimit brenda në opozitë, duke gjetur aty një “tradhtar” si bashkëpunëtor të Perëndimit dhe e ka “mundur” atë, duke bërë një parti me vete.
22 Qershor 2022, 18:57 -
-
-
Mero Baze: Në pritje për një 'amnisti' për patatet e Shishtavecit
Për të kuptuar sa të ngrira janë raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës këto 22 vite të lirisë së saj, mjafton deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama që premton se do të heq tarifat doganore me Kosovën. Në pamje të parë duket një sakrificë e madhe e kryeministrit, por realisht është vetëm një segment i mallrave ushqimorë që importohen nga Kosova
19 Qershor 2022, 22:28 -
Mero Baze: A ka një objektiv reforma territoriale?
Komisioni i Reformës Territoriale, i cili është mbledhur formalisht, ngjan se është një formalitet pa një objektiv të qarte. I vetmi objektiv i munguar politik i tij, ka qenë mospërfshirja e Partisë Demokratike në vitin 2015 në Komision, për shkak të vendimit të saj për bojkot. Tani në vend të PD janë tre opozita të tjera, të cilat kanë në radhë të parë objektiva kundër njëra- tjetrës, pastaj kundër Reformës Territoriale.
18 Qershor 2022, 19:48 -
Mero Baze: Makthi i Berishës për fëmijët e kundërshtarëve
E gjitha çfarë Berisha e quan historinë e djalit të përfshirë në trafik ilaçesh, është e zbardhur nga vetë hetimet italiane, në të cilat djali thjesht është dëgjuar të flasë me mjekun italian për të siguruar një autorizim gjatë mbylljes për shkak të Covid-it, për të vizituar gjyshen e tij tashmë të ndjerë, që vuante nga një sëmundje e rëndë në spitalin italian
17 Qershor 2022, 20:25 -
Mero Baze: Mund të ishit me Metën dhe Berishën në të njëjtin seminar
Disa javë më parë, mes shumë njoftimeve në email ishte dhe një njoftim në spam, që më ftonte të aplikoja për të qenë pjesëmarrës vullnetar në Forumin e IX në Baku, një konferencë e organizuar nga një shoqatë jo fitimprurëse e quajtur “Nizami Ganjavi”, për nder të një poeti të madh azerbajxhanas. Kushti i vetëm ishte të ishe mbi 16 vjeç.
16 Qershor 2022, 20:12 -
-
Mero Baze: Konferenca antikorrupsion, si një përpjekje për t'i nxjerrë frikën vetes
Konferencat antikorrupsion kanë plot vend për humor, sidomos në një vend ku korrupsioni është një bimë që mbin ngado. Fatos Nano dhe Sali Berisha po ashtu kanë mbajtur konferenca antikorrupsion në mandatet e tyre.
14 Qershor 2022, 20:03 -
Mero Baze: Gjithë gjërat e turbullta rreth Vjosës si Park Kombëtar
Një fushatë ndërkombëtare e sponsorizuar nga Patagonia, një kompani që promovon vlerat e natyrës dhe që ka përfshirë në fushatë dhe aktorin Leonardo Di Caprio, po jep disa rezultate. Sot qeveria shqiptare bashkë me ta, organizuan një Konferencë në të cilën përsëritën nevojën e shpalljes së luginës së Vjosës Park Kombëtar. Kjo fjali është dëgjuar disa herë dhe më parë.
13 Qershor 2022, 20:44 -
-
-
-
-
Mero Baze: Ndihma ruse për 'armiqtë' e Ballkanit të Hapur
Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, ka bërë më në fund entuziastë “patriotët shqiptarë. Lavdërimet që ai ka dërguar në adresë të projektit “Ballkani i Hapur”, një ditë para takimit të Ohrit, ku ishte konfirmuar pjesëmarrja e SHBA dhe Bashkimit Europian, u dhanë krah “armiqve” të “Balkanit të Hapur”, duke e konsideruar projektin interes të Rusisë.
8 Qershor 2022, 19:17 -
Mero Baze: Pse Sali Berisha ngjan i dorëzuar përballë Ilir Metës?
Sot Sali Berisha gati po i kërkonte ndjesë Ilir Metës për akuzat që bëri rreth dekretimit të dorëheqjes së Shefit të Shtabit , para se të votohej për president. Edhe pse ai në dukje ai ngjante i revoltuar me Ilir Metën që i “hapi rrugë juntës ushtarake” apo që “shkeli rënd Kushtetutën”, sot nuk kishte atë mendim.
7 Qershor 2022, 20:52 -
Mero Baze: Përse Berisha nuk beson më askënd që beson tek SHBA rrotull tij
Linçimi i Belind Këlliçit, në të vërtetë është e vetmja gjë e mirë që atij i ka ndodhur kohët e fundit. Si djalë i ri në politikë, ai ka nevojë të kuptojë që nëse nuk je në betejën tënde, do të jesh i tradhtuar. Dhe Belind Këlliçi është tani i linçuari i madh i Berishës, për shkak se nuk ishte në betejën e tij, por si maskë e Sali Berishës.
6 Qershor 2022, 20:37 -
Mero Baze: Të gjithë opozitarët duke përgjuar njëri-tjetrin
Debati rreth zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë ndoshta nuk do të ishte kaq i zjarrtë, edhe për shkak të profilit të ulët publik të tij, po qe se opozita nuk do ishte kjo që është dhe në luftë të përhershme brenda vetes.
5 Qershor 2022, 19:54 -
Mero Baze: Të ankohesh për një mjek dhe gjeneral, pasi ke emëruar president një kapter
Zgjedhja e Presidentit të ri të Shqipërisë, ka destabilizuar piskologjikisht Sali Berishën qysh ditën e parë, duke lënë në hije, njeriun që po i lëshon zyrën presidentit të ri, dhe që e ka të shkuarën të pasur me episode të tilla.
4 Qershor 2022, 20:33 -
Mero Baze: Presidentin që do të njohim nesër
Socialistët kanë njoftuar se të premten në mbasdite do të mblidhen për emrin e presidentit të ri të propozuar tanimë nga shumica në pushtet, pas dështimit për t’u ulur në negociata me opozitën e përçarë, rreth një emri konsesual. Edi Rama ka bërë atë që bën gjithnjë më mirë në raste të tilla, duke e kyçur në mendjen e vet emrin e kandidatit të mundshëm, njësoj siç bën kur formon kabinetet e Qeverisë.
2 Qershor 2022, 20:17