Bota
-
Presidenti emëroi pronarin e Teslas dhe Space X, Elon Musk dhe ish-rivalin e tij në garën brenda partisë, Vivek Ramaswamy, në krye të një nisme për ta bërë qeverinë më efikase dhe për të reduktuar burokracinë dhe shpenzimet. Donald Trump e fillon mandatin në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë po përgatit terrenin dhe po bën plane për politikën e brendshme të katër viteve të ardhshme
15 Nëntor 2024, 20:23 -
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare i Energjisë Atomike viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
15 Nëntor 2024, 18:39Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, i ka vizituar objektet kryesore në nëntokë të Iranit për pasurimin e uraniumit, Fordow dhe Natany, raportuan mediat shtetërore iraniane të premten
-
-
Lufta/ Izraeli godet bazën italiane të UNIFIL në Liban, Tajani homologut: ‘S’jemi terroristë, por paqeruajtës’! Hamasi: Vramë 3 ushtarë izraelitë
15 Nëntor 2024, 18:28Predha për fat nuk shpërtheu, teksa goditi palestrën e forcave ushtarake paqeruajtëse italiane në Liban, ditën e sotme. Ministri i jashtëm italian telefonon homologun izraelit që të hetohet incidenti. IDF bombardon në Siri dhe Liban, 19 të vrarë
-
Presidenca e Trump, emërimet e drejtuesve të agjencive të sigurisë dhe zbulimit
15 Nëntor 2024, 18:03Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, ka përzgjedhur një aleat të hershëm për të drejtuar CIA-n. Ai gjithashtu ka propozuar dikë nga jashtë strukturave tradicionale, për të mbikëqyrur agjencitë amerikane të zbulimit. Emërimi që tërhoqi më shumë vëmendje është ai i ligjvënëses Tulsi Gabbard, për postin e drejtores së zbulimit kombëtar
-
Itali/ Me 1,5 kg kokainë të pastër dhe 22500 euro cash, arrestohen 2 shqiptarët! Njëri prej tyre u konfrontua me policët, u sekuestrohen dhe dy makinat
15 Nëntor 2024, 17:27Në fillim nisi ndjekja e 28-vjeçarit me veturë në Bolonja dhe më pas u pikas teksa i jepte pakon shoferit të kamionit, një 46-vjeçar që bëri rezistencë. Kontrollet në banesat e tyre në Treviso zbuluan sasi të tjera droge dhe euro cash
-
Protestat e dhunshme në Itali, plagosen 15 policë, reagon Meloni: E papranueshme
15 Nëntor 2024, 17:11Rreth 400 të rinj dolën në rrugët eTorinos për të kundërshtuar politikën shkollore të qeverisë dhe për të mbështetur Palestinën dhe duke mbajtur në duar flamurin e tyre
-
Një kile kokainë dhe mijëra euro, 29-vjeçari shqiptar arrestohet në Bellinzona, dyshohet se trafikonte mes Zvicrës dhe Italisë
15 Nëntor 2024, 16:55Oficerët dyshonin për aktivitetin e të riut, i kthejnë përmbys shtëpinë. Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, hetime për organizatën kriminale
-
‘U kap me 11 kg kokainë, Gjyqtari e liroi!’/ Shqiptari fut në ‘sherr’ politikën italiane, Salvini sulmon Drejtësinë, por e vërteta qëndron ndryshe
15 Nëntor 2024, 16:21Në dy dalje publike në programet televizive të Rai3 dhe La7, kreu i Ligës, Matteo Salvini përdori rastin skandaloz të vendimit të Gjykatës së Breshias disa ditë më parë, që lironte një shqiptar të kapur në muajin tetor me drogë, sepse nuk i ishte siguruar përkthyes dhe s’dinte italisht. Procedurat solli vendimin, por Prokuroria e parandaloi në kohë dhe shqiptari s’u lirua dot
-
Lufta në Ukrainë/ Scholz bisedë telefonike me Putin pas dy viteve: Tërhiqni trupat dhe të negociojmë! Zelensky: Biseda hap kutinë e Pandorës, minon përpjekjet
15 Nëntor 2024, 16:31Në dy vjet luftë, kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi bisedën e parë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Ai i kërkoi të tërheqë trupat, të ndalet lufta dhe të nisin bisedimet për paqe. Dialogu konsiderohet pozitiv nga Kremili, por Putin thotë se për marrëveshje, Ukraina duhet të pranojë realitetin e ri territorial.
-
Festa në SHBA/ Një mbrëmje në Mar-a-Lago, aty ku Donald Trump përgatit qeverinë e re dhe del në skenë me Elon Musk për të kënduar 'God Bless America'
15 Nëntor 2024, 15:46Reportazh nga Shtëpia e Bardhë e dimrit, ku u shijua deri tek vera e markës “Trump”: Dueti i Musk dhe Trump me tenorin italo-amerikan Macchio, batuta e të birit dhe një “thumb” për Soros. Kushdo që shpreson për një vend në qeverinë e ardhshme, duhet të kalojë këtu, në Florida. Më 2016 mbrëmja e festës u mbajt në Kullën Trump. Presidenti udhëtoi nga Uashingtoni, të gjithë “dishepujt" e presidentit në një tavolinë
-
Kim Jong Un urdhëron prodhim masiv të dronëve
15 Nëntor 2024, 15:36Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar prodhim masiv të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore
-
Ukrainë mund të zhvillojë bombë atomike në pak kohë/ Times: Do ndodhte nëse do të humbiste ndihmat
15 Nëntor 2024, 15:06Ukraina mund të zhvillojë një bombë atomike brenda pak muajsh nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, vendos të mos e mbështesë më ushtarakisht Kievin kundër Rusisë. Gazeta britanike Times citon një dokument të ministrisë së mbrojtjes ukrainase ku thuhet se vendi zotëron kapacitetin për ta ndërtuar armën.
-
Eva Longoria kundër Donald Trump: Nëse ai i mban premtimet, Amerika do të jetë një vend i frikshëm për ata që jetojnë në të
15 Nëntor 2024, 12:29Aktorja e famshme, Eva Longoria, pas fitores së kandidatit republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, e ka cilësuar SHBA-në si “vend i frikshëm”.
-
Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Spanjë
15 Nëntor 2024, 12:30Të paktën dhjetë të moshuar kanë vdekur pasi zjarri përfshiu shtëpinë e pleqve në qytetin Villafranka del Ebro, në veri të Spanjës, thanë autoritetet më 15 nëntor.
-
Orban: BE të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë
15 Nëntor 2024, 11:13Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi ato po mbajnë të larta çmimet e energjisë dhe po pengojnë konkurrencën ekonomike të bllokut, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.
-
Ofertë e pazakontë pune/ Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri: Pa pagesë dhe 80 orë në javë
15 Nëntor 2024, 10:53Dy vizionarët e epokës së re të artë trumpiane, Elon Musk dhe Vivek Ramasëamy, kanë shpallur një ofertë të pazakontë pune. Ata kërkojnë amerikanë me një koeficient të lartë inteligjence, të gatshëm të punojnë më shumë se dhjetë orë në ditë dhe duhet ta bëjnë falas.
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut bashkërendojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut
15 Nëntor 2024, 10:26Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe Japonisë të premten, për të diskutuar një përgjigje "të bashkërenduar" ndaj vendosjes së mijëra trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar luftën e Moskës kundër Ukrainës dhe për kërcënimin bërthamor të Phenianit. Takimi pritet të mbahet përgjatë punimeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë.
-
Reshje të dendura shiu, përmbytet jugu i Portugalisë, uji 'pushton' rrugët dhe shtëpitë! Shkaktohen dëme materiale (VIDEO)
15 Nëntor 2024, 10:18Reshjet e dendura atë shiut të rëna ditën e djeshme (14 nëntor) kanë sjell përmbytje në pjesën e Portugalisë jugore. Në mediat e huaja janë publikuar pamje që tregojnë ujërat e vrullshëm duke përmbytur rrugët dhe shtëpi në Albufeira, të cilët në vetëm pesë minuta reshje shiu u mbuluan nga uji.
-
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesin pa ngrohje
15 Nëntor 2024, 09:42Rusia ka kryer një sulm masiv me dronë në qytetin-port ukrainas të Odesës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur dhjetë të tjerë, përfshirë një djalë 9-vjeçar, thanë autoritetet më 15 nëntor.
