Bota
-
Ish -presidenti agfan, Ashraf Ghani i ka kërkuar falje popullit të Afganistanit pasi u largua në një kohë kur talebanët po merrnin vendin nën kontroll të plotë. Ai e ka cilësuar si vendimin më të vështirë të jetës largimin nga Kabuli, por sipas tij nuk ishte zgjidhje tjetër dhe vetëm kështu mund të shmangeshin luftimet.
9 Shtator 2021, 16:19 -
I kërkoi të martoheshin po ajo refuzoi, babai djeg të gjallë vajzën 13-vjeçare në Turqi, ngriti volumin e muzikën që fqinjët mos të dëgjonin ulërimat
9 Shtator 2021, 14:37Ahmet Mohammad Dwala, një refugjat në Turqi pasi vajza e tij Amara refuzoi të martohej me atë, e rrahu dhe e dogji të gjallë në tualetin e shtëpisë ku jetonin.
-
Pas presionit të SHBA, talebanët pranojnë të lejojnë evakuimin e 200 civilëve
9 Shtator 2021, 13:29Talebanët kanë pranuar të lejojnë rreth 200 shtetas amerikanë dhe të vendeve të treta të largohen nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit. Militantët islamikë u detyruan të lejojnë largimin e këtyre personave pas presionit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad.
-
Gjermani, fshehën informacionet në lidhje me pastrimin e parave! Prokurorët bastisin Ministrinë e Drejtësisë dhe Financave
9 Shtator 2021, 12:42Prokurorët gjermanë kanë konfiskuar dokumente në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Ministrinë e Financave si pjesë e hetimeve për pengim të mundshëm të drejtësisë nga një agjenci qeveritare, e cila është përgjegjëse për hetimin e pastrimit të parave.
-
Shtëpia e Bardhë u kërkon të emëruarve nga Trump të japin dorëheqjen, Biden: Do emërohen zyrtarë që janë në një linjë me vlerat e kësaj administrate
9 Shtator 2021, 11:05Mes personave që u është kërkuar të japin dorëheqjen janë Kellyanne Conway, ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Trump dhe Sean Spicer, ish-zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nën ish-presidentin republikan.
-
A është Angela Merkel feministe? - Intervistë me Miriam Meckel
9 Shtator 2021, 04:11Pas vitesh shmangie nga pyetja, Merkel tani po merr një qëndrim të qartë për feminizmin në ditët e saj të fundit në detyrë. Komentet e saj erdhën gjatë një ngjarjeje me shkrimtaren nigeriane dhe ikonën feministe Chimamanda Ngozi Adichie. Në atë rast, Merkel nuk iu përgjigj pyetjes drejtpërdrejt, duke shkaktuar kritika dhe zhgënjim nga shumë njerëz.
-
Los Anxhelosi pritet të lejojë vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç
9 Shtator 2021, 03:39Los Anxhelos është gati të bëhet rajoni i parë i shkollës kryesore në vend që do të urdhërojë vaksinat e koronavirusit për studentët 12 vjeç e lart që ndjekin mësimin fizikisht.
-
Tragjedia afgane dhe epoka e ‘paqes’
9 Shtator 2021, 03:23Fundi i ‘luftës së përjetshme’ të udhëhequr nga SHBA në Afganistan nuk do të sjellë paqe, sepse metodat që përdorin vendet për të sulmuar njëra-tjetrën kanë ndryshuar rrënjësisht. Bota ka hyrë në një epokë të re të konkurrencës së përhershme midis shteteve të fuqishme, me rivalitetin SHBA-Kinë në thelbin e saj.
-
Qeveria e Sllovakisë kërkon falje për ligjet kundër hebrenjve
8 Shtator 2021, 20:23Qeveria e Sllovakisë ka kërkuar falje për legjislacionin e Luftës së Dytë Botërore që, u ka mohuar të drejtat hebrenjve në këtë shtet
-
Novavax nis testimin e vaksinës së kombinuar kundër COVID-19 dhe gripit sezonal
8 Shtator 2021, 18:05Kompania për prodhimin e vaksinave, Novavax ka nisur fazën e parë të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19. Testimi i vaksinës do të kryhet në Australi dhe do u aplikohet 640 personave nga mosha 50 vjeç në 70 vjeç. Personat që do marrin vaskinën e kombinuar duhet të kenë klauar COVID-19 ose duhet të jenë vaksinuar ndaj koronavirusit 8 javë përpara se të kryhet studimi.
-
-
Vaksinat, mbrojtëse ndaj 'COVID-it afatgjatë'
8 Shtator 2021, 17:23Hulumtimet e reja tregojnë se vaksinat e koronavirusit jo vetëm që ofrojnë mbrojtje kundër infeksionit dhe sëmundjeve serioze, por mund të ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e të ashtuquajturit ‘COVID afatgjatë’, ku simptomat mund të zgjasin me javë ose muaj të tërë
-
Spanjë/ Si në filma, 19 vjeçarja zbulon se e ngatërruan që foshnje në spital duke dhënë tek prindërit e gabuar, kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim
8 Shtator 2021, 15:13Ana dhe Maria, emra të trilluar të zgjedhur nga gazeta spanjolle La Rioja për protagonistët e kësaj historie që kërkuan të mbeteshin anonimë, lindën në vitin 2002 në spitalin San Millán në Logroño, një qytet në Spanjën veriore
-
Protesta e Veçantë kundër Pasaportës së Shëndetit! ‘Spidermani francez’ dhe shokët e tij ngjiten pa asnjë masë mbrojtëse në një kullë në Paris
8 Shtator 2021, 13:30Katër alpinistë, përfshirë njeriun e njohur si "Spidermani" francez, u ngjitën në Kullën Total Coupole në Paris për të protestuar kundër Green Pass.
-
Tentoi të shpëtonte kameramanin që kishte rënë në ujë, humb jetën si hero ministri rus i emergjencave civile
8 Shtator 2021, 13:12Ministri rus i Emergjencave Civile Yevgeny Zinichev ka humbur në një aksident gjatë një stërvitje në Arktik. Ministria tha se Zinichev, 55 vjeçar kishte humbur jetën në Norilsk ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e dikujt tjetër.
-
-
Franca nis sot gjykimin për sulmet terroriste të 2015! 20 të akuzuar përballë drejtësisë
8 Shtator 2021, 12:35Gjyqi më i madh në historinë e Francës kundër 20 personave të dyshuar për përfshirje në sulmet terroriste në Paris, gati gjashtë vjet më parë do të startojë ditën e sotme.
-
Kush është udhëheqësi suprem i talebanëve të Afganistanit?
8 Shtator 2021, 09:49 -
SHBA të shqetësuara nga përbërja e qeverisë së re talebane! DASH: Qeveri vetëm me burra dhe me lidhje të dyshimta
8 Shtator 2021, 09:28Shtetet e Bashkuara deklaruan se janë të shqetësuara, pasi talebanët e prezantuan ditën e djeshme qeverinë e re të përbërë vetëm nga burrat dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane. Kabineti i qeverisë së përkohshme udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili është në një listë të zezë të Kombeve të Bashkuara. Një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani, është i kërkuar nga FBI-ja
-
Përmbytet spitali në shtetin qendror të Meksikës, humbin jetën 17 pacientë
8 Shtator 2021, 09:24Të paktën 17 pacientë kanë humbur jetën pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në një spital në shtetin qendror Hidalgo të Meksikës. Disa nga viktimat ishin pacientë me COVID-19 të cilët po trajtoheshin me terapi me oksigjen.
