Mero Baze: Pse Sali Berisha ngjan i dorëzuar përballë Ilir Metës?

Mero Baze: Pse Sali Berisha ngjan i dorëzuar përballë Ilir Metës?

Ish-kryeministri Sali Berisha

Sot Sali Berisha gati po i kërkonte ndjesë Ilir Metës për akuzat që bëri rreth dekretimit të dorëheqjes së Shefit të Shtabit , para se të votohej për president. Edhe pse ai në dukje ai ngjante i revoltuar me Ilir Metën që i “hapi rrugë juntës ushtarake” apo që “shkeli rënd Kushtetutën”, sot nuk kishte atë mendim. Sot ishte dakord që Kushtetuta nuk e specifikon se ku nënshkruhet dekreti dhe se akuzat e tij i kishte bërë me qëllim që të shtyhej votimi në raundin e pestë.

Po pse kaq i zbythur dhe i dorëzuar përballë Ilir Metës?

Shpjegimi kryesor vjen tek izolimi i thellë që Sali Berisha ka sot nga spektri politik shqiptar dhe vet Partia Demokratike.

I papërfillur nga qeveria dhe i braktisur nga 35 deputetë të PD, me një luftë klanesh banale brenda grupimit të tij, shpresa e vetme e Sali Berishës që të përfillet është aleanca me Ilir Metën, i cili nuk është ende në standardin e sanksioneve nën të cilat është Sali Berisha.

Serbesllëku me të cilin ju kundërpërgjigj Ilir Meta me sqarimet e tij e trembën realisht Sali Berishën se po e humbiste dhe aleatin e fundit që e përfillte në skenën politike shqiptare dhe sot praktikisht i ra në gjunjë duke i kërkuar ndjesë për fjalët e ashpra që kishte thënë.

Por më shumë se sa frika e braktisjes nga Ilir Meta, Berisha shikon si rrezik frikën e rehabilitimit të Ilir Metës duke përdorur divorcin me Berishën.

Duke dekretuar largimin e kandidatit për president nga ushtria, duke krijuar lojalitet me shumicën dhe mbi të gjitha duke u distancuar ashpër nga Sali Berisha, Ilir Meta mund ti hyj një rrugë rehabilitimi të imazhit të tij dhe tek ndërkombëtarët duke viktimizuar Sali Berishën. Paranoja, se një  divorc i tij me Sali Berishën në këto momente, do të quhet si mbështetje ndaj strategjisë së perëndimit për ta izoluar Sali Berishën, e ka bërë Sali Berishën të reflektoj duke i kërkuar në një farë mënyre ndjesë Ilir Metës.

Në kushtet kur pas SHBA dhe aleatët perëndimorë evropianë të PD, po kërkojnë izolimin e Sali Berishës, paranoja e këtij të fundit ndaj divorcit të Ilir Metës bëhet dhe më e madhe, pasi mund t'ia përdorin si standard që “atë e ka braktisur dhe Ilir Meta”

Ndaj sot Sali Berisha ishte gati ti binte në gjunjë Ilir Metës për të mos ja marr për keq deklaratat e dy ditëve më parë. Madje për ta bërë më të besueshme, që nuk i mbante inat, dëshmoi se ishte dhe vet i ndërgjegjshëm që Ilir Meta nuk kishte bërë ndonjë gabim. Por nuk i kishte shërbyer si herë të tjera duke e përdorur zyrën e presidentit, si seksionin e PD në Bathore, që e thërret sa herë i duhet miting në Tiranë.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja